Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kandidatura e Rumjana Zhelevës për komisionare evropiane – një provë për Bullgarinë dhe për Parlamentin Evropian

Foto: BGNES
Në një letër të drejtuar kryeministrit Bojko Borisov, ministrja e jashtme bullgare dhe kandidate për eurokomisionare Rumjana Zheleva shkroi se po tërhiqet nga të gjitha postet që zë. Vendimi pritej, por vonoi, sepse ishte funksion i pozitës së Partisë Popullore Evropiane, e cila e mbështeste Zhelevën deri në momentin e fundit.

Pas kundërvënies së madhe të socialistëve, të gjelbërve, liberalëve dhe ultra të majtëve në Parlamentin Evropian, duke u tërhequr, ajo lehtësoi procesin e formimit të Komisionit të ri Evropian dhe nuk lejoi që Bullgaria të bëhet “molla e sherrit”. Udhëheqësi i KE-së Jose Barroso deklaroi se vlerëson zgjedhjen e bërë nga Zheleva, sepse kundërshtimet e vënë edhe atë në një pozitë të pafavorshme.

Disa rrethana rreth tërheqjes së Zhelevës çojnë në përfundimin se gjërat janë zhvilluar në mënyrë dramatike. Më parë një burim nga qendra e shtypit e qeverisë bëri të ditur se dorëheqja e Rumjana Zhelevës nga posti i ministres së jashtme qenka pranuar, por pastaj këtë informatë kryeministri Bojko Borisov e përgënjeshtroi kategorikisht. Me sa duket, ai nuk dëshironte që ndërrimi i kandidatit bullgar për eurokomisionar të shkaktojë dhe ndërrim në qeverinë bullgare. Por kjo dëshirë e kryeministrit doli të parealizueshme dhe vetëm disa orësh më pas grupi parlamentar i partisë në fuqi GERB mori vendim që të pranohet dorëheqja e Rumjana Zhelevës edhe si ministre e punëve të jashtme. Zëvendëskryeministri dhe ministër i brendshëm Cvetan Cvetanov shpjegoi se “qeveria sot nuk ka nevojë që ky skandal të zgjatet”.

Si kandidate e re e Bullgarisë për eurokomisionare u caktua Kristalina Georgieva, e cila është zëvendësguvernatore e Bankës Botërore. Po të marrim parasysh biografinë e saj, ajo është nga kuadrot e “artilerisë së rëndë”. Ajo filloi punë në Bankën Botërore në vitin 1993 si ekonomiste e mjedisit për Evropën dhe Azinë Qendrore, më vonë u bë drejtore e departamentit të mjedisit, mori dhe administrimin e zhvillimit ekologjik dhe social të Azisë Qendrore dhe rajonit të Oqeanit të Qetë, u bë udhëheqëse e Bankës Botërore për Rusinë, u ngrit në postin drejtore të strategjisë dhe veprimtarisë së rrjetit për zhvillim të qëndrueshëm të Bankës Botërore. Kristalina Georgieva është jo vetëm evropiani lindor që zë postin më të lartë në këtë institucion, por ka pozita serioze në vetë Bullgarinë, po të marrim parasysh faktin se pas zgjedhjeve parlamentare të fundit ajo përmendej si kryeministre, zëvendëskryeministre ose ministre të mundshme të ekonomisë. Të dhënat e saj biografike tregojnë një përputhje të madhe me resorin e caktuar për eurokomisionarin bullgar – bashkëpunim ndërkombëtar, ndihmë humanitare dhe reagim në kriza. U bë e qartë se dëgjimi i saj në PE do të mbahet më 3 shkurt.

Mund të thuhet se saga rreth kandidaturës bullgare për eurokomisionar përfundoi, por për një kohë të gjatë ajo do të shkaktojë reflektime për prezantimin e denjë të Bullgarisë në arenën ndërkombëtare, për ndarjen me stereotipat ballkanikë të jetës politike dhe për adaptimin me kërkesat e larta të BE-së.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Stoimen Pavlov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nxënës bullgarë janë të parët në një konkurs evropian të së drejtës ndërkombëtare

Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në Rumani, njoftoi Ministria e Arsimit. Në konkurs, nxënësit bëjnë një simulim të procesit gjyqësor mbi..

botuar më 24-12-03 12.41.MD

Dita e Antarktidës shënohet në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”

Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3 dhjetor shënohen 65 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Antarktidës. Veprimtaria, që do të mbahet në..

botuar më 24-12-03 6.30.PD

Gjimnazistë bullgarë në një betejë me dezinformimin

Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë në Bullgari - vendi me një nga indekset më të ulëta të shkrim-leximit mediatik në BE , njofton..

botuar më 24-12-01 8.25.PD