
“Sipas të dhënave tuma dhe tempulli janë ndërtuar pas viteve 358-350 p. K. – tregon dr. Ivan Hristov, d.m.th. në kohën e Filipit të Maqedonisë”. Atëherë në këtë rajon sundonin mbreti Amatok i Dytë i fisit trak të odrisëve (359-351 p. e. r.) dhe djali i tij Teresi i Dytë (341-339 p. e. r.), i cili është rrëzuar nga Filipi i Maqedonisë. Në kohën e këtyre sunduesve trakë filloi ndërtimi i tempullit madhështor, i cili sot ndodhet në Starosel. Fshati është një qendër kulturore, në të cilën ka shumë monumente nga shekulli IV p. K. Gjatë vitit 2005 në majën Kozi gramadi të malit Sredna gora zbulova një vendbanim mbretëror. Ai është asgjësuar gjatë ekspeditave të Filipit të Maqedonisë. Por prania e tij dëshmon se në këtë rajon ka ekzistuar një qendër politike e trakëve. D.m.th. rajoni është shumë interesant për studime në fushën e trakologjisë dhe arkeologjisë. Sivjet do të rifillojmë studimet në vendbanimin mbretëror. Kështu do të bëhet lidhje midis tumës së Çetinjos dhe monumenteve lart në mal.”
Studiuesit e quajtën pajisjen madhështore të tumës “Tempulli i te pavdekshmëve”. Pse – shpjegon dr. Ivan Hristov:
“Në këtë tempull janë bërë rituale, të lidhura me pavdekshmërinë e sunduesve trakë, rituale, për të cilat dimë nga burimet e shkruara. D.m.th. pas vdekjes së sunduesit, ai bëhet gjysmëperëndi dhe është nderuar në mënyrë të caktuar. Vetë varrimet e sunduesve kryheshin në vendet e tjera. Një varrezë e tillë është zbuluar nga arkeologu dr. Kitov në tumën e Pejços, e cila ndodhet në rrëzë të tumës së Çetinjos. Mund të bëj krahasim me katedralet e mbretërve francezë, ku ata janë vendosur përkohësisht, ndërsa varrezat e tyre kanë qenë afër katedraleve. Tempulli pranë fshatit Starosel ka kryer funksione të ndërlikuara dhe të ndryshme. Ai me siguri ka shërbyer përfaqësuesit e dinastisë së odrisëve nga shekulli IV p. K.”
Sipas arkeologut tempujt e lashtë të trakëve në këtë rajon janë lidhur me një trase, e cila i ngjan Udhës së shenjtë për në Delfi.
“Tempujt nuk ekzistojnë të izoluar – thotë ai. – Rreth tyre ndërtohen komplekse, ku besimtarët dhe pelegrinët kryejnë shërbesat fetare. Kështu formohet një territor i shenjtë. Zbulimet arkeologjike dëshmojnë për rituale, të cilat janë lidhur me pavdekshmërinë dhe besimet e trakëve në jetën pas vdekjes. Kemi për qellim ta studiojmë trasenë e të ashtuquajturës Udha e shenjtë, e cila ka kaluar deri në vendbanimin mbretëror të kreshtës së malit Sredna gora.”
Udha e lashtë mund të bëhet një itinerar interesant për monumentet në rajonin e Staroselit, pohon dr. Hristov. Sepse për të qenë e plotë njohuria për kulturën e trakëve, njeriu duhet të vizitojë jo vetëm një prej objekteve, por tërë hapësirën.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Doktori bullgar Ivan Seliminski (1799 – 1866) dhe shqiptari Naum Veqilharxhi (1797 – 1846) kanë një fat të përbashkët historik – të dy janë rilindës të shquar dhe luftëtarë për kulturën dhe lirinë kombëtare. Zgjedha e rëndë e robërisë i detyroi ata të..
Lart në kanionin e lumit Rusenski Llom fshihet një nga qendrat shpirtërore më mbresëlënëse të Bullgarisë. Bëhet fjalë për një kompleks me dhjetëra qeli shkëmbore, kapela dhe kisha të gdhendura në të dy anët e lumit , të cilat u krijuan që në..
Disa ditë më parë, arkeologët zbuluan një pjesë të infrastrukturës komplekse nëntokësore që i shërbente banjave romake të Raciaria-s - një nga qytetet më të rëndësishme antike në Veriperëndimin bullgar, i cili u ngrit në shekullin e parë në zonën e..