Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria u prezantua me sukses në fotomaratonën ndërkombëtare JugLindje 24-7

Foto: Ivan Ivanov
Dhjet fotografi me nga dhjetë fraza nga ditët e përditshme, të bëra në 7 qytete nga Evropa Juglindore në kuadrin e 24 orëve. Ky është rezultati përfundimtar nga fotomaratona ndërkombëtare JugLindje 24-7, e cila u realizua gjatë muajit shkurt të këtij viti njëkohësisht në qytetet: Banja Lluka - Bosnjë dhe Hercegovinë, Osijek - Kroaci, Peç - Hungari, Prishtinë - Kosovë, Sibiu - Rumani, Ruse - Bullgari dhe Shkup - Maqedoni. Maratona është një projekt i përgjithshëm i menaxherëve kulturorë nga Evropa e Mesme dhe Juglindore të fondacionit Robert Bosch Stiftung. Dhjetëra adhurues të fotografisë duhej të veprojnë në mënyrë krijuese dhe të tregojnë në një mënyrë origjinale dhe dëfryese tipiken për vendin dhe regjionin në të cilin jetojnë. Fotografitë më të mira për çdo një shprehi me fjalë nga të 7 qytetet morën pjesë në një konkurs ndërkombëtar dhe do të prezantohen në ekspozitën në Hungari, e cila do të jetë një pjesë nga ngjarjet, të përfshira në “Peç - kryeqyteti kulturor i Evropës 2010”. Autorët e 10 fotografive më të mira do të marrin duartrokitjet e publikut gjatë hapjes së ekspozitës më 2 prill të këtij viti. Mes tyre ka dhe bullgar - Ivan Ivanov nga qyteti Ruse.

A mundet një makinë - trabant e ndaluar nga lëvizja dhe e mbërthyer në pelenën e dëborës të çojë një njeri në Hungari? Mundet, vetëm po të bjerë në objektivin e Ivan Ivanovit. “Në këtë kurs u regjistrova me një dëshirë shumë të madhe dhe fillimisht qëndrimi im qe pak superior - kujtohet fotografi. Por kur lexova temat, mbi të cilat duhej të punohet, mjaft u sprapsa. Bile qesh në rrugë të heq dorë. Kurse temat janë shumë interesante: “Shtëpia e ëndrrave”, “Vëmendje”, “Utopi”, “Qytet, shtet, lum”, “Tempo”, “E hapur” “Radha”, “Lidhja”, “Gjermane” dhe “E prodhuar në Bullgari”. Më qe shumë e vështirë për tu orientuar. Fillimit u drejtova drejt Danubit - diçka, që është karakteristike për qytetin dhe aty fotografova mbi disa nga temat. Kurse sa i përket kësaj fotografie me trabantin, ideja fare për të më erdhi fare rastësisht. Në një oborr në afërsi me shtëpinë time ka dy trabante të parkuar, të cilët më provokonin t’i fotografoj, duke ilustruar “gjermanen”.

Me këtë fotografi Ivan Ivanov do që të ruajë nostalgjinë e vet mbi vitet e kaluara të rinisë dhe përmendi se me “trabant shkohej drejt bregdetit të dashur të Detit të Zi dhe jeta qe më e gëzuar”. Në të ai kërkon dhe një aluzion – kjo veshje prej kartoni të motorit nuk është tipik për gjermanët të njohur me profesionalizmin e vet lidhur me teknikën. Poligrafist për nga profesioni dhe fotograf për nga ndjenja Ivan Ivanov me fotografit e tij do që “të përshëndesë” frymën e së kaluarës, e cila “shëtit nëpër rrugët, dëgjon dhe përgjon nëpër stacionet dhe akoma është e gjallë”. Ai e fotografon trashëgiminë arkitekturore, kishat, monumentet dhe skulpturat e qytetit të vet. Sipas fjalëve të tij - “një përrallë veriore në stilin barok”.

“Fotografia është sëmundje, pohon Ivan Ivanovi. Më interesantja është që të fotografohet njeriu - thotë ai. Me modele kam punuar, në mënyrë mjaft të kufizuar deri tani, por në planet e mia edhe në të ardhme është të ngulmojë më shumë mbi këtë anë. Portreti është një gjë jashtëzakonisht e vështirë për tu arritur. Tek ai qëllimi nuk është të ngulitet pamja e njeriut mbi një farë mbartësi, por më tepër të ngulitet ajo, që është pas së dukshmes. Dhe pikërisht këtu është mjeshtëria e madhe, e cila për fat të keq e zotëroj akoma - të mund të futesh në shpirtin e njeriut, në qenien e tij të brendshme.”

Por si mund të futesh në shpirt? “Përmes syve” është përgjigja tepër e shkurtër dhe e prerë e fotografit.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Iliana Rajçeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Varna pret Festivalin Botëror të Filmave të Animuar

Edicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..

botuar më 24-09-11 6.15.PD

Një festival në Paris prezanton kinemanë e re bullgare

Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë".  "Këtë vit duam..

botuar më 24-09-10 7.30.PD

“Rrugica e Librit” në Sofje

Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..

botuar më 24-09-09 1.05.MD