Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ka rrezik që Bullgaria të sanksionohet për shkak të zëvendësimit të pyjeve

“KE kërkon informacion për cilat prej këtyre parcelave është ndërruar destinimi ose është në proces të ndërrimit të pronave pyjore në parcela urbane. Sa ka paguar përdoruesi i këtyre parcelave për secilin rast konkret” – citon pjesë të letrës së Brukselit dërguar qeverisë bullgare kryeministri Bojko Borisov.
Foto: Tanja Harizanova
Në Drejtorinë e përgjithshme “Konkurrencë” pranë Komisionit Evropian është regjistruar një dosje kundër Bullgarisë për ndihmë të pareglamentuar shtetërore nën formën e zëvendësimit të tokave shtetërore të fondit pyjor kundër pronave private. KE mund të sanksionojë Bullgarinë me gjobë prej 55 milionë eurosh për 15 prej 47 zëvendësimeve totale të bëra në fillim të vitit 2009. Nëse destinimi i territoreve pyjore është ndryshuar dhe është dhënë leje e ndërtimit, KE do ta sanksionojë vendin tonë me 126 milionë euro. Në letrën nga Brukseli qeverisë bullgare i jepet afat prej 20 ditësh për kthimin e përgjigjes. Kryeministri Bojko Borisov prognozon, se shuma totale e gjobës mund të rritet disa herë, nëse KE analizon tërë informacionin për zëvendësime të ngjashme të tokave shtetërore dhe pyjeve, të bërë pas vitit 2007 e këtej. Shifra figuron në një analizë të Bankës Botërore, ku është përshkruar, se toka të shtrenjta shtetërore nëpër bregdetin dhe në vendpushimet malore zëvendësohen kundrejt parcelave të lira pyjore në brendësi. Të dhënat tregojnë, se nga prilli i vitit 2008 deri në fund të vitit 2009 janë bërë zëvendësime të më se 1 800 hektarësh masive shtetërore pyjore.

Për çfarë bëhet fjalë. Firmat që zëvendësojnë sipërfaqe tërheqëse pyjore shtetërore kundrejt parcelave të lira, pas kësaj ndërrojnë destinimin e tokës duke e shitur me çmim të lartë ose duke ndërtuar hotele dhe komplekse të tëra turistike. Kështu gjatë zëvendësimit çmimi i një metër katror është rreth 4 euro, pas kësaj arrin në 70-150 euro. Përveç se shteti privohet nga territore të çmueshme natyrore, dëmet për të prej këtyre zëvendësimeve janë të mëdha.

“KE kërkon informacion për cilat prej këtyre parcelave është ndërruar destinimi ose është në proces të ndërrimit të pronave pyjore në parcela urbane. Sa ka paguar përdoruesi i këtyre parcelave për secilin rast konkret – citon pjesë të letrës së Brukselit dërguar qeverisë bullgare kryeministri Bojko Borisov. Do të dëshironim të merrnim përgjigje këtyre pyetjeve në afat të 20 ditëve të punës. Nëse përgjigjet nuk janë të kënaqshme, kundër Bullgarisë do të niset çështje gjyqësore.”

“Procedura në Bruksel është nisur në bazë të ankesave. Ne nuk disponojmë të dhëna për ankuesin – shton ministri i bujqësisë Mirosllav Najdenov. Supozojmë se bëhet fjalë për organizata ambientaliste.

Pasi kryeministri Bojko Borisov e akuzoi qeverinë e mëparshme, se është fajtore për këto zëvendësime, ish kryeministri Sergej Stanishev komentoi, se në letrën e KE nuk flitet për sanksione, por insistohet qe qeveria bullgare të parashtrojë argumentet, se zëvendësimet e bëra nuk janë nën formën e ndihmës shtetërore. Ai shtoi, se destinimi i terreneve përkatëse nuk ndryshohet si rezultat i vendimit të qeverisë dhe të shtetit, por në bazë të planeve urbanistike të bashkisë përkatëse.

Qeveria bullgare duhet t’i ofrojë Brukselit argumente, me të cilat të shpjegojë, se pronat e zëvendësuara nuk janë ndihmë e pareglamentuar shtetërore. Prokurori i përgjithshëm Boris Velçev komentoi kazusin me fjalët, se në këtë rast bëhet fjalë për krim dhe kjo mund t’i shpjegohet KE. Javën e ardhshme në mbledhjen e Këshillit të sigurimit pranë kryeministrit qeveria duhet ta konkretizojë përgjigjen e saj politike për letrën e Brukselit.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Banorët e qytetit Çernomorec "kyçin" detin

Qyteti bregdetar Çernomorec shënon festën e tij në Ditën e Shën Nikollës Çudibërësit. Shën Nikolla nderohet si shenjtor mbrojtës i peshkatarëve dhe marinarëve. Çdo vit në këtë datë organizohet një procesion litik me ikonën mrekullibërëse të Shën..

botuar më 24-12-06 6.10.PD

Sofja tashmë disponon sheshin më të madh të patinazhit në Ballkan

Sheshi i akullit më i madh në Gadishullin Ballkanik “Ice Park” ndodhet në Sofje. Parku i akullit i sapohapur zë një sipërfaqe totale prej 11,000 metrash katrorë, me një fushë akulli prej 4,000 metrash katrorë. Tre sheshe patinazhi të mëdha janë të lidhura..

botuar më 24-12-05 10.01.PD

Çfarë parashikon buxheti i BE-së për vitin 2025

Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak vëmendje një ngjarjeje tjetër të rëndësishme të së njëjtës ditë - miratimit të buxhetit të Bashkimit..

botuar më 24-12-04 2.50.MD