Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fushatë evropiane për mbrojtje të shumëllojshmërisë biologjike

Viti 2010 është shpallur Vit botëror i shumëllojshmërisë biologjike nën moton: “Shumëllojshmëri biologjike: të gjithë ne jemi pjesë prej saj.”
Foto: www.cbd.int/2010
Ndër aktivitetet e shumta, të lidhura me Ditën e tokës në Bullgari, vendosëm të vëmë theksin mbi një prej tyre – paraqitja e fushatës së BE-së për rritjen e nivelit të informimit sa i përket humbjes së shumëllojshmërisë biologjike në Evropë. Akoma më tepër se viti 2010 është shpallur Vit botëror i shumëllojshmërisë biologjike. Fushata kalon nën moton: “Shumëllojshmëri biologjike: të gjithë ne jemi pjesë prej saj.”

Sipas studimit të fundit të Eurobarometër doli se vetëm 38 për qind e evropianëve e njohin kuptimin e fjalës shumëllojshmëri biologjike, kurse 28 për qind e kanë dëgjuar termin, por nuk e dinë kuptimin e tij. Që t’i zbatojë qëllimet e vëna në fushën e ruajtjes së shumëllojshmërisë biologjike, BE-ja pa dyshim nevojitet për një shoqëri më të informuar, e cila të jetë aleate e autoriteteve në luftimin e rëndë për ruajtjen e natyrës.
“Para 10 vitesh BE-ja i vuri vetes qëllimin që deri në vitin 2010 të ndalojë humbjen e shumëllojshmërisë biologjike në Evropë, domethënë të ndalojë zhdukjen e llojeve bimore dhe kafshore, rikujtoi për Radio Bullgarinë Konstntin Ivanov, zëdhënës i degës bullgare të Fondit për natyrën e egër. – Kjo për fat të keq nuk ndodhi dhe tani është momenti që të bëhen disa përfundime pse ndodhi kështu dhe çfarë duhet të bëhet gjatë dekadës tjetër, që të mund të ndalohet kjo tendencë negative. Me fushatën e tanishme Komisioni Evropian ka për qëllim t’i bindë evropianët se në Evropë ende ka vende me natyrë të ruajtur mirë dhe nga të gjithë varet nëse do ta ruajmë këtë pasuri. Fushata ka për qëllim të tregojë gjithashtu se në natyrë gjithçka është lidhur, kurse njeriu është në fund të vargut dhe në qoftë se vargu ndërpritet diku kjo do të ndikojë negativisht edhe mbi njeri.”

Në plan botëror shumëllojshmëria biologjike zvogëlohet me tempe shumë të shpejta. Sipas disa parashikimeve deri në vitin 2050 bota do të humbë akoma një milion lloje bimore dhe kafshore. Një prej shenjave më të qarta të prishjes së ekuilibrit në natyrë është ulja e rreptë e numrit të bletëve në botë, kurse polenizimi, që ata bëjnë, është një pjesë e konsiderueshme e procesit të shumëzimit të bimëve. “Në rast se bletët zhduken, gjithçka që ata bëjnë falas, do të na kushtojë miliona” – është një prej motove të fushatës.

Për ndalimin e humbjes së shumëllojshmërisë biologjike, që para 10 vjetësh BE-ja filloi krijimin e një rrjeti ekologjik evropian “Natura 2000”.

“Natura 2000” kishte për qëllim ruajtjen e habitateve të llojeve të kërcënuara bimore dhe kafshore, sepse ruajtja e habitateve është mënyra më e mirë e ndalimit të humbjes së shumëllojshmërisë biologjike – thotë Konstantin Ivanov. – Doli se vetëm kjo nuk mjafton dhe tani duhet të jemi të qartë se çfarë të bëjmë këtej e tutje. Tani për tani BE-ja është duke menduar mbi planin e tij për ruajtjen e natyrës së egër deri në vitin 2020, por ende nuk kemi dëgjuar për qëllime të qarta dhe një strategji të qartë në këtë fushë. Përveç kësaj gjatë disa viteve të fundit BE-ja konstatoi se ruajtja e shumëllojshmërisë biologjike nuk mund të ndodhet vetëm në territorin e një kontinenti. Në një takim të tyre para pak kohe ministrat e mjedisit rrethues nga BE-ja morën vendim që Bashkimi duhet të merret me ruajtjen e natyrës së egër jo vetëm në kontinent, por në tërë botën, duke financuar iniciativa dhe projekte të ndryshme, sepse Evropa konsumon resurse natyrore nga të gjitha këndet e botës.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Maria Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD

Protesta para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” u kthye në trazira para premierës së pjesës “Armët dhe njeriu”

Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..

rinovuar më 24-11-08 12.27.MD

Një ekspeditë polare bullgare eksploroi Kontinentin e Akullit për herë të 33-të

Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..

botuar më 24-11-08 7.30.PD