Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Xhejms Uorlik: “Duhet t’i bindni investuesit, se këtu mund të fitohen para”

Gjatë kohës së tryezës së rrumbullakët me temë “Bullgaria: një destinacion tërheqës për investime” ambasadori i SHBA-së në Bullgari Xhejms Uorlik deklaroi se aktualisht Bullgaria është një destinacion për investime afatshkurtra, por në qoftë se dëshmon sigurinë dhe stabilitetin e vet, mund të shkaktojë dhe një interes afatgjatë.
Foto: Tanja Harizanova
Investimet dhe inkurajimi i tyre janë ai instrument, i cili mund të bëhet lokomotiva reale për realizimin e masave anti-krizës. Këtë e deklaroi ministri i ekonomisë dhe i energjetikës Trajço Trajkov gjatë kohës së tryezës së rrumbullakët me temë “Bullgaria: një destinacion tërheqës për investime” Forumi ishte organizuar nga Dhoma tregtare amerikane në Bullgari me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të qeverisë, biznesit, ambasadorëve dhe atasheve tregtarë nga Bashkimi Evropian, Evropa Juglindore, SHBA-ja, Japonia dhe Kina. Trajço Trajkov vuri në dukje se, lufta me krimin e organizuar dhe përmirësimi i veprimtarisë së sistemit gjyqësor ndihmojnë për shtimin e interesit investues ndaj Bullgarisë. Po rritet dhe efikasiteti nga puna e Agjencisë për investime, duke u shtuar kapaciteti ekspert, të drejtat dhe drejtimi i projekteve.

“Qëllimi është të mbledhim frytet nga puna e mirë, të cilën e kemi realizuar për krijimin e kushteve të favorshme për investime, sepse Bullgaria akoma nuk është një markë tregtare, e njohur nëpër botë, nuk është emri i parë i cili i vjen ndërmend investuesit potencialë, kur mendon për Evropën - tha gjatë kohës së forumit ministri Trajkov, duke bërë këtë analogji. - Në një farë kuptimi Bullgaria u përngjan automobilave koreane gjatë viteve 80. Është më se e qartë se janë me cilësi, por dyshojmë se jo çdo gjë është ashtu siç duhet. Ka shkaqe të shumta, për shkak të të cilëve njeriu mund t’i blejë, por nganjëherë dalin probleme me garancinë dhe shërbimin lidhur me të.”

Investuesit potencialë mësojnë me një farë çudie fakte për Bullgarinë, nënvizoi Trajço Trajkov, duke saktësuar se shfaqet efekti i: “Si ka pasur mundësi të dimë për këtë!” Në vitet e mira të një rritjeje të lartë ekonomike Bullgaria tërhiqte investimet e huaja, të cilët i tejkalonin ato mesatare për Bashkimin Evropian dhe regjionin. Ato qenë të mundshme për shkak të premisave atraktive ekonomike në vend.

Cila është situata gjatë kohës së krizës?

“Ndaj momentit të tanishëm, pavarësisht nga kriza, Bullgaria po vazhdon të qëndrojë në të njëjtën mënyrë në krahasim me konkurrentët e vetë investuesë - komenton situatën e tanishme me investimet ministri Trajkov. Studimet e një pjese të madhe nga analizuesit tregojnë se në Bullgari ka kushte tërheqëse, por ato nuk janë të lidhura patjetër me këtë sinjal bindës: “Ejani dhe vendosuni këtu”. Në studimet e fundit për shembull të “Ernst & Young” ka një fenomen interesant sa u përket kritereve të ndryshme që Bullgaria të qëndrojë në vendin e parë ose të dytë. Në klasifikimin e Moody’s Investros Service, e cila studion stabilitetin financiar, papunësinë, treguesit makroekonomik, Bullgaria klasifikohet shumë lartë. Me fjalë të tjera ka gjëra të shumta, mbi të cilat vendi ynë është tërheqës dhe ato duhet të hyjnë në një program shumë mirë të paketuar, të ofruar dhe të përkrahur.”

Ambasadori amerikan në Bullgari Xhejms Uorlik deklaroi se aktualisht Bullgaria është një destinacion për investime afatshkurtra, por në qoftë se dëshmon sigurinë dhe stabilitetin e vet, mund të shkaktojë dhe një interes afatgjatë. Bullgaria ka nevojë prej një kodi të fort të procedurës penale, i cili t’i garantojë biznesit se asnjë nuk qëndron mbi ligjin, se krimet do të ndiqen, kurse fajtorët do të dënohen.

“Bullgaria është një destinacion shumë tërheqës për investime sot dhe do të jetë edhe në të ardhme, por ka disa gjëra të cilat duhet të bëhen, që të garantohet kjo - tha gjatë kohës së forumit diplomati amerikan. Ndryshimet kyçe në Bullgari duhet të lidhen me sigurimin e superioritetit të ligjit, stimulimin e biznesit, si dhe investim në arsim dhe infrastrukturë. Superioriteti i ligjit është elementi më i rëndësishëm, i cili mund t’i bind investuesit e huaj të investojnë paratë e veta këtu. Elementi i dytë janë stimujt për investuesit. Nuk bëhet fjalë vetëm për stimuj financiar, por dhe për mundësinë për gjenerimin e fitimeve. Duhet të bindni botën se, këtu mund të fitohen para - jo vetëm nga kompanitë e huaja por dhe nga ato vendase. Çështja e tretë është e lidhur me mundësinë për përmirësimin e mjedisit të biznesit - heqjen e barrierave për investime, pakësimin e burokracisë. Arsimi dhe infrastruktura janë shumë të rëndësishme për investimet në Bullgari. Vetë kompanitë duhet të fusin para në biznes-infrastrukturën dhe në teknologjitë e reja”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Konfederata e Punës “PODKREPA” kritikoi ashpër projektin për ndryshime në Kodin e Punës

Konfederata e Punës “PODKREPA” kritikoi ashpër projekt-amendamentet në Kodin e Punës të përgatitur nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, sipas të cilave rritja e pagës minimale lidhet vetëm me inflacionin. Në një deklaratë të përhapur, sindikata..

botuar më 24-11-12 7.44.MD
Stanisllav Popdonçev

Biznesi është i shqetësuar se kriza politike po pengon zhvillimin e vendit

Prioritetet kryesore të biznesit – anëtarësimi në Eurozonë dhe Shengen me bazë tokësore, mbeten në plan të dytë. Ata janë motorët që mund t'i japin një shtysë ekonomisë dhe mungesa e një qeverie të rregullt i pengon ato të arrihen, tha për BNR..

botuar më 24-11-12 10.45.PD

“Lukoil” mohoi se është duke negociuar me një konsorcium për shitjen e rafinerisë në Burgas

Pas publikimit në "Financial Times" se kompania ruse "Lukoil" po përgatitet t'i shesë rafinerinë në Burgas të Bullgarisë një konsorciumi kataro-britanik deri në fund të vitit, kompania lëshoi një qëndrim zyrtar. Në një letër për mediat, pronari i rafinerisë..

botuar më 24-11-07 3.09.MD