Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mënyrat e përballimit të efekteve negative të krizës

Në fillim të vitit 2009 punëdhënësit dhe sindikatat shprehën shqetësimin se papunësia në Bullgari do të jetë efekti më i rëndë negativ i krizës ekonomike. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit gjatë dhjetorit të vitit të kaluar ajo ka tejkaluar 9%. Në zyrat e punës gjatë vitit 2009 janë regjistruar 300 mijë veta – me 50 mijë më shumë se sa gjatë vitit 2008. Papunësia në Bullgari ende është nën nivelin mesatar në BE. Por nga Agjencia e Punësimit presin që gjatë vitit 2010 ajo të rritet me 3%. Mirëpo prognozat e Dhomës Ekonomike Bullgare janë të tjera. Sipas saj në fund të vitit 2010 papunësia mund të arrijë 19-20% ose një e pesta e popullsisë së aftë për punë. Pritet që kjo përqindje të jetë shumë më e madhe në disa rajone të Bullgarisë Verilindore dhe Veriperëndimore. Nga Dhoma Ekonomike Bullgare theksojnë se statistika zyrtare nuk merr parasysh njerëzit që nuk punojnë, por nuk regjistrohen në zyrat e punës. Disa prej tyre janë shkurtuar nga sektori ilegal dhe nuk kanë të drejtën e kompensimeve, të tjerë nuk kanë kualifikim ose për ndonjë shkak nuk dëshirojnë të punojnë. Për sa i përket strukturës së papunësisë sipas moshës, regjistrohet një rritje e papunësisë ndër të rinjtë deri në 29 vjeç. Kjo shpjegohet me faktin se në kohën e krizës punëdhënësit lirojnë nga puna më parë punonjësit me më pak stazh, përvojë dhe aftësi profesionale. Përveç kësaj të rinjtë kanë pritje më të mëdha për rrogën, ndërsa njerëzit në moshë mbi 40-45 vjeç janë gati për kompromise vetëm për të ruajtur vendin e punës.

Sipas analizatorëve të tregut të punës tek ne është rritur numri i të papunëve me arsim të mesëm teknik dhe me arsim të lartë. Por megjithë krizën, rritet kërkimi i punonjësve në fushën e shërbimeve, i shitësve dhe i njerëzve në biznesin e restoranteve. Vërehet dhe një mungesë e vazhdueshme e kuadrove me kualifikim të lartë, më tepër në fushën e teknologjive të informacionit dhe në disa specialitete mjekësore.

Kriza dhe papunësia i bënë shumë tërheqëse kurset e rikualifikimit, që nuk gëzonin një popullaritet të madh para 5-6 vjetëve. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ofron kurse të tilla që financohen nga programet e ndryshme, më tepër nga programi operativ “Zhvillimi i resurseve njerëzore”. Mundësi për rikualifikim profesional japin dhe qendra private për trajnim. Në to ofrohen kurse për profesione të ndryshme – për punë në restorante, kozmetikë, ndërtim, ekonomi etj. Pjesëmarrësit marrin certifikatë për profesionin përkatës.

“Ka një interes shumë të madh ndaj kontabilitetit, administrimit të biznesit, ndërtimit të parqeve – këto janë profesione që kërkohen dhe nga punëdhënësit – thotë Valentina Georgieva, drejtore e njërës nga qendrat e mëdha të kryeqytetit për rikualifikim profesional. – Kemi një program, i cili nuk financohet nga Ministria e Punës. Njerëzit që vijnë tek ne paguajnë vetë rikualifikimin e tyre ose e paguan punëdhënësi i tyre. Ofrojmë dhe programe të shkurtra që përfundojnë në cakun e dy-tre muajve. Interesi ndaj programeve tona është i madh. Vijnë të rinj, por ka dhe njerëz mbi 45 vjeç. Më shumë janë njerëzit në moshën aktive – midis 27 e 36 vjeç. Shumë nëna që janë në leje, na kërkojnë dhe interesohen për mundësitë e rikualifikimit profesional. Ato interesohen më tepër për kurset e gjuhëve të huaja dhe të kompjuterit. Disa kanë idenë të nisin një biznes të vet privat.”

Diplomat janë kombëtare, por janë të vlefshme dhe në Evropë. Shumë nga qendrat u bashkëveprojnë kursistëve për të gjetur punë – si në vend, ashtu edhe sipas kontratave për bashkëpunim ndërkombëtar.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dobrin Ivanov

Punëdhënësit kërkuan nga Gjykata e Lartë Administrative ngrirjen e pagës minimale

Punëdhënësit po kundërshtojnë në gjykatë rritjen e pagës minimale. Asociacioni i Kapitalit Industrial në Bullgari njoftoi se paraqitën një ankesë në Gjykatën e Lartë Administrative. Rreth 430 000 njerëz në vend marrin pagën minimale. Ka dy arsye për..

botuar më 24-11-06 12.05.MD

Hesus Kabajero është "Menaxheri i Vitit" në Bullgari për vitin 2024

Nëse kriza politike vazhdon, përfitimet e humbura do të arrijnë një prag nga i cili biznesi bullgar në mënyrë të pakthyeshme do të fillojë të humbasë aftësinë konkurruese për shkak të deficiteve në rritje në arsim, kujdesin shëndetësor,..

botuar më 24-11-05 10.01.PD
Llëçezar Bogdanov

Instituti për Ekonominë e Tregut bën thirrje për një deficit buxhetor nën 3%

Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për Ekonominë e Tregut. Gjatë prezantimit të opsionit alternativ të institutit për buxhetin e shtetit,..

botuar më 24-11-04 11.51.PD