Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A është i prekshëm sistemi bankar bullgar nga kriza në Greqi

Ministri i financave Simeon Djankov dhe zëvendësja e tij Ana Mihajlova shprehën opinionin se kriza në Greqi do të ndikojë më tepër në dhënien e kredive nga bankat greke në Bullgari.
Foto: Tanja Harizanova
“Nuk ka ndikim të krizës në Greqi në vendin tonë dhe bankat greke nuk eksportojnë mjete në bankat-nëna” – tha kategorikisht zëvendësguvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare, Dimitër Kostov. Komenti i tij është lidhur me paralajmërimet e ekspertëve nga agjencia e normimit të kredisë Fitch dhe kompania konsultuese Capital Economics, se kriza në Greqi mund të ndikojë në Bullgari, sepse bankat greke janë lojtarë kryesorë në tregun bankar bullgar. “Kriza në Greqi mund të prekë sistemet bankare dhe ekonomitë e vendeve nga Evropa Juglindore”, komentuan dhe nga Banka Evropiane për Rimëkëmbje dhe Zhvillim. Shqetësimet e këtyre institucioneve janë të lidhura me faktin se shumë banka dhe kompani greke kanë një prani serioze në një varg vendesh nga regjioni. Në Rumani 12% të bankave janë pronë greke, në Serbi 15% të tregut bankar kontrollohet nga bankierët grekë. Çfarë është pjesa e bankave greke në Bullgari?

“Bankat greke përbëjnë 30% të sistemit tonë bankar. Nga pikëpamja e kredidhënies, ato janë afër kësaj përqindjeje, kurse depozitat janë një e katërta e tregut bankar. Ky fakt mjafton që të krijojë shqetësim – komentoi ministri i financave Simeon Djankov. – Banka Kombëtare Bullgare është rregullator i tregut financiar dhe detyra e saj është që depozitat që bëhen në Bullgari, të mbeten në vendin tonë. Unë kërkova informatë si nga Banka Kombëtare, ashtu edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar në se kjo do të pengojë zhvillimin e ekonomisë bullgare. Deri në dy javë duhet të marr përgjigje se nuk ka problem, ndryshe do të filloj të shqetësohem dhe unë.”

“Njerëzit me depozita në bankat greke që operojnë në Bullgari nuk kanë arsye të shqetësohen” – tha guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare, Ivan Iskrov, si përgjigje e shqetësimeve të ministrit të financave, se degat e bankave greke në Bullgari mund të eksportojnë mjete në centralet e tyre në Greqi për shkak të krizës financiare atje.

Mediat përhapën një raport të agjencisë ndërkombëtare të normimit Moody’s, ku thuhet se sistemi bankar në Bullgari është në rrezik, kurse perspektiva e kredisë është negative dhe është e mundshme ulje e shkallës së kredisë. Shkaku kryesor është se shumica e bankave në vendin tonë janë të huaja. Për shkak të problemeve në vendet e tyre, kreditimi në Bullgari do të ulet, kurse çmimi i tij do të mbetet i lartë për shkak të riskut të rritur në tregun bullgar. Megjithatë në analizë nënvizohet se sistemi bankar tek ne mbetet mjaft rentabil. “Kanali i mundur për transferim të problemeve të Greqisë në Evropën Juglindore janë pikërisht degat e bankave greke jashtë shtetit” – komentuan nga agjencia Fitch, duke shtuar se “bankat në Bullgari, vendi me deficit më të ulët të buxhetit në BE, mund të zhyten për shkak të mëkateve fiskale të Greqisë fqinjë”.

Nga 1 shkurti Bullgaria ndërpriti bashkëveprimin me agjencinë Fitch dhe nuk ka arsye që të vlerësohet nga ekspertët e saj. Koment mbi këtë temë nga zëvendësministrja e financave Ana Mihajlova:

“Para një muaji i dërguam një letër agjencisë Fitch se kemi në plan të ndërpresim kontratën me ta për shkaqe financiare – tha Ana Mihajlova. – Një vend i vogël si Bullgaria nuk mund të paguajë 300 mijë leva (150 mijë euro) në vit që të vlerësohet nga edhe një agjenci. Ministri i financave do të shtrojë çështjen për spekulimet e agjencive të normimit në seancën tjetër të EKOFIN, sepse sipas nesh nuk duhet të lejohet një sjellje e tillë, e cila çon në spekulime dhe ndikon në tregjet financiare ndërkombëtare. Lexuam me vëmendje dhe analizën e agjencisë Moody’s. Ata nuk flasin për ulje të shkallës së kredisë, kurse për këtë se është e mundur që bankat greke në Bullgari të kenë vështirësi si bankat-nëna në Greqi. Analizat tregojnë se stabiliteti financiar dhe kontrolli financiar në Bullgari janë në nivel të lartë, kështu që do të vëmë re me kohë në se bankat kanë vështirësi. Nuk ka arsye për shqetësime për kursimet e bullgarëve në bankat greke në Bullgari. Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili ishte tek ne para ca ditësh, analizoi dhe gjendjen e sistemit bankar. Përfundimi i tij ishte se sistemi bankar në Bullgari është stabil. Aktualisht stabiliteti makroekonomik i Bullgarisë është tepër larg Greqisë.”

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Lukoil” mohoi se është duke negociuar me një konsorcium për shitjen e rafinerisë në Burgas

Pas publikimit në "Financial Times" se kompania ruse "Lukoil" po përgatitet t'i shesë rafinerinë në Burgas të Bullgarisë një konsorciumi kataro-britanik deri në fund të vitit, kompania lëshoi një qëndrim zyrtar. Në një letër për mediat, pronari i rafinerisë..

botuar më 24-11-07 3.09.MD
Vlladimir Malinov

Ministri i еnergjisë mësoi nga mediat për shitjen e “Lukoil Neftohim Burgas” nga kompania ruse

Ministri në detyrë i еnergjisë, Vlladimir Malinov, njoftoi në një konferencë se as ai dhe as Ministria e Energjisë nuk kanë informacion për shitjen e Lukoil Neftohim Burgas. Dje, Financial Times, duke cituar burimet e veta, raportoi se gjigandi rus i..

botuar më 24-11-06 5.37.MD

FT: “Lukoil i shet Neftohim në Burgas një konsorciumi kataro-britanik”

Kompania ruse "Lukoil" planifikon të shesë rafinerinë e saj bullgare në Burgas, e cila është më e madhja në Ballkan, shkruan “Financial Times” (FT). Kontrata pritet të shpallet deri në fund të vitit 2024. “Lukoil” i dërgoi tashmë një letër presidentit..

botuar më 24-11-06 1.15.MD