Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Viti 2010 është kyç për krijimin e sistemeve të monitorimit shoqëror të pushtetit

Ambasadori i Gjermanisë në Bullgaria Matthias Hoepfner (majtas) dhe drejtori i Qendrës për studim të demokracisë d-r Ognjan Shentov.
Foto: BGNES
Qendra për studim të demokracisë dhe fondacioni “Friedrich Ebert” organizuan në Sofje një diskutim për monitorimin dhe vlerësimin e politikës së pushtetit nga ana e shoqërisë. Sipas drejtorit të Qendrës për studim të demokracisë, d-r Ognjan Shentov, tema për qeverisjen transparente është e rëndësishme, sepse është një pjesë e procesit të bashkëveprimit institucional me BE-në dhe është një kusht për marrjen e mjeteve evropiane. Sipas moderatorit të diskutimit Ruslan Stefanov, drejtor i programit ekonomik të Qendrës për studim të demokracisë, viti 2010 është kyç për Bullgarinë, sepse do të bëhen kontrollime nga ana e BE-së, të cilat do të tregojnë deficitin e sistemeve reale të monitorimit shoqëror të pushtetit në vendin tonë.

“Monitorimi dhe vlerësimi i politikave publike në Bullgari ende nuk është një temë e rëndësishme për shoqërinë civile”, është i mendimit ambasadori i Gjermanisë tek ne Matthias Hoepfner, i cili ishte mysafir i diskutimit. Ndërsa në Gjermani dhe në shumicën e vendeve anëtare të BE-së këto janë instrumentet në duart e shoqërisë civile. Sipas tij debati për monitorimin shoqëror është një shenjë politike për aktivizimin e shoqërisë civile në Bullgari. Por ai duhet të përfshijë të gjitha fushat e politikës shtetërore, përfshi respektimin e ligjeve, funksionimin e sistemit gjyqësor. Sipas zotit Hoepfner ndryshimet në Kodin penal dhe Kodin e procedurës penale që po diskutohen në parlamentin bullgar, duhet të garantojnë se për kriminelët do të ketë dënime efektive.

“Ndryshimet në Kodin e procedurës penale janë një test për aftësinë e qeverisë bullgare të kryejë reforma – tha zoti Hoepfner. – Rezultatet do të tregojnë në se strukturat kryesore të shtetit janë në përputhje me standardet evropiane. Nga kjo varet dhe pjekuria e shoqërisë civile.”

“Që ditët e para të qeverisjes sonë ne deklaruam se transparenca do të jetë parimi ynë dhe do të na motivojë të ecim përpara – tha ministri i zhvillimit rajonal Rosen Plevneliev. – Në këtë drejtim kemi jo vetëm ide dhe veprime, por edhe rezultate konkrete. Një masë e tillë konkrete ishte krijimi i Këshillit konsultativ pranë Ministrisë për bashkëpunim dhe kontakt direkt me organizatat joqeveritare, sindikatat, organizatat profesionale në dobi të politikës transparente dhe qytetarëve bullgarë. Ky është vetëm fillimi.”

Sipas drejtores ekzekutive të Bashkimit kombëtar të bashkive, Ginka Çavdarova, bashkitë janë gati për dialog me shoqërinë civile. Buxhetet bashkiake diskutohen publikisht, ka dhe një aktivitet shoqëror për cilësinë e shërbimeve publike. Por ende nuk është mjaft transparent administrimi i pronës bashkiake.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Zgjidh Bullgarinë" – shteti do të tërheqë bullgarë nga diaspora pa shtetësi

Institucionet shtetërore bullgare kanë marrë një angazhim të qartë për lehtësimin e qasjes në tregun e punës, dhe në territorin e Bullgarisë në përgjithësi, për personat me origjinë bullgare, të cilët ende nuk kanë shtetësi bullgare. Këtë e..

botuar më 25-06-13 7.56.MD

Shoqata “Komuniteti Ortodoks Bullgar në Çeki” bën thirrje për mbështetje

Në qendër të Pragës, mes godinave elegante të shekullit XIX dhe linjave të gjalla të tramvajit, mund të gjeni një rrugë me një emër krejt të njohur – Bulharská, ose “Rruga Bullgare”. Ajo ndodhet në lagjen “Vinohrady” dhe është vetëm një nga dëshmitë e..

botuar më 25-06-13 7.40.PD

Manastiri i Trojanit i dhuron relikte të shenjta kishës “Shën Parasqevi-Petka” në Trojan

Manastiri i Trojanit “Fjetja e Hyjlindëses Mari” do t’i dhurojë Kishës “Shën Parashqevi-Petka” në Trojan pjesë nga lipsanet e shenjta të shenjtorëve mbrojtës të qytetit – Shën Parashqevi-Petka dhe Shën Panteleimoni, martir i madh, njoftoi për BTA-në..

botuar më 25-06-13 5.10.PD