Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kinemaja e re bullgare dhe çmimet e saj në botë

Kuadër nga filmi “Xift”
Foto: Архив

Edhe gjatë këtij viti filmat bullgarë vazhduan të na gëzojnë me çmimet e fituara jashtë. 23 çmime deri tani ka “Bota është e madhe dhe shpëtimi është kudo”. 23 janë dhe vendet, të cilat e kanë blerë për ta përhapur, pasi para disa ditësh u bë e qartë se ai do të përhapet edhe në sallonet kinematografike të Argjentinës, Kilit, Perusë dhe Bolivisë. Projekti më i madh kinematografik bullgar, pas ndryshimeve demokratike bazohet mbi romanin autobiografik të Ilia Trojanovit, i cili ka emigruar nga Bullgaria që si fëmijë me prindërit e tij. Filmi është prodhim i përbashkët i Bullgarisë, Gjermanisë, Sllovenisë dhe Hungarisë. Është përkrahur nga Euroimazh, programi evropian “Media”, nga fondet kombëtare dhe regjionale. Ai është dhe oferta e sivjetshme bullgare për “Oskar” për film në gjuhë të huaj. Si e pranoi filmin publiku jashtë?

Në fotografinë (nga e majta në të djathtë): aktori dhe autor i muzikës së filmit “Bota është e madhe dhe shpëtimi është kudo” Stefan Vëlldobrev, regjisori Stefan Komandarev dhe bashkë-producenti Stefan Kitanov  

Ja se çfarë tha në një intervistë për Radio Bullgarinë regjisori Stefan Komandarev: “Zakonisht komentet pas projektimeve janë shumë të ngrohta, ka njerëz me fytyrë të buzëqeshur dhe të tillë me lot në sy. Por e bukura është se prej 23 çmimesh, të marra jashtë Bullgarisë, 6 prej tyre janë të publikut, gjë që më gëzon jashtëzakonisht shumë. Ka raste të ndryshme. Në Portugali për shembull kishim dy projektime. Pas atij të dytë erdhën një djalë dhe një vajzë, të cilët ishin të moshës rreth 18 vjeç dhe ishin shumë simpatikë. Ata i kishin parë dy projektimet dhe na pyetën nëse do të ketë projektim të tretë. Sa për Bullgarinë kemi folur me njerëz, të cilët e kanë parë filmin 5-6 herë dhe kjo na gëzon shumë. Deri tani filmi është prezantuar në shumë vende evropiane, si dhe në Azi. Atje përhapet në Tajvan, në Korenë e Jugut dhe në Izrael. Në Argjentinë u projektua në Mar del Plata – në një festival të kategorisë prestigjioze A. Tashmë filloi dhe përhapja e tij tregtare në Amerikën e Jugut. Aktualisht jemi duke përgatitur përhapjen e tij në Amerikën e Veriut. Gjatë janarit dhe shkurtit kemi pjesëmarrje shumë të rëndësishme në festivalet në Palm Springs dhe Santa Barbara.”

Një film tjetër bullgar – “Xift” gjithashtu gëzon suksese në festivalet e ndryshme kinematografike ndërkombëtare. Edhe ai është bazuar mbi një vepër shumë të mirë letrare – bëhet fjalë për romanin “Xift” të Vlladisllav Todorovit. Filmi i përket kohës socialiste dhe bën përshtypje me ironinë e tij intelektuale dhe paraqitjen e shkëlqyeshme të protagonistëve. Nuk është e rastit se në koleksionin e çmimeve të “Xift” është dhe statuja prej kristali, të cilën e mori në Seul Zahari Baharov, për rolin e Moleca. Çmimi për rol kryesor për meshkuj i festivalit përfshin 40 mijë dollarë. Për Baharovin – një aktor me intuitë të thellë dhe talent të madh, ky është çmimi i parë jashtë. Le ta dëgjojmë aktorin për përshtypjet e shikuesve në Seul për filmin:

Zahari Baharov në rolin e Moleca

“E pranuan me interes të madh – tha ai për Radio Bullgarinë. Për dallim nga Bullgaria publiku atje e shikoi filmin me një seriozitet më të madh. Në të ka ironi, ndjenjë humori, gjë, që ndoshta për shkak të përkthimit ata nuk e kuptuan. Sa për çmimin, ai në fakt është njohja e parë, që marr jashtë Bullgarisë për punën time. Kjo do të thotë se me rolet e mia mund të dërgojë mesazhe jo vetëm në bullgarisht. Kuptohet njohja është dhe një përgjegjësi e madhe.”

Kuadër nga filmi “Pjesët lindore”

Për dallim nga “Bota është e madhe dhe shpëtimi është kudo” dhe “Xift”, të cilët ishin prezantuar në botë, që vitin e kaluar, zbulimi i madh kinematografik bullgar i vitit 2009 është filmi “Pjesët lindore” – një film i vërtetë, i sinqertë dhe plot shumë emocione. Në të janë pasqyruar problemet sociale të kohës së sotme, agresioni dhe narkomania, ka shumë dhimbje, por edhe shpresë. Protagonisti në film Hristo Hristov nuk është aktor profesional dhe në fakt prezanton personalitetin e vet. Mirëpo për dallim nga finali optimist i filmit, pas përfundimit të xhirimit Hristo vdiq. Premiera e filmit u paraqit në Kan. Pas saj “Pjesët lindore” mori dhjetëra çmime. Një triumf të vërtetë pati filmi në Festivalin kinematografik ndërkombëtar në Tokio, ku ai mori tri çmime – Çmimin e madh, çmimin për regjisorë të Kamen Kalevit dhe çmimin për aktor më të mirë të Hristo Hristovit in memoriam. Tri janë çmimet të festivalit në Bratislavë. Ndër to janë gjithashtu çmimi për regjisor më të mirë dhe ai për aktor më të mirë.

Si ndihen shikuesit pas projektimit të filmit?

“Plot shumë emocione” – thotë Kamen Kalevi, duke udhëtuar drejt festivalit të radhës. Kjo shihet dhe ndihet dhe ndoshta vërtetë është çmimi më i madh – të shohësh një njeri plot emocione, i cili e sheh veten në heronjtë e filmit dhe gjen në ta të vërtetën për jetën e tij. Të gjithëve u ka bërë përshtypje të madhe loja e aktorit e Hristo Hristovit dhe imazhi, të cilin ai rikrijon. Pavarësisht se ku shihet filmi: në Francë, Japoni, Indi etj., njerëzit gjejnë në të problemet, dashurinë, shpresën e të riut bashkëkohor dhe e gjithë kjo e bën filmin universal.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: Veneta Pavllova dhe kuadro të filmave

По публикацията работи: Veneta Pavllova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vizatimet e fëmijëve të frymëzuara nga natyra dhe "Pema e dëshirave" do të befasojnë banorët e Plovdivit në ditët në vijim

Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...

botuar më 24-11-24 9.00.PD

Milena Selimi fitoi çmimin për përkthimin më të mirë në Panairin e 27-të të Librit në Tiranë për romanin bullgar "Kohëstrehim"

Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..

botuar më 24-11-19 8.30.MD

Lilija Zaharinova tregon histori përrallore në mjedisin urban

Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..

botuar më 24-11-18 7.35.PD