Programi i ditës
Audio Player
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ndikimi i krizës në Evropë dhe në Azinë Qendrore sipas raportit të Bankës Botërore

“Ka krizë edhe tek ne” – thotë zëvendësministrja e punës dhe e politikës sociale Valentina Simeonova.
Foto: arkiv
Një ekip i Bankës Botërore paraqiti së pari në Bullgari analizën e vet për ndikimin e krizës globale mbi njerëzit dhe familjet e zakonshme. Kriza financiare mund të ndikojë negativisht mbi standardin e jetesës në Evropë dhe Azinë Qendrore, thuhet në të. Sipas Luka Barbone, drejtor i degës “Ulje e nivelit të varfërisë dhe administrim ekonomik” në regjionin e Evropës dhe të Azisë Qendrore pranë Bankës Botërore, pritet thellim i varfërisë. Tri janë mesazhet kryesore të raportit:

“Mesazhi i parë është se regjioni i Evropës dhe i Azisë Qendrore, sipas Bankës Botërore, dhe sidomos Evropa Lindore – nga Polonia deri në Rusi – është regjioni më i prekur nga kriza. Kriza ndikon mbi njerëzit e zakonshëm dhe të ardhurat e tyre dhe niveli i varfërisë do të rritet. Ka dhe akoma një aspekt të krizës, i cili i përket Bullgarisë dhe sidomos vendeve të tjera në regjion. Bëhet fjalë për kreditë bankare, të cilat për shkak të recesionit nuk do të mund të shërbehen dhe disa njerëz mund të gjenden në një situatë shumë të rëndë. Mesazhi tjetër i rëndësishëm, i cili i përket Bullgarisë, është se kriza ndikon mbi shtetet, në të cilat janë arritur të ardhura të nivelit të mesëm, ose pak mbi atë të mesëm. Kriza nuk u përket vendeve të varfra.”

Duke studiuar recesionin në shtetet e ndryshme, shihet se Bullgaria nuk është e prekur aq shumë, në krahasim me shtete të tjera nga regjioni, thotë Barbone, por pavarësisht nga kjo ka një ulje të madhe të nivelit të Prodhimit të brendshëm bruto, si dhe rritje të nivelit të papunësisë. Ka shtete shumë më të prekura. Për shembull Letonia, Ukraina, Armenia – ato kanë humbur pothuaj një të pestën e prodhimit të brendshëm në kuadrin e një viti si rezultat i recesionit dhe atje situata vërtetë është shumë dramatike, thotë ai. Aspekti tjetër, i cili ndikon mbi familjet e zakonshme, është varësia e tyre nga ndihma financiare që vjen nga jashtë, e dërguar nga të afërmit e tyre. Për herë të parë këto ndihma janë më të vogla dhe kjo vëzhgohet në të gjitha shtetet e regjionit. Më të prekura në këtë drejtim janë Moldavia, Kirgistani, Armenia. Në Bullgari këto rryma financiare janë shumë të rëndësishme për shtresat më të varfra të popullsisë. Efekti i papunësisë si rezultat i recesionit dhe ulja e përqindjes së ndihmave financiare nga jashtë, sipas Bankës Botërore, është shumë serioz, sepse nuk u përgjigjet parashikimeve paraprake të bankës. “Vetëm para një viti, thotë Luka Barbone, ne kishim parashikuar se gjatë vitit 2010 dhe 2011 në tërë regjionin rreth 10 mln. veta do të gjendeshin nën nivelin e varfërisë, e cila është 2,5 dollarë në ditë dhe kjo është caktuar nga Banka Botërore. Përveç kësaj ne kishim parashikuar se pothuaj 25 mln. veta do të kishin një nivel të të ardhurave, gjë që është një problem shumë serioz.” Në fakt doli se kriza globale rrezikon gjendjen financiare të pothuaj 160 mln. njerëzve në regjion, të cilët janë të varfër, ose janë pak nën nivelin e varfërisë. Rritje më të madhe të varfërisë ka në shtete si Estonia, Lituania, Kazakistani, ku ulja ekonomike është më e madhe. Në Bullgari gjatë vitit 2008 nën nivelin e varfërisë, që është nga 2,5 deri më 5 dollarë në ditë, kanë jetuar 15 për qind prej popullsisë, kurse gjatë vitit tjetër kjo përqindje do të rritet deri më 19 për qind.

“Kuptohet, ka krizë edhe tek ne – thotë zëvendësministrja e punës dhe e politikës sociale Valentina Simeonova. Më konkretisht për Bullgarinë sipas të dhënave kryesore, produkti i brendshëm bruto është i zvogëluar, kurse për vitin 2009, pritet që ai të jetë negativ, minus 6,3 për qind. Pritet gjithashtu ulje e investimeve të huaja dhe e importit. Rritet papunësia, e cila gjatë vitit 2009 pritet të jetë 9,5 për qind. Të zvogëluara janë të ardhurat prej kapitaleve të huaja, livrimi i kredive gjithashtu është i vështirësuar.”

Në fushën e mbrojtjes sociale të grupeve më të prekura qeveria bullgare miratoi masa suplementare. Përveç kësaj ka masa suplementare në tregun e punës për kompensimin e humbjes së të ardhurave, kur punohet me orar të paplotë ose në raste formash të tjera të ristrukturimit të përkohshëm të krahut të punës për shkak të krizës. Do të sigurohen gjithashtu kurse dhe punësim për të rinjtë e papunë deri më katër muaj pas regjistrimit të tyre si të papunë.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mitropoliti Grigorij i Vracës

Gjatë Javës së Ndritshme lavdërojmë Apostujt e Shenjtë dhe Virgjëreshën Mari

Ditën e dytë pas Pashkëve, fillon Java e Ndritshme. Quhet kështu për shkak të dritës që Ngjallja e Krishtit i sjell botës. Sipas traditës ortodokse, kjo është një kohë kur lavdërohen Apostujt e Shenjtë dhe Virgjëresha Mari. Java e Ndritshme përfundon..

botuar më 25-04-21 11.01.PD

Krishti u ringjall! Bota e krishterë e mirëpriti festën e festave

Pikërisht në mesnatë, Patriarku Daniill shpalli Ngjalljen e Krishtit dhe përshëndeti bullgarët me “Krishti u Ngjall” nga Katedralja e Shën Aleksandër Nevskit. Laikët e mbledhur para kishës u përgjigjën me thirrjen e gëzueshme “Me të vërtetë u..

botuar më 25-04-20 10.06.PD

Patriarku Daniil: Në paqe me Zotin dhe me fqinjët tanë, le të punojmë së bashku për shpëtimin tonë

Patriarku bullgar dhe Mitropoliti i Sofjes Daniil përshëndeti besimtarët me "Krishti u ringjall!" dhe në fjalimin e tij të Pashkëve theksoi detyrën e të krishterëve ortodoksë për t'i treguar botës gëzimin qiellor përmes veprave të dritës. " Le të..

botuar më 25-04-20 7.45.PD