Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Viti 2009 nga pikëpamja e biznesit

Bozhidar Danevi, kryetar i Dhomës Ekonomike Bullgare
Foto: BGNES
Për vit të pestë me radhë Dhoma Ekonomike Bullgare paraqiti rezultatet e një studimi, të zhvilluar ndër firmat e vogla, të mesme dhe të mëdha nga të gjithë sektorët e ekonomisë. Ulje e madhe e vëllimit të prodhimit dhe e aktivitetit të investitorëve, rritje e borxheve të firmave – këto janë ndër problemet kryesore në vlerësimin e biznesit për koniunkturën ekonomike dhe parashikimet për vitin 2010.

Për herë të parë nga 5 vjet e këtej, nën ndikimin e krizës ekonomike biznesi deklaron se viti ka qenë i pasuksesshëm për të. Të tilla janë përgjigjet e 63 për qind prej të anketuarve. I mirë ka qenë viti 2009 vetëm për 28 për qind prej sipërmarrësve. Ndërkohë 96 për qind e të anketuarve mendojnë se kushtet e biznesit janë keqësuar dhe asnjë prej tyre nuk thotë se vëzhgohet përmirësim i mjedisit të biznesit. Kriza ekonomike ka ndikuar më shumë mbi shitjet e firmave – 95 për qind prej të anketuarve shënojnë se shitjet e tyre janë ulur. E njëjta është situata edhe sa u përket vëllimeve të prodhimit – në 80 për qind prej rasteve ato zvogëlohen. Në 74 për qind prej firmave vëzhgohet shkurtim i personelit. Pesimiste janë qëndrimet e biznesit edhe për zhvillimin e krizës dhe ndikimin e saj mbi firmat. Pritjet e 52 për qind prej të anketuarve janë se ajo do të thellohet. Kjo ndikon edhe mbi planet e sipërmarrësve për vitin 2010. Bozhidar Danevi, kryetar i Dhomës Ekonomike Bullgare i përgjithëson përfundimet e anketës.

“Kemi pothuaj bllokim të aktivitetit të investitorëve. 37 për qind prej firmave e rishikojnë programin e tyre investues dhe e ristrukturojnë. Tashmë pjesa e madhe e biznesit i përqendron investimet në krahun e kualifikuar të punës dhe në marrjen e dokumenteve përkatëse për certifikim, të cilat mund t’i sigurojnë biznesit punë në tregjet botërore. Gjë, që gjithashtu është shumë e rëndësishme dhe për herë të parë vëzhgohet një tendencë negative, është se biznesi gjithnjë e më pak shpreson tek fondet strukturore evropiane, tek financimi evropian. Po të bëjmë një krahasim, gjatë vitit të kaluar 55 për qind e biznesit ka pasur në plan të kandidojë për financim evropian, kurse aktualisht vetëm 33 për qind e të anketuarve kanë deklaruar dëshirë për pjesëmarrje në financimin evropian. Ndërkohë 39 për qind e të anketuarve deklarojnë se nuk dëshirojnë kategorikisht të marrin pjesë në konkurse ose në procedura të tjera për marrjen e financimit evropian.”

Problemet më të mëdha, sipas të anketuarve janë në vend të parë koniunktura e keqësuar e tregut, burokracia dhe korrupsioni. Deri tani sipërmarrësit shënonin në vend të parë mungesën e krahut të kualifikuar të punës, kurse tani ky shkak zë vendin e shtatë, saktësojnë nga Dhoma Ekonomike Bullgare. Bozhidar Danevi shtoi:

“E dimë se praktikisht çdo një punëdhënës i dytë deklaronte nevojë për krah pune – thotë ai. – Aktualisht problemi nuk është aq i rëndësishëm. Tregu i punës ofron si krah të kualifikuar pune, ashtu dhe të pakualifikuar. Mirëpo dëshira e firmave është motivimi i personelit të kualifikuar, sepse ata e dinë se pas daljes nga kriza kjo do të jetë me rëndësi të madhe. Shumë e rëndësishme është edhe çështja për shpërblimet e punës. 42 për qind e të anketuarve ende nuk kanë vendosur se si të ndryshojnë pagimin e punës. 38 për qind deklarojnë se nuk do ta ndryshojnë. Dhe vetëm 3 për qind e biznesit ka në plan ta rritë pagën e punonjësve në ekonomi. “

Sipas Dhomës Ekonomike Bullgare po rriten si borxhet midis firmave të veçanta, ashtu dhe borxhet e firmave ndaj bankave, ndaj sistemit tatimor dhe atij të sigurimeve. Borxhet e përgjithshme të biznesit në fund të vitit 2009 sipas Dhomës Ekonomike Bullgare do të jenë rreth 200 mlrd. leva (rreth 100 mlrd. euro). Pothuaj 82 për qind e firmave të anketuara deklarojnë se kanë borxhe ndaj firmave të tjera. Probleme gjithnjë e më të mëdha do të ketë biznesi me pagimin e kredive ndaj bankave. Sipas Dhomës Ekonomike Bullgare aktualisht pjesa e kredive të këqija është rreth 6 për qind, kurse gjatë vitit 2010 ajo mund të arrijë deri në 7 për qind. Nga institucionet përqindje më të madhe miratimi nga ana e biznesit merr institucioni presidencial. Ulje serioze shënon miratimi ndaj administratës bashkiake. Vetëm 10 për qind prej përfaqësuesve të biznesit e miratojnë pushtetin legjislativ.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Lëvizje në ekonominë bullgare, por në mënyrë të pabarabartë në fusha të ndryshme

Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..

botuar më 24-11-20 7.35.PD

Niveli i papunësisë në Bullgari është ruajtur edhe në tetor

Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..

botuar më 24-11-18 12.11.MD

Inflacioni mujor rritet 1.1%

Përshpejtim të inflacionit në 1.1% në tetor krahasuar me një muaj më parë, regjistroi Instituti Kombëtar i Statistikave. Në bazë vjetore, indeksi është 1.8 për qind. Në tetor, çmimet e mallrave dhe shërbimeve për argëtim dhe kulturë janë rritur me 8,6%, për..

botuar më 24-11-16 11.40.PD