Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria në Intervistën evropiane lidhur me shëndetësinë

Bullgarët shpesh i nënvleftësojnë vizitat profilaktike.
Foto: Darina Grigorova
Sa jemi me shëndet të mirë ne bullgarët? Cilat janë sëmundjet më të shpeshta nga të cilat sëmuremi? Sa jemi të shqetësuar për shëndetin tonë dhe a shkojmë në vizita profilaktike dhe a bëjmë vaksina? Përgjigjen e këtyre pyetjeve si dhe të pyetjeve të tjera, të cilat prekin statusin shëndetësor të kombit tonë, jep studimi i realizuar gjatë vitit 2008 të Institutit Statistikor Kombëtar. Kjo është pjesë nga Intervista shëndetësore evropiane, që ka për qëllim të vlerësoi statusin shëndetësor, mënyrën e jetesës dhe shfrytëzimin e shërbimeve shëndetësore nga popullsia e Bashkimit Evropian. “Për Bullgarinë studimi është realizuar mes 8 393 vetave nga i gjithë vendi në moshë mbi 15 vjeç”, sqaroi realizuesja e statistikës Katja Vasileva dhe shtoi:

“Një tregues i rëndësishëm në intervistë është vetëvlerësimi i shëndetit. Mesatarisht për vendin përqindja e atyre të cilët mendohen si mirë me shëndetin është mbi 41%. Pak mbi 20% nga të anketuarit e përcaktojnë shëndetin e vet si kënaqës. Si shumë të mirë e kanë përcaktuar shëndetin e vet afro 27% nga të marrët në intervistë. Shpërndarja e sëmundjeve kronike është një pjesë e rëndësishme nga Intervista evropiane lidhur me shëndetin. Të dhënat për ta janë një pjesë nga vlerësimi i plotë për statusin shëndetësor të kombit. Një fillim të sëmundjes kronike në Bullgari tregojnë 37,5% nga të anketuarit. Sëmundja më e shpërndarë kronike tek ne është tensioni i lartë. Mbi 23% nga të anketuarit kanë deklaruar se vuajnë prej tij.”

Sipas të dhënave të Ligës bullgare të hipertensionit rreth 1 milion e gjysmë bullgarë vuajnë nga kjo sëmundje. Më të prekura janë gratë dhe njerëzit në moshë mbi 65 vjeç: Mënyra e jetesës, mos lëvizja, konsumi i ushqimeve të kripura, abuzimi me alkoolin, cigaret, mbipesha, stresi - të gjitha këto janë faktor për formimin e hipertensionit. kur ka më shumë se dy faktorë të rrezikshëm, siç ngjan shpesh, arrihet deri në renditjen e problemit” - sqaron doktoresha Krasimira Vlladimirova dhe shton:

“Në Bullgari kjo sëmundje me të vërtetë është një problem i madh. Prej viteve realizohen studime për shpërndarjen e atyre që vuajnë nga tensioni i lartë dhe të dhënat tregojnë se tensioni i lart në bullgari takohet shumë shpesh. Mjerisht programe profilaktike vetëm për këtë sëmundje nuk ka. Lufta me të zhvillohet në kuadrin e programeve të tjera, siç është programi me luftën me sëmundjet e zemrës. Veprimtari profilaktike zhvillohen dhe mbi programin SINDI të Byrosë Evropiane të Organizatës Shëndetësore Botërore, për profilaktikë të sëmundjeve jo-infektuese kronike, mes të cilave është dhe hipertensioni.”

Në vend të dytë në klasifikim për shpeshtësinë e sëmundjeve kronike në Bullgari është sëmundja e zemrës. E ndjekin artriti, diabeti, ulcera dhe bronkiti. Një problem shëndetësor për Bullgarinë përbën po kështu dhe përqindja e lartë e duhanpirësve - rreth 40% nga popullsia. Nga studimi bëhet e qartë po kështu se, vizitat profilaktike nuk përfshijnë në shkallën e duhur njerëzit në Bullgari. Kultura shëndetësore akoma nuk është mjaft e lartë, më në veçanti në qytetet dhe fshatrat e vogla. Aty vihen re raste, tek të cilët prindërit nuk respektojnë kalendarin e detyrueshëm të imunizimit për fëmijët e vet dhe në këtë mënyrë tek ne po kthehen sëmundje si tuberkulozi. Anketa shëndetësore e Institutit Statistikor Kombëtar tregon po kështu se, në muajin dimëror të gripave mezi 13% nga bullgarët kanë bërë vaksina. Më e shpërndarë është kjo masë profilaktike në kryeqytet, ku vaksina kundër gripave shfrytëzojnë 20% nga njerëzit. Dhe akoma - ndaj mjekut të përgjithshëm praktikues gjatë vitit 2008 janë drejtuar afro 66% nga gratë e anketuara dhe mbi 52% nga burrat. Më të interesuar për shëndetin e vet nga ne janë vetëm në Rumani. Më shpesh këshillat e mjekut i kërkojnë në Çeki, Austri, Gjermani dhe Belgjikë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nxënësit e shkollave të së dielës në Itali botuan një atlas për Shënjtorët Kirill dhe Metodij

Nxënësit e tri shkollave bullgare në Itali krijuan atlasin e parë të këtij lloji për vëllezërit e shenjtë Kirill dhe Metodij . Projekti realizohet në kuadër të Programit Kombëtar "Histori të patreguara të bullgarëve" të Ministrisë së Arsimit,..

botuar më 24-08-16 1.57.MD

Rikrijimi i një kampi ushtarak romak pranë Aprillci

Një rindërtim i një kampi luftarak romak po organizohet në komunën Aprillci nga 16 deri më 18 gusht. Veprimtaria në parkun e lagjes "Novo Sello" iu drejtohet kryesisht fëmijëve dhe audiencës familjare.Në majën Ostrec të malit Stara Pllanina, që..

botuar më 24-08-16 6.30.PD

Tri medalje për ekipet bullgare në Olimpiadën e parë Ndërkombëtare të Inteligjencës Artificiale

Pjesëmarrësit bullgarë fituan tri medalje në Olimpiadën e parë Ndërkombëtare të Inteligjencës Artificiale, e cila u mbajt në Burgas. Në raundin praktik të Olimpiadës, ekipi bullgar fitoi medalje të arta dhe të bronzta, ndërsa në pjesën teorike, ekipi..

botuar më 24-08-15 10.39.PD