Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nikollaj Mlladenov: “Evropa duhet të evitojë komplekset e veta nga e kaluara dhe të fillojë të flasë në një zë me Amerikën”

Ministri bullgar i punëve të jashtme Nikollaj Mlladenov
Foto: BGNES
Sipas analizatorit nga ofisi i Londrës i Këshillit Evropian për politikë të jashtme Nik Uitni, i cili merr pjesë në debatin në Sofje me temë “Qëndrimi i ri i Evropës ndaj Amerikës”, Evropa është një kontinent i vjetër në kërkimin e rolit të ri në marrëdhëniet e veta me SHBA. Në këtë është i bindur dhe ministri bullgar i punëve të jashtme Nikollaj Mlladenov. Sipas tij, kjo është sfidë për të gjithë në Bashkimin Evropian:

“Kjo është mënyra të cilën ne të gjithë sikurse e kemi në Evropë, të thënë ndryshe “të bëjmë sipas kokës tonë” derisa dikush tjetër mban çadrën mbi kokën tonë. Është shumë lehtë, kur ndokush tjetër të ruan, ti të jesh kreativ, interesant dhe të dalësh me iniciativa të reja. Shumë më vështirë është kur vet e mban çadrën, me të cilën ruhesh, me fjalë të tjera, vet përgjigjesh për politikën tënde personale. Bashkimi Evropian është një partner i barabartë i Shteteve të Bashkuara, dhe jo territor i cili duhet të mbrohet nga Uashingtoni. Të ndërtojmë euroinstitucionet, të cilat të na lejojnë ta bëjmë, është sfida më e madhe përpara Evropës.”

Sipas ministrit Mlladenov, Evropa ka më të paktën 2 komplekse, të cilët akoma janë të paevitueshëm në politikën e përgjithshme evropiane. Ato janë të shkaktuara nga e kaluara e ndryshme e vendeve nga Bashkimi Evropian gjatë 50 vjetëve të fundit. Njëri është kompleksi postkolonial i vendeve të vjetra koloniale nga Evropa Perëndimore, tjetri - kompleksi postsovjetik i vendeve nga Evropa Lindore. Këto dy komplekse do të krijojnë vazhdimisht tension në politikën evropiane dhe kjo vihet re në çdo një nivel. “Dhe në dëshirën të ketë si Iniciativë mesdhetare , ashtu dhe Iniciativë për partneritet lindor - vuri në dukje ministri i jashtëm. Dhe në dëshirën se në cilin drejtim të ridrejtohen mjetet e pashfrytëzuara buxhetore të Bashkimit Evropian dhe në lobimin për këtë se kush është me prioritet - marrëdhëniet në lindje ose në perëndim”. Tensioni tjetër i madh sipas ministrit Mlladenov është mbi evitimin e kuptimit për botën rreth Bashkimit Evropian.

“Me mjete evropiane duam të ndihmojmë për zgjidhjen e konflikteve rreth nesh - vuri në dukje Mlladenov. Por jo duke imponuar rregullat tona personale, por duke shfrytëzuar përvojën, të cilën e kemi fituar në Bashkimin Evropian. Kjo do të thotë të jemi më të ndjeshëm ndaj dallimeve kulturore, etnike, fetare në botë rreth nesh, duke kërkuar zgjidhje.”

Sa i përket partneritetit midis Evropës Lindore dhe Perëndimore, të afruar në mënyrë metaforike si martesë, ministri Nikollaj Mlladenov komenton:

“Në fund të fundit ne jemi “martuar” për vendet e vjetra anëtare. Ato tanimë kishin ndërtuar Bashkimin Evropian në pjesën më të madhe, kur ne u bashkuam ndaj tij. Por kjo nuk do të thotë se jeta që këtu e tutje - është e tyre dhe ajo e jona do të jetë e tillë siç ka qenë para martesës. Gjendja ekonomike, zhvillimi politik, problemet të cilat i emocionojnë vendet si Bullgaria dhe Polonia, Spanja, Danimarka janë të ndryshme në pjesën e vet më të madhe. Prandaj është e domosdoshme të gjendet kompromis midis të gjitha këtyre politikave dhe pikëpamjeve. Hapi tjetër vjen me Marrëveshjen e Lisbonës - me dëshirën që një njeri të fillojë të flasë në emër të Bashkimit Evropian, duke balancuar përsëri interesat.”

Sipas Nik Uitnit evropianët nuk mundin t’i ofrojnë Shteteve të Bashkuara të Amerikës partnerin, nga i cili kanë nevojë. Evropianët e kryejnë punën e vet përmes të folurit dhe konsultimeve. Kurse kjo është në kundërshtim të qëndrimit pragmatik të Amerikës. Amerikanët shqetësohen po kështu dhe nga bindja e evropianëve nga Evropa e “vjetër” se janë më të mençur se ta. Ai mendon se Rusia nuk është një kërcënim real, si dhe se gjatë 12 vjetët e ardhshme do të ketë një integrim të ngushtë të politikave ekonomike në kuadrin e Eurozonës.

Sa i përket qëndrimit të ri të Evropës ndaj Amerikës, sipas Utnit:

“Mësimi bazë është se, duhet të pohojmë se në Bashkimin Evropian kemi nevojë të rritemi akoma. “Të kapim demin nga brirët”, të dyfishojmë përpjekjet dhe të mos t’i lemë Shtetet e Bashkuara ose NATO-n të na mbarojnë punën. Të mendojmë për interesin evropian në mënyrë, e cila do të jetë më e mirë për ne. Dhe do të mbarojmë një punë më të mirë, në qoftë se e imponojmë interesin evropian aty, ku në 80-90% ai përkon me atë të Shteteve të Bashkuara. Kështu marrëdhëniet transatlantike do të jenë më të forta dhe më efektive.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Protesta para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” u kthye në trazira para premierës së pjesës “Armët dhe njeriu”

Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..

rinovuar më 24-11-08 12.27.MD

Një ekspeditë polare bullgare eksploroi Kontinentin e Akullit për herë të 33-të

Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..

botuar më 24-11-08 7.30.PD

Antarktida është motori i ndryshimeve klimatike

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..

botuar më 24-11-07 7.30.PD