Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Masa kundër krizës do të mbushin thesarin e shtetit

Këshilli kombëtar për bashkëpunim trepalësh miratoi masat kundër krizës
Foto: Tanja Harizanova
60 masa kundër krizës, 50 orë punë dhe 8 mbledhje të gjata me kafe dhe ujë, të paguara nga paga e ministrit të financave Simeon Djankov. Ky është bilanci i financierit №1 për programin e diskutuar kundër krizës të qeverisë në Këshillin kombëtar për bashkëpunim trepalësh. Mbi 59 prej masave kundër krizës ka konsensus midis partnerëve socialë, kurse ajo e fundit, e cila i përket pagimit të shpërblimeve për sëmundje do të shtohet nga qeveria për shkak të mungesës së pajtimit. Të ardhurat e pritura prej masave janë me përmasë 1.6 mlrd. leva (800 mln. euro), dhe qeveria shpreson se në këtë mënyrë deficiti buxhetor i vendit nuk do të tejkalojë 3 për qind.

Më shumë të ardhura në thesarin e shtetit priten nga privatizimi i pjesëve shtetërore në kompanitë e mëdha, nga ulja e shpenzimeve në administratën shtetërore me 10 për qind dhe nga shitja e emisioneve të kursyera të dyoksidit. Kryesorja në pakon e masave kundër krizës është refuzimi i peshës tatimore dhe angazhimi i kabinetit të paguajë borxhet e tij ndaj biznesit. Sindikatat arritën të anulojnë tavanin e shpërblimeve në rast papunësie, si dhe të rritin shpenzimet për ndihmë sociale. Me 10 milionë leva (5 milionë euro) Ministria Sociale do ta ndihmojë tregun e punës në rajonet me papunësi të lartë. Një pjesë e masave përfshijnë tatim për fitimet nga lojërat e fatit dhe tatimi “luks”. Kriter për prona dhe sende luksi sipas Këshillit trepalësh janë ato me vlerë tatimore mbi 300 mijë leva (150 mijë euro) dhe automjetet me vlerë mbi 70 mijë leva (35 mijë euro). Pronarët e tyre do të paguajnë tatime dy herë më të larta.

“Sot i paraqitim shoqërisë dy rezultate pozitive – shprehu kënaqësinë e tij nga marrëveshja e nënshkruar me partnerët socialë Simeon Djankov. – I pari është se Këshilli kombëtar për bashkëpunim trepalësh tregoi se mund të punojë si një forum i vërtetë për marrje vendimesh. Rezultati i dytë pozitiv është se arritëm bashkë deri në një listë prej 59 masash. Një pjesë prej tyre janë për shkurtim të shpenzimeve në administratë, kështu qe edhe ajo të marrë peshën e krizës, një pjesë tjetër janë për lehtësim të biznesit. Ky dialog tregoi se bashkë me partnerët socialë mund të zgjidhim shumë prej problemeve në ekonomi dhe në sfera të tjera të shoqërisë.”

Për shkak të të ardhurave të pritura nga masat kundër krizës dhe ekonomitë në sektorin publik TVSH-ja do të mbetet si deri tani 20 për qind.

“Në qoftë se Këshilli kombëtar për bashkëpunim trepalësh kishte miratuar që vitin e kaluar masa kundër krizës, tani ato nuk do të ishin 59, por 5 – tha kryeministri Bojko Borisov. – Sindikatë, punëdhënës dhe industrialistë punuan 50 orë pa pagesë mbi përgatitjen e masave kundër krizës. Ky stil i punës do të vazhdojë, sepse do të ketë debate edhe për reformën shëndetësore, si dhe për reforma të tjera.”

Partnerët socialë deklaruan njëzëri se dialogu me qeverinë gjatë javës së fundit ka qenë “i vështirë, por pa precedent.” “Këto oferta e shpërndarin barazisht negativat e krisës ekonomike mbi shtet, punëdhënës dhe të zënë në ekonomi, kështu qe të mos ketë shtresa të privilegjuara”, saktësoi kryetari i Dhomës Ekonomike Bullgare Bozhidar Danev.

“Dialogu social në Bullgari përsëri u bë fakt pas vitit 1994, shprehu kënaqësi nga konsensusi i arritur mbi pakon e masave kundër krizës Ivo Prokopiev, kryetar i Konfederatës së punëdhënësve dhe industrialistëve. – Ka një Këshill efektiv për bashkëpunim trepalësh, kurse merita është e të gjithë pjesëmarrësve në të, por kryesisht e shtetit. Dokumenti ka disa pika kryesore. Një prej tyre është përmirësim i mjedisit të biznesit dhe dalje nga gjendja e vështirë e buxhetit. Pjesa tjetër e rëndësishme janë reformat. Këshilli trepalësh përkrah dy prej reformave më të rëndësishme në sferën publike – në shëndetësi dhe në sistemin e pensionimit, të cilat duhet të fillojnë deri në fund të muajit maj.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prej 3 vitesh INSAIT e pozicionon Bullgarinë në hartën teknologjike të botës

Që nga themelimi i tij më 11 prill 2022, Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji – INSAIT ka arritur një sërë suksesesh dhe vazhdon ta pozicionojë Bullgarinë në hartën globale të teknologjisë. Disa..

botuar më 25-04-11 12.46.MD

Mbi 65 modele motoçikletash do të ekspozohen për herë të parë në Moto Expo 2025 në Sofje

Menjëherë pas hapjes së sezonit të motoçikletave në Sofje në fund të marsit, kryeqyteti ynë pret ekspozitën më të madhe të motoçikletave në vendin tonë. Ajo do të mbahet nga sot deri më 14 prill në Arena 8888 Sofja.   Do të ekspozohen midis 700 dhe..

botuar më 25-04-11 5.55.PD
Foto: Qendra Kulturore dhe Informative Bullgare në Shkup

Universitetet bullgare prezantojnë programet e tyre në gjuhën frënge në Shkup

Mundësitë për arsim të lartë cilësor në frëngjisht në Bullgari do të prezantohen gjatë një ekspozite arsimore në Shkup. Ngjarja është pjesë e fushatës “Continuons en français” – le të studiojmë në frëngjisht në universitetet bullgare” dhe do të..

botuar më 25-04-09 1.40.MD