Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekonomia e Bullgarisë – tendenca gjatë vitit 2009 dhe parashikime për vitin 2010

“Mbase problemi më serioz gjatë vitit 2010 do të jetë papunësia" – pohon zoti Georgi Prohaski, kryetar i Këshillit Drejtues të Qendrës së Zhvillimit Ekonomik.
Foto: BGNES
Me gjithë edhe me ritme të ngadalta rrënja në ekonominë bullgare do të vazhdojë edhe gjatë tremujorit të parë të vitit 2010. Një vonesë në rrënjën e ekonomisë u duk edhe gjatë tremujorit të katërt të vitit 2009. Një rritje të vogël të ekonomisë mund të pritet mezi gjatë gjysmës së dytë të vitit 2010. Këtë e parashikojnë ekspertët e Qendrës së Zhvillimit Ekonomik në raportin e muajit janar.

Tendencat negative të krizës dhe reflektimi i tyre mbi ekonominë bullgare gjatë vitit 2009 ishte më i fortë në shërbimet dhe ndërtimin. Një ulje shënuan edhe të ardhurat nga shitjet në tregti. Pas kufizimit paprecedent të eksportit dhe importit, si pasojë e krizës globale, mezi gjatë muajit tetor situata në fushën e tregtisë së jashtme u përmirësua. Për sa iu përket investimeve të huaja, ekspertët janë të mendimit, se gjatë vitit 2010 ato mezi do të tejkalojnë 3 miliard euro. Sistemi bankar i vendit mbeti i qëndrueshëm dhe i kapitalizuar mirë gjatë vitit 2009. Me gjithë krizën, bankat në vend përfunduan vitin 2009 me fitime. Ekspertët janë të mendimit, se gjatë vitit 2010 kreditë e pashlyera do të jenë afro 10 për qind nga të gjitha kreditë. Si rezultat i rrënjës ekonomike do të rritet edhe papunësia. Gjatë disa muajve të ardhshëm ajo do të arrijë pothuajse 10 për qind.

“Mbase problemi më serioz gjatë vitit 2010 do të jetë papunësia – pohon zoti Georgi Prohaski, kryetar i Këshillit Drejtues të Qendrës së Zhvillimit Ekonomik. – Aktualisht vihen re ngushtimi i shumë sektorëve dhe largimi i punonjësve, sidomos të pakualifikuar. Shumica prej firmave bëjnë rikonstruktime të brendshme, që rrjedhin nga largimi i kuadrove nga puna. Kjo do të përforcojë presionin mbi tregun e punës. Prognoza jonë e mëparshme parashikonte papunësia të jetë afro 9.5 për qind në momentet më të vështira. Por tani pritet që papunësia të jetë afro 10 për qind gjatë muajve të ardhshëm. Shpresoj se kjo përqindje nuk do të rritet, dhe verën ekonomia e vendit do të stabilizohet.”

Ndërkohë agjencitë e vlerësimit të rrezikut përcaktuan si pozitive provat e qeverisë për të stabilizuar gjendjen financiare në vend në fund të vitit 2009 dhe në fillim të vitit 2010. Kështu agjencitë “Standart & Poor’s” dhe “Moody’s” ndryshuan vlerësimin e rrezikut të Bullgarisë nga “negativ” në “stabil”. Vlerësimi iu referohet politikës fiskale të qeverisë dhe perspektivave të qëndrueshme për rritje ekonomike në plan të afatmesëm.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova, Ana Kapitanova
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Inflacioni nga viti 2021 deri më tani është 29.9%, për bukën - 43.3%

Analizat e ekspertëve të Konfederatës së Sindikatave të Pavarura (KNSB) tregojnë se rritja kumulative e inflacionit (e matur me indeksin e çmimeve të konsumit) gjatë katër viteve të fundit (nga fillimi i vitit 2021 e deri më tani) është saktësisht..

botuar më 25-01-19 12.15.MD

Bullgaria mbuloi standardin e Eurozonës për inflacionin në vitin 2024

Inflacioni për vitin 2024 është 2.2% krahasuar me një vit më parë, sipas Institutit Kombëtar të Statistikave. Për muajin dhjetor, ky tregues është 0.4%.Inflacioni mesatar vjetor për periudhën janar 2024 - dhjetor 2024 krahasuar me periudhën janar 2023..

botuar më 25-01-16 5.45.PD
Dimitër Gllavçev

Brenda ditëve do të përmbushim kriterin e katërt për Eurozonën – stabilitetin e çmimeve

Pranimi i Bullgarisë në Eurozonë është prioriteti tjetër i madh pas anëtarësimit të plotë në Shengen nga 1 janari 2025. Sipas kryeministrit në detyrë Dimitër Gllavçev, "Eurozona është në pragun tonë". Këtë koment ai e bëri në fillim të mbledhjes së..

botuar më 25-01-08 4.27.MD