Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Radioja Kombëtare Bullgare është kujtimi me tinguj i Bullgarisë

Drejtori i përgjithshëm i Radios Kombëtare Bullgare Valeri Todorov
Foto: Radioja Kombëtare Bullgare
Këto ditë Radioja Kombëtare Bullgare, një prej radiostacioneve më të vjetra në Evropë, shënoi përvjetorin e saj të 75-të me një sërë iniciativash festive, të cilat u paraqitën para mediave nga drejtori i përgjithshëm Valeri Todorov. Ai u ndalua mbi tendencat e reja në zhvillimin e “Shtëpisë së vjetër”, siç e quajnë punonjësit e radios.

Festimet filluan që më 19 janar, ditën e martë, me një koncert të bukur me publikë në studion e parë legjendare të Radios Kombëtare Bullgare. Koncerti i është kushtuar programit muzikor “Alegro Vivaçe”. Më 25 janar – data, në të cilën është lëshuar dekreti i mbretit për krijimin e kësaj radioje të parë, emisionet e mëngjesit të programeve “Horizont” dhe “Hristo Botev” do të transmetohen nga adresat e mëparshme të radios në rrugët “Benkovski” dhe “Moskovska”, si dhe nga qyteti i afërt Novi Han, ku radiostacioni u evakuua gjatë bombardimeve mbi Sofje gjatë Luftës së dytë botërore. Ndërsa në mbrëmje në Teatrin Popullor “Ivan Vazov” do të zhvillohet një koncert solemn – spektakël dhe do të dorëzohen çmimet “Sirak Skitnik”, me emrin e drejtorit të parë të radios, e cila në atë kohë quhej Radio Sofja. Më 25 janar në Muzeun e Posteve do të validohet një kartolinë jubilare me pullë postare, kushtuar Radios Kombëtare Bullgare.

Zoti Todorov e vuri theksin mbi origjinalitetin e Radios Kombëtare Bullgare, si i vetmi radiostacion në vend, i cili transmeton programe në gjuhët kryesore evropiane dhe ballkanike – gjithsej 11, përfshi këtu edhe arabishten. Këto programe realizohen nga ekipet e Radio Bullgarisë.

“Radioja Kombëtare Bullgare është edhe radioja e parë te ne, e cila filloi transmetimin digjital – shënoi gjithashtu Valeri Todorov. – Kurse në kuadrin e rrjetit evropian Evranet, ne jemi edhe media e vetme, e cila transmeton lajme digjitale në 4 gjuhë. Në rrjet Radio Bullgaria është partner i akoma 15 prej mediave më të mëdha të kontinentit. Suksesi i këtij projekti është i dukshëm. Një sukses i padyshimtë është edhe fakti se ne arritëm brenda një periudhe jashtëzakonisht të shkurtër të përballojmë prapambetjen e Radios Kombëtare Bullgare në fushën e teknikës dhe teknologjive. Pas kohërave, kur “Horizont” ishte programi i vetëm te ne, i cili transmetonte nga vendi dhe jashtë, sikur vëzhgohej një pauzë teknike dhe teknologjike.”

Sipas zotit Valeri Todorov, rinovimi teknologjik, si dhe aplikimi i shume emisioneve të reja gjatë disa viteve të fundit, janë në thelbin e autoritetit të përmirësuar të Radios Kombëtare Bullgare. Ndër novitetet e përmendura ishte shënuar romani i parë reality, i krijuar në eter nga programi i ri Radio Sofja. Modernizimi i programeve muzikore të Radios Kombëtare Bullgare gjithashtu kontribuoi për rritjen e autoritetit në mjedisin konkurrues të mediave të tjera te ne. Këtu duhet të shënojmë shprehimisht kontributin e jashtëzakonshëm të maestros Emill Tabakov, dirigjent i orkestrës simfonike të radios. Studimi tre vjeçar i auditorit përvijon autoritetin në rritje të medias.

“Radioja Kombëtare Bullgare gëzon besimin e 55 për qind prej bullgarëve – deklaroi Dobromir Zhivkovi nga agjencia Market Links. – Vërtetim i kësaj është gjithashtu fakti se ndër 10 radio programet më të dëgjuara te ne, 6 janë të Radios Kombëtare Bullgare, kurse 5 nga 10 folësit e radios me popullaritet më të madh gjithashtu janë gazetarë nga “Shtëpia e vjetër”. Programi informativ “Horizont” vazhdon të jetë programi më i dëgjuar në vend, me auditor mesatar prej afro 2 300 000 dëgjuesish, domethënë këto janë 34 për qind prej auditorit mujor të të gjitha radiostacioneve kombëtare. “Horizont” është mjaftë përpara radiostacioneve të tjera prijëse – “Veselina” (1,9 mln. dëgjues në muaj), “Darik” (1,1 mln.) dhe “Veronika” (900 mijë), kurse sajti i rinovuar i Radios Kombëtare Bullgare në 11 gjuhë vizitohet nga pothuaj 1 mln. bullgarë dhe të huaj. Gjatë vitit 2010 duhet të përfundojë digjitalizimi i “Fondit të Artë” të Radios Kombëtare Bullgare – arkivi më i pasur në Bullgari. Pikërisht ky arkiv është shkaku për t’u quajtur Radioja Kombëtare Bullgare “kujtimi me tinguj” i kombit.

Radioja Kombëtare Bullgare po zgjeron vazhdimisht edhe rrjetin e saj regjional prej radio stacionesh, të cilat para pak kohe ishin modernizuar teknikisht. Disa prej tyre u bënë liderë të padyshimtë në eter, si Radio Bllagoevgradi, të cilën e dëgjojnë 68 për qind prej njerëzve në regjion. Po thellohet edhe tendenca për programe të integruara midis stacioneve regjionale dhe centralit. Ndër novitetet në këtë drejtim është blloku i bashkuar i natës i programit “Hristo Botev” dhe i të gjitha radiostacioneve regjionale, si dhe programi informativ i pasdrekes “12 + 6” i programit “Horizont” dhe i programeve regjionale çdo të hënë.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Maria Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Antarktida është motori i ndryshimeve klimatike

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..

botuar më 24-11-07 7.30.PD

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD