Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekologët janë kundër ndërtimit pa kontroll të burimeve ripërtëritëse energjetike në Bullgari

Foto: BGNES
Afro 30 organizata ekologjike nga koalicioni “Që të mbetet natyra në Bullgari” e përkrahën pozitën e Ministrisë së Mjedisit Rrethues dhe Ujërave për imponimin e një moratoriumi mbi ndërtimin e burimeve ripërtëritëse energjetike. Këto masa imponohen për shkak të kërkesave të parespektuara gjatë projektimit të këtyre pajisjeve afër ose në zona, të përfshira në NATURA 2000. Sipas fjalëve të ministres Karaxhova pezullimi i projekteve do të vazhdojë deri në miratimin e planit kombëtar për burimet ripërtëritëse deri në mes të këtij viti. Ekologët janë të mendimit se plani për zhvillim i Burimeve ripërtëritëse energjetike do të sqarojë ndërtimin e tyre në Bullgari.

“Kjo do të kursente shumë shpenzime – shënoi Dobromir Dobrinov nga “Ballkani i Gjelbër”. – Tani investitori së pari e blen tokën, pas kësaj bëhet vlerësim i ndikimit mbi mjedisin rrethues, i cili mund të tregojë se synimet e investitorit i përkasin një zone të mbrojtur. Kjo çon deri në humbje për investitorët dhe shumë prej tyre fillojnë të kërkojnë mënyra për t’iu shmangur ligjit.” Sipas Dobromir Dobrinovit vetëm moratoriumi mund t’i ndalojë këto praktika, të cilat çuan deri në procedura penale kundër Bullgarisë nga ana e BE-së. Organizatat ekologjike janë të mendimit se masat drastike janë të domosdoshme pikërisht që të bllokohet ndotja e mëtejshme e natyrës dhe të garantohet një zhvillim normal i këtij sektori.

Ekologët janë kategorikë se mungesa e një strategjie të tërësishme për zhvillimin e burimeve ripërtëritëse energjetike në Bullgari ka çuar në disa vende deri në humbjen katastrofale të shumëllojshmërisë biologjike. Ndërtimi i centraleve të vogla hidraulike për shembull e ndalon rrymën ujore dhe asgjëson ihtiofaunën e lumenjve, shënon Andrej Ralev nga Shoqata për natyrë të egër Ballkan: “Në vise emblematike tashmë janë ndërtuar centrale termike – shpjegon ai – Në qoftë se nuk merren masa të ngutshme, do të ndërtohet tërë rajoni afër lumenjve Marica, Iskër dhe Jantra. Kjo me siguri do të çojë deri në moszbatim të direktivës bazë për ujërat e BE-së.”

Ekologët janë të mendimit se në Bullgari centralet termike duhet të ndërtohen në territore të urbanizuara. “Kudo në botë ato ndërtohen afër konsumatorit, që të mos humbet energjia elektrike në transferim”, shënon Svilen Ovçarov nga “Avokatët e gjelbër”. “Ndërtohen parqe të vogla me gjeneratorë me ajër, si dhe centrale fotovoltaike në zonat industriale – shtoi ai. – Në Bullgari ka shumë zona të prapambetura industriale që nga koha e socializmit. Aktualisht Ligji për organizim të territoreve është një procedurë e vështirë, e cila i pengon projektet e mira dhe krijon kushte për korrupsion dhe për inkurajimin e projekteve, të cilat e ndotin natyrën. Ne duam që këto procedura të ndryshohen në mënyrë të tillë, kështu qe të ketë kufizime për projekte, të cilat e asgjësojnë natyrën dhe të ketë lehtësime për projektet për zonat industriale. Përveç kësaj teknologjitë e përdorura në Bullgari janë shumë të vjetra. Ne duam që të ketë lehtësime tatimore për investimet në teknologjitë e reja ekologjike.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Darina Grigorova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pamje nga Caribrodi

"Kombi i shopëve" si një grup etnografik bullgar dhe një "diagnozë" serbe

Në mes të janarit të këtij viti tetë shoqata kulturore dhe arsimore bullgare nga Bosilegradi, Caribrodi, Zvonci, Vranja, Pirot dhe Niš i dërguan një letër të hapur Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, Avokatit të Popullit Zoran Pašalić, Delegacionit të..

botuar më 25-02-11 7.10.PD

Karta bullgare e identitetit është zgjedhur si më e mira në Evropë në një ekspozitë prestigjioze në Zvicër

Në ekspozitën-konferencë High Security Printing EMEA-2025 në Bazel të Zvicrës, karta bullgare e identitetit fitoi vendin e parë për kartën më të mirë të identitetit në Evropë për vitin 2024, njoftoi Ministria e Brendshme. Përveç dizajnit të saj modern dhe..

botuar më 25-02-10 3.57.MD

Fëmijët bullgarë fituan një konkurs në SHBA për të projektuar një koloni hapësinore

Një ekip prej 12 nxënësish bullgarë të klasës së 11-të, i udhëhequr nga Elica Pavllova, fitoi vendin e parë midis pjesëmarrësve nga e gjithë bota në konkursin prestigjioz të projektimit të kolonive hapësinore të organizuar nga Shoqëria Kombëtare e Hapësirës..

botuar më 25-02-10 11.22.PD