Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarje muzikore

Në fotografinë (nga e majta në të djathtë): saksofonisti belgjian Bernard Guyot, Vesellin Vesellinov-Eko – kontrabas, Venci Bllagoev – trombë dhe Dimitër Dimitrov – daulle.
Foto: arkiv personal

Në qytetin Stara Zagora (Bullgari Juglindore) ndodhet një prej teatrove me histori më të lashtë, ndërsa në vitin 1925 u hap opera e qytetit. Qendër e madh universitare, Stara Zagora është e njohur edhe si “qyteti i blirëve, rrugëve të drejta dhe poetëve”. Shpesh ndaj përcaktimit mund të shtohet edhe “qyteti i xhazit”. Së paku kjo është ëndrra e një grupi intelektualësh nga qyteti, të bashkuar në “zarAArt”. Kjo organizatë është themeluar gjatë verës së vitit 2009, atëherë sipas një ideje të trombistit të njohur Venci Bllagoev ishte vendosur fillimi i stinës interesante të xhazit “Live Zara Xhaz”. Tashmë koncertet kanë shumë adhurues jo vetëm në qytet, por edhe në vendbanimet e afërta. Përpara disa ditësh në skenën e “Live Zara Xhaz” pianisti Antoni Donçev, këngëtarja Marina Gospodinova dhe Venci Bllagoev paraqitën “You must believe in Spring” (“Ti duhet të besosh në pranverë”). Ky projekt unikal është bazuar mbi standarde të xhazit në një variant vokal, me tekste nga poetja Maria Doneva.

Koncertet e afishes së “Live Zara Xhaz” zhvillohen në sallën e bibliotekës “Zaharij Knjazheski”. Godina e bibliotekës është shumë e re, multifunkcionale dhe ka njëqind vende. Qytetarët e dinë, se atje zhvillohen shumë aktivitete të ndryshme dhe interesante. Snezhana Marinova - drejtorja e bibliotekës tha: “Ne jo vetëm grumbullojmë, përpunojmë dhe japim informatë. Institucioni ynë është një qendër e vërtetë kulturore e qytetit Stara Zagora dhe e regjionit. Godina e re na jep shumë mundësi. Lexuesit mund jo vetëm të marrin një libër, por edhe të dëgjojnë muzikë, të takohen me njerëz interesante.” tha zonja Marinova dhe vazhdoi:

“Një prej drejtimeve të reja, që cilat kemi ndërmarrë, janë koncertet “Live Zara Xhaz”. Kur Venci Bllagoev ofroi të bëjë prova me koncerte të xhazit në Stara Zagorën bile atëherë besova, se do të ketë publikë. Ekzekutuesit bëjnë dhe një workshop për muzikantët e rinj nga qyteti. Në qytetin kemi shkollë muzikore, operë. Tradita në fushën e muzikës klasike është një bazë e mirë për koncertet e xhazit. Tani po aplikojmë projekte në kuadrin e programeve të ndryshme. Kërkojmë mundësi t’i bëjmë koncertet e xhazit një festival. Bashkia e qytetit Stara Zagora na ndihmon me mjete financiare. Në sajë të kësaj mbështetjeje kishim mundësi të ftojmë muzikantë të mirë. Për shembull një prej koncerteve të fundit është i bashkatdhetarit tonë nga Franca Mario Stançev, i cili është një xhaz pianist i njohur” - tha Snezhana Marinova përpara mikrofonit të Radio Bullgarisë.

Një prej vendeve më interesante në qytetin Stara Zagora është forumi i qytetit antik romak Avgusta Trajana, i cili tërheq shumë turistë. Si edhe shumë adhurues të artit, sepse atje zhvillohen shfaqje operistike, teatrale dhe të baletit. Përpara librarisë “Zahari Knjazheski” ndodhet një rrugë të ruajtur antike. Entuziastët nga organizata “zarAArt” kanë për qëllim të bëjnë në këtë vend koncerte të hapura.


Gjatë vitit 2010 u zhvillua edicioni i pesëdhjetë i një prej festivaleve më të vjetra – “Ditët muzikore të marsit”. Kështu për herë të radhës muaji i marsit u bë një festë e adhuruesve të muzikës, ndërsa qyteti bullgar Ruse, ku zakonisht zhvillohet aktiviteti – një kryeqytet muzikor. Festivali “Ditët muzikore të marsit” organizohet nën patronazhin e Ministrisë së kulturës dhe merr pjesë në Shoqatën Evropiane të Festivaleve. Nga 13 deri më 28 mars në skenën muzikore në Ruse u prezantuan këngëtarë dhe grupe të ndryshëm nga 13 vende, ndër të cilat Britania e Madhe, Austria, Franca. Programi përfshinte si projekte ndërkombëtare, ashtu dhe klasat profesionale tradicionale. Muzika ishte e shumëllojshme – nga baroku, klasike, muzikë bashkëkohore dhe xhaz, dhe muzikë tradicionale kineze. Interpretimet e Koncertit për violinë nga kompozitori bullgar Bozhidar Spasov, dhe të Simfonisë së Tetë nga Emil Tabakovi ishin të shkëlqyera. Në kuadrin e festivalit Shoqata e Operës dhe Filarmonisë e Ruses prezantoi premierën e operës “Faust” të kompozitorit francez Charles Gounod me dirigjent- regjisor Najden Todorov. Për herë të shtatë mik i festivalit “Ditët muzikore të marsit” ishte ansambli i dhomës “Solistët e Moskës” – një prej grupeve më të mira artistike në këtë zhanër. Ai dha dy koncerte. Ndër aksentët e forumit ishte interpretimi i solistëve të Filarmonisë së Vjenës me pjesëmarrjen e pianistes së njohur bullgare Maria Princ.

Gjatë vitit 2010 Shkolla Kombëtare e Artëve e qytetit Ruse gjithashtu mbushi 50 vjet. Jubileu u shënua me disa koncerte festive, dy prej të cilave u zhvilluan në kuadrin e festivalit “Ditët muzikore të marsit”. Koncerti i parë ishte simfonik: solistë të Orkestrës së festivalit ishin dueti i pianos Aglika Genova dhe Ljuben Dimitrov dhe Svetlin Rusev, i cili është profesor i violinës pranë Konservatorit Kombëtar të Muzikës në Paris. Koncerti i dytë ishte i dhomës. Ai u zhvillua nën titullin “Brezat”. Në të morën pjesë ish nxënësit e shkollës, të cilët kanë bërë një karrierë të suksesshme.

Ndër miqtë e festivalit “Ditët muzikore të marsit” ishte Orkestra simfonike e Radios Kombëtare Bullgare. Sivjet ajo dha dy koncerte. Dirigjenti i tyre ishte maestro Emil Tabakov, i cili ka qenë nxënës i Shkollës Kombëtare të Artëve në Ruse. Ai tregon, se festivali për të është një shkollë profesionale. Në sajë të atij aktiviteti, kur ka qenë një muzikant i ri, Emil Tabakov u takua me disa prej emrave më të mëdhenj në fushën e muzikës. Koncertet e sivjetshme të Orkestrës simfonike pranë Radios Kombëtare Bullgare gjithashtu ishin me solistë – muzikantë me famë botërore. Gjatë koncertit të parë u prezantuan violinisti bullgar Minco Mincev dhe violonçelisti nga Britania e MadheRobert Cohen. Për herë të parë në skenën muzikore të Ruses u prezantua violinistja gjermane Carolin Widmann.

Edicioni i jubileut i festivalit “Ditët muzikore të marsit” mbaroi me një koncert të Shoqatës së Filarmonisë në Ruse dhe korit “Tingujt e Danubit”. Miqtë e festivalit dëgjuan Simfoninë e Nëntë nga Bethoveni, të dirigjuar nga Horia Andreesku.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova dhe Maria Peeva

По публикацията работиха: Allbena Bezovska, Elena Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Millço Leviev

Koncert kushtuar muzikantit të madh bullgar Millço Leviev

Muzika e kompozitorit dhe pianist bullgar me famë botërore Millço Leviev do të tingëllojë sonte (më 28 tetor) në Sallën "Bëllgaria" në Sofje. Koncerti "Legjenda për Millço" i Ansamblit të Dhomës "Sofijski Solisti" nën drejtimin e Konstantin Dobrojkov..

botuar më 24-10-28 12.30.MD

"Qetë"

Roberto Nikollov, i njohur si Robi, është i palodhur – pasi prezantoi albumin e tij "Të dy" këtë pranverë, tani është gati me një koleksion të ri. Një nga këngët e tij të reja “Qetë” trajton një temë të rëndësishme sociale. Edhe këtu është e..

botuar më 24-10-25 12.40.MD

Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare hap sezonin e ri me një koncert atraktiv

Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare (BNR)   me dirigjent Antoni Donçev hap sezonin e ri krijues me një koncert më 24 tetor në Studion e Parë të Radios. Programi përfshin muzikë origjinale nga Dimitër Bodurov - pianist, kompozitor dhe producent..

botuar më 24-10-24 8.10.PD