Programi i ditës
Audio Player
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prioritetet e ministrisë sociale për vitin 2010

Ministri i punës dhe politikës sociale Totju Mlladenov
Foto: Lina Ivanova
Trajnim dhe rikualifikim i të papunëve, ndihmë dhe integrim i njerëzve me çrregullime dhe sigurim i pensioneve adekuate për njerëzit e moshuar. Këto janë disa nga problemet kryesore, mbi të cilat do të punojë Ministria e Punës dhe Politikës Sociale gjatë vitit 2010.

Aktualisht niveli i papunësisë në Bullgari është rreth 9%. Prognoza e qeverisë për vitin tjetër është se numri i të papunëve do të shtohet me dy e gjysmë për qind. Sipas ministrit të punës Totju Mlladenov me mjetet e lëshuara nga Fondi Social Evropian në kuadër të programit operativ “Resurset njerëzore” do të trajnohen dhe rikualifikohen mbi 250 mijë të papunë. Masa antikrizë kërkohen dhe nëpërmjet programeve të përbashkëta ndërkombëtare. Ministri Mlladenov prezantoi një mundësi të tillë:

“Gjatë muajve të fundit pata disa takime me ministrin e punës të Koresë, gjatë nënshkrimit të marrëveshjes administrative midis Bullgarisë dhe Koresë. Vitin tjetër do ta ftojmë të jetë mysafir i Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, pasi ka një interes të madh nga ana e investitorëve koreanë. Po diskutojmë mundësinë të krijohen qendra bullgaro-koreane për trajnim dhe kualifikim, si ato që kishim krijuar para disa vjetëve me Gjermaninë. Nga Koreja do të na dërgojnë specialistë, të cilët të trajnojnë kuadrot tona për investimet e tyre të ardhshme në Bullgari. Në këtë drejtim punojmë me Izraelin dhe me Francën. Këtej e tutje duhet të stimulojmë projekte konkrete të lidhura me trajnimin, kualifikimin dhe rikualifikimin e punonjësve në Bullgari, që të kemi punonjës të aftë për konkurrencë për investimet e huaja në vendin tonë” – tha ministri Totju Mlladenov.

Fushat, në të cilat pritet të drejtohen interesat e huaj për investim, janë teknologjitë e larta, prodhimi i gjelbër dhe projekte energjetike ekologjike. Këto janë profesionet e së ardhmes, siç i përcaktoi ministri Totju Mlladenov. Nga programi operativ “Zhvillimi rajonal” do të lëshohen mbi 20 milionë euro për ndërtim të banesave të posaçme për njerëz me çrregullime dhe fëmijë të privuar nga kujdesi prindëror. Ambicia e ministrisë sociale është që gjatë vitit 2010 për njerëzit me çrregullime të përpunohen shërbime të posaçme sociale, specifike për ta. Po të ketë mjaft të ardhura në buxhetin e shtetit në mes të vitit, mund të rriten pensionet me 5%.

“Ne duhet t’u sigurojmë pensione adekuate njerëzve në Bullgari, por njëkohësisht duhet të ndryshojmë modelin e pensioneve – tha ministri Mladenov. – Pensionet merren sipas kontributit të sigurimit të secilit. Hap pas hapi do të heqim tavanin e pensioneve. Kjo do të jetë e vetmja mënyrë të motivojmë njerëzit të paguajnë sigurime në bazë të rrogave të tyre reale.”

Për sa i përket rritjes së moshës së pensionimit, ministri Mlladenov është i mendimit se nuk është e nevojshme që kjo të bëhet vitin tjetër, kurse brenda një periudhe prej 10 vjetëve. Sipas tij kjo do të pranohet më lehtësisht si nga njerëzit, ashtu edhe nga biznesi.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Lina Ivanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prej 3 vitesh INSAIT e pozicionon Bullgarinë në hartën teknologjike të botës

Që nga themelimi i tij më 11 prill 2022, Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji – INSAIT ka arritur një sërë suksesesh dhe vazhdon ta pozicionojë Bullgarinë në hartën globale të teknologjisë. Disa..

botuar më 25-04-11 12.46.MD

Mbi 65 modele motoçikletash do të ekspozohen për herë të parë në Moto Expo 2025 në Sofje

Menjëherë pas hapjes së sezonit të motoçikletave në Sofje në fund të marsit, kryeqyteti ynë pret ekspozitën më të madhe të motoçikletave në vendin tonë. Ajo do të mbahet nga sot deri më 14 prill në Arena 8888 Sofja.   Do të ekspozohen midis 700 dhe..

botuar më 25-04-11 5.55.PD
Foto: Qendra Kulturore dhe Informative Bullgare në Shkup

Universitetet bullgare prezantojnë programet e tyre në gjuhën frënge në Shkup

Mundësitë për arsim të lartë cilësor në frëngjisht në Bullgari do të prezantohen gjatë një ekspozite arsimore në Shkup. Ngjarja është pjesë e fushatës “Continuons en français” – le të studiojmë në frëngjisht në universitetet bullgare” dhe do të..

botuar më 25-04-09 1.40.MD