Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Reforma në shëndetësi ka për qëllim të rritet cilësia e shërbimeve mjekësore

Foto: BGNES
Reforma në shëndetësi është një nga prioritetet e qeverisë bullgare. Qëllimi është që të arrihet një cilësi më e lartë e shërbimeve mjekësore në spitalet e tërë vendit dhe një harxhim më efektiv i mjeteve publike. Në këtë lidhje u aplikuan kërkesa të reja për spitalet, cilave ato duhet t’u përgjigjen për të lidhur kontratë me Arkën Kombëtare të Sigurimit Shëndetësor. Sipas këtyre standardeve spitali duhet t’u sigurojë shërbim njëzetekatërorësh pacientëve në raste urgjente, si edhe disponojë të paktën dy mjekë me të njëjtin specialitet. Përveç kësaj duhet të ketë aparaturën e domosdoshme dhe një laborator klinik. Del se shumë nga spitalet bashkiake nuk u përgjigjen këtyre kritereve dhe duhet të ristrukturohen. Qytetarët e vendbanimeve të vogla shprehën shqetësim se do të mbeten pa ndihmë spitalore, kurse spitalet bashkiake dhe administratat vendore shprehën gatishmëri për protesta.

Për të siguruar zhvillimin normal të reformës, qeverisësit ftuan në një takim drejtorët e spitaleve nga tërë vendi. Kryeministri Bojko Borisov premtoi se çdo spital ose qendër urgjente do të trajtohen si një rast i veçantë. Në rastet kur ndonjë spital nuk është në përputhje me kriteret e reja, por ndodhet në një rajon të larguar, ai do të marrë një periudhë kalimtare deri në një vit, gjatë së cilës duhet t’u përshtatet kritereve. Reforma parashikon se në qoftë se ndonjë spital nuk mund të lidhë kontratë me Arkën Kombëtare të Sigurimit Shëndetësor, kabineti i ndihmës urgjente që funksionon pranë tij të vazhdojë të ekzistojë dhe të modernizohet me aparaturën dhe kuadrot e nevojshme. Për këtë qëllim në buxhet parashikohen 30 milionë leva (15 milionë euro). Përveç kësaj parashikohet ndërtimi i kabineteve urgjente, ku do të punojnë mjekë familjarë dhe specialistë. Ata do të japin ndihmë urgjente dhe do t’i drejtojnë njerëzit tek spitali më i afërt dhe më i përshtatshëm për mjekim. Qeverisësit premtuan gjithashtu se, po të ketë nevojë, mund të lëshohen mjete suplementare – afro 400 milionë leva (200 milionë euro), të cilat sipas ministrit të financave Simeon Djankov do të vijnë nga Agjencia Kombëtare e të Ardhurave dhe Agjencia e Doganave.

“Shëndetësia nuk është ekonomi – tha ministri i financave. – Qëllimi i shëndetësisë është që populli të jetë i shëndoshë, i fortë dhe i lumtur. Por për këtë është i nevojshëm një resurs financiar suplementar. Sipas llogaritjes së Ministrisë së Financave, aktualisht shteti jep 4,2% të PBB-së për shëndetësi, ndërsa niveli mesatar në Evropë është 6,3%. Kjo do të thotë se ne duhet të shtojmë mjetet për shëndetësinë. Por është e rëndësishme që këto para të përdoren në mënyrë efektive. Duhet të jemi të bindur se ato përdoren për mjekim dhe nuk ka mashtrime. Ky është qëllimi i reformës – cilësi më e mirë e shërbimeve mjekësore në tërë vendin. Reforma do të ketë sukses, sepse ne të gjithë e dëshirojmë këtë.”

Simeon Djankov tha para mediave se ambicia e tij është që deri në fund të mandatit të kësaj qeverie mjetet për shëndetësi të bëhen 6% të PBB-së. Qeverisësit garantuan se spitalet do të marrin financim, por për punë reale. Për këtë qëllim do të bëhen kontrollime. Në fund të fundit të gjithë pjesëmarrësit në takim ishin unanimë se reforma është e nevojshme. Drejtori i spitalit për ndihmë urgjente “Pirogov” në Sofje, Dimitër Radenov, shprehu gatishmëri të dërgojë 20% të specialistëve të tij në vende, ku reforma do të jetë shumë e rëndë. Kryeministri Bojko Borisov tha se takimet në Këshillin e Ministrave me drejtorët e spitaleve do të zhvillohen një herë në muaj që të zgjidhen problemet e lidhura me reformën.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD

Protesta para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” u kthye në trazira para premierës së pjesës “Armët dhe njeriu”

Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..

rinovuar më 24-11-08 12.27.MD

Një ekspeditë polare bullgare eksploroi Kontinentin e Akullit për herë të 33-të

Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..

botuar më 24-11-08 7.30.PD