Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rinia e Ballkanit – erdhi koha për veprim

Pllakati i shkëmbimit rinor “Ballkan heART”
Foto: grafitë janë ofruar nga organizata joqeveritare U.S.B.
Gadishulli i Ballkanit ekziston në ndërgjegjen e njerëzve jo vetëm si koncept gjeografik, por edhe si simbol i konflikteve dhe ndarjes. Të rinjtë e sotëm, që kanë lindur në këtë regjion plot me ngjarje historike, refuzojnë që jeta e tyre të përcaktohet nga paragjykimet e brezave të mëparshëm. Një pjesë prej ndryshimit të mendimit janë dhe organizatat e ndryshme joqeveritare, që përpunojnë dhe zbatojnë projekte rinore në fushën e arsimit joformal dhe dialogut ndërkulturor. Bashkimi Evropian gjithashtu e ndihmon bashkëpunimin midis tyre dhe financon projekte të mira në kuadrin e programit “Rinia në Veprim” (“Youth in Action”).

Shembull për një projekt të suksesshëm me tematikë ballkanike është shkëmbimi rinor “Ballkan heART”, që u zhvillua nga data 4 deri më 14 mars në qytezën Velvento në Qarkun Kozani të Greqisë, organizuar nga organizata joqeveritare nga Selaniku U.S.B. (United Societies of Balkans ose Komunitetet e Bashkuara të Ballkanit). Një prej qëllimeve të projektit ishte të mbledhë 43 pjesëmarrës nga 7 vende ballkanike (Turqia, Serbia, Bosnja e Hercegovina, Maqedonia, Rumania, Bullgaria dhe Greqia), të cilët gjatë 10 ditëve të mësojnë të punojnë së bashku, të njihen me aspekte të ndryshme të kulturës së të tjerave, të kapërcejnë paragjykimet, duke gjetur në këtë mënyrë pjesët e përbashkëta midis njeri-tjetrit. Synimi është të gjitha këto dituri t’i ndihmojnë në bashkëpunimin e ardhshëm në zbatimin e projekteve të ndryshme. Në kuadrin e projektit u realizuan dhe 5 workshope në fushën e arteve dhe teknologjive bashkëkohore – qiri, argjendari, internet radio, fotografi, shkrimi kreativ dhe teatri i hijeve. Pjesëmarrësit u mësuan nga profesionistë, si edhe vetëm në kuadrin e disa ditëve morën dituri themelore në fushën e artit dhe mediave dhe vetë ata përgatitën stoli, qiri, krijuan fotografi artistike, një shfaqje teatrale dhe radioprogram. Ata paraqitën veprat e tyre, prezantuan edhe shtetet e veta në një festival, organizuar në qendrën e qytezën Velvento.
Pjesëmarrësit krijuan një shfaqje teatrale

Projekti “Ballkan heART” është shkëmbimi i parë rinor, organizuar nga U.S.B. Më shumë hollësi për projektet dhe qëllimet e kësaj organizate joqeveritare tregon presidenti i saj Aristodimos Parashu: “Qëllimi kryesor i organizatës sonë është të informojë njerëzit për kulturat e ndryshme të Ballkanit. Deri më sot kemi organizuar dy trajnime ndërkombëtare në kuadrin e programit “Rinia në Veprim” – “Balkan Vision” dhe “Xenophobia-Xenofilia”, si edhe një konferencë për folklorin, traditat dhe kulturat e Kapadokias dhe një festival rinor në Selanik. Në zyrën e organizatës shpesh herë zhvillojmë mbrëmje të kulturave të ndryshme, të cilat i paraqesim nëpërmjet muzikës dhe filmave nga vendet përkatëse. Synojmë të stimulojmë dialogun ndërkulturor, të motivojmë të rinjtë të punojnë për çështje sociale, t’i lirojmë nga mënyra pasive e jetës, nga e ashtuquajtura “frappé kultura” e Selanikut, duke treguar një mënyrë më aktive dhe më të shëndetshme të jetës. Puna mbi projekte rinore është shumë e rëndësishme, sepse ajo i jepet kuptim jetës.”

Pjesëmarrësit përgatitën qiri dhe stoli

Ndër anëtarët e organizatës joqeveritare janë edhe dy vullnetarë në kuadrin e programit të Bashkimit Evropian – EVS (European Voluntary Service d.m.th Shërbimi Vullnetar Evropian), që punojnë për projekte të ndryshme, të lidhura me dialogun ndërkulturor të Ballkanit. Njëri prej tyre është Aleksandru Ailiesiei nga Rumania, që ka eksperiencë të konsiderueshme në punën mbi projekte rinore: “Tani jam vullnetar në kuadrin e programit EVS, që është një program i Bashkimit Evropian për njerëz të rinj, të cilët marrin shansin të shkojnë në një vend sipas zgjedhjes të tyre dhe të punojnë vullnetarisht për organizata të ndryshme joqeveritare. Në tërësi puna mbi projekte rinore është shumë specifike dhe kërkon shumë dituri, kohë dhe energji, sepse bëhet fjalë për përdorimin e mjeteve evropiane, për punë me pjesëmarrës nga vende të ndryshme, për të cilët duhet të krijohet një projekt i dobishëm, që ata të mund të kthehen në vendet e tyre me dituri të reja, me diçka të çmuar. Programi “Rinia në Veprim” ofron shumë mundësi për zbatimin e projekteve të ndryshme. Puna mbi të ndihmon njerëzit e rinj në Evropë të zhvillojnë cilësitë e tyre personale dhe profesionale. Nuk mund të harrojmë edhe Youthpass, që është një dokument zyrtar i BE-së dhe shërben si një lloj CV evropiane, që paraqes dituritë dhe aftësitë e reja, të fituar pas një shkëmbimi rinor.”

Pjesëmarrësit morën dituri themelore në fushën e mediave dhe teknologjive bashkëkohore dhe vetë krijuan fotografi artistike dhe një radioprogram.
Prej disa muajsh U.S.B. ka dhe radio të vet në internet. Më shumë hollësi për këtë projekt tregon kryetarja e tij – Jana Pençeva nga Bullgaria: “Qëllimi im si vullnetare në organizatën U.S.B. ishte të themeloj një radio, e cila të paraqesë dhe popullarizojë muzikën dhe kulturën e Ballkanit, sepse dhe qëllimi i organizatës është të afrojë njerëzit nga pjesët e ndryshme të këtij rajoni. Dëgjimi i radios në internet është shumë i përhapur. Programi ynë është 24 orësh dhe 7 ditë në javë dhe mund të dëgjohet onlajn në adresë www.usbradio.gr. Gjatë muajve të ardhshëm do të bashkëpunojmë me studentët e gazetarisë nga Universiteti “Aristotel” i Selanikut, sepse një prej qëllimeve tona është të stimulojmë njerëzit e rinj të jenë kreativë dhe aktivë, të shprehin mendimet e tyre.”

Përgatiti në shqip: Maria Peeva
По публикацията работи: Maria Peeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Programi arsimor "Tregimet e pathëna të bullgarëve" me mbështetje të madhe brenda dhe jashtë vendit

Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..

botuar më 24-11-12 5.26.MD

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD
Dr. Petër Beron

Dr. Petër Beron për hapat e parë të tranzicionit bullgar dhe demokracisë sot

Më 10 nëntor 1989, në një mbledhje të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Bullgare (BKP), Todor Zhivkov u lirua nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm - posti më i lartë në parti dhe në shtet. Ajo që ndodhi në takim më vonë do të përkufizohej si një..

botuar më 24-11-10 7.30.PD