Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekspozitë në Presidencë, kushtuar kryeqyteteve të vjetra bullgare

Maketi i Kishës së artë nga Veliki Presllav
Foto: Veneta Pavllova
Ditë të dyerve të hapura filluan më 25 janar në Presidencë. Ato do të vazhdojnë deri në 25 shkurt me ekspozitën “Nëpër gjurmët e historisë – dëshmi nga kryeqytetet e vjetra”. Në të vizituesit mund të shohin relikte nga kryeqytetet e vjetra Pliska, Veliki Presllav dhe Veliko Tërnovo.

“Gëzohem se sot hapim dyert e institucionit presidencial në Bullgari me një ekspozitë të tillë të madhe – tha kreu i shtetit Georgi Përvanov. – Ideja për këtë ekspozitë lindi para shumë kohe, që gjatë kohës, kur bënim përpjekjet e para, që të pastrojmë kryeqytetin e vjetër bullgar Pliska. E mbani mend nga kuadrot nga përpara disa vitesh, para se të fillojnë punë të ashtuquajturët brigadierë nga “Ruani traditën bullgare” (brigada verore për pastrimin dhe socializmin e objekteve arkeologjike, bashkë me ligjërata dhe udhëtime shkollore). Tani mund të krahasoni si duket ai pas një pune disavjeçare jo vetëm të njerëzve të rinj – nxënës dhe studentë, por edhe pasi shteti bullgar, i përfaqësuar nga dy qeveri me radhë u angazhua për të ndihmuar. Pas Pliskës erdhi radha e Veliki Presllavit, pastaj erdhi radha edhe e Veliko Tërnovos, ku të rinjtë bënë shumë përpjekje, që të pastrojë kodrën Trapezica. Kultura jonë e lashtë është e njohur shumë mirë në botë. Unë kam hapur ekspozita të ngjashme në vende të ndryshme të botës: në pallatin e Presidencës në Itali, në sallën mbretërore në Danimarkë, në Spanjë, në Tokio. E reja këtu është se theksi është mbi kryeqytetet e vjetra bullgare dhe mbi kulturën tonë të Mesjetës. E rregullojmë ekspozitën në Presidencë, sepse mendoj se pikërisht kjo shtëpi është vendi më i përshtatshëm për të qenë shtëpi e kulturës bullgare.”
Enë argjile (shek. VІІІ-ІХ), potir (shek. X) dhe pjese të brezit (shek. IX) nga Pliska

Georgi Përvanov shënoi se në të duhet të paraqitet si e kaluara, ashtu dhe kultura bashkëkohore – me ekspozita dhe lexime letrare. “Tani, kur vendi ynë është anëtar i BE-së, për ne është shumë e rëndësishme të paraqitim identitetin tonë, ta mbrojmë”, shënoi ai.
Ikonostasi prej qeramike nga Veliki Presllav

Në përgatitjen e ekspozitës kanë marrë pjesë specialistë nga Instituti Arkeologjik Kombëtar me Muze pranë Akademisë Bullgare të Shkencave, nga muzetë në Shumen, Pliska, Veliki Presllav dhe Veliko Tërnovo (Bullgari Veriore), nga administrata e Presidencës. Profesore Margarita Vaklinova, drejtoreshë ekzekutive e Institutit Arkeologjik, saktësoi se një ekspozitë e tillë nuk është paraqitur deri tani tek ne. Në të në një vend mund të shihen relikte të grumbulluara nga kryeqytetet tona të Mesjetës. Disa prej tyre janë të njohura, por në të njëjtën kohë shumë njerëz nuk i kanë parë. Ajo e falënderoi Presidentin për iniciativën “Ruani traditën bullgare”, e cila ka inkurajuar shumë të rinj për t’i ndihmuar arkeologët.
Një gotë e argjendtë me mbishkrim të zhupanit Savin (shek. IX) nga Veliki Presllav

“Tani ka një ekip të madh, i cili zhvillon aktivitet të madh në Bullgari, duke marrë pjesë në studimin dhe njohjen e kulturës bullgare të Mesjetës edhe të tri kryeqyteteve – tha profesoresha Vaklinova. – Mendoj se ky është një prej hapave më të rëndësishëm të bërë për brezin e ri. I faleminderit të rinjtë – tashmë aq shumë shkolla në Bullgari dhe universitete marrin pjesë në programin “Ruani traditën bullgare”. Këto janë klube të mrekullueshme, të cilat bënë shumë që të realizohen të gjitha këto zbulime të reja në tri kryeqytetet e vjetra.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Veneta Pavllova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Milena Selimi fitoi çmimin për përkthimin më të mirë në Panairin e 27-të të Librit në Tiranë për romanin bullgar "Kohëstrehim"

Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..

botuar më 24-11-19 8.30.MD

Lilija Zaharinova tregon histori përrallore në mjedisin urban

Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..

botuar më 24-11-18 7.35.PD

Kinemaja aventureske nga 39 vende mbërrin në "Bansko Film Fest"

Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..

botuar më 24-11-17 7.25.PD