Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kristalina Georgieva: “Përforcimi i kapacitetit për reagime në raste krizash do të jetë prioritet № 1 për resorin gjatë vitit 2010”

Kristalina Georgieva gjatë kohës së vizitës së saj në Qendrën arsimore kombëtare për mbrojtje civile në qytetin Montana.
Foto: BGNES
Komisioni Evropian do që të ketë struktura të mira për reagime në raste fatkeqësish, por nuk do që të krijojë të tilla të reja, por vetëm të përdorë ato ekzistuese me kapacitet të mirë. Këtë e shpjegoi në fund të javës së kaluar eurokomisarja bullgare Kristalina Georgieva, e cila përgjigjet për bashkëpunimin ndërkombëtar, ndihmën humanitare dhe reagimet në raste krizash. Ajo e vizitoi Bullgarinë, që të njihet me gatishmërinë e saj për reagime në raste krizash, si dhe me mundësitë e Qendrës arsimore kombëtare për mbrojtje civile në qytetin e Montanës (Bullgari Veriperëndimore) për trajnim ekspertësh nga vendet fqinje dhe Komisioni Evropian. Qendra u krijua para 5 vitesh dhe vetëm gjatë vitit 2009 ka përgatitur mbi 850 veta, kurse gjatë vitit 2010 do të stërvitë akoma 1000. Vizita filloi me një takim joformal me kryetaren e Kuvendit Popullor Cecka Caçeva në Sofje, në të cilin u diskutuan gjithashtu masat kundër krizës të qeverisë dhe ruajtja e stabilitetit fiskal të vendit.

“Në sferën time të përgjegjësisë do të ketë një iniciativë shumë të rëndësishme legjislative në Parlamentin Evropian gjatë këtij viti. Ajo është lidhur me përforcimin e kapacitetit të BE-së për reagime në kushte fatkeqësish dhe krizash – shpjegoi Kristalina Georgieva pas takimit të saj në Kuvendin Popullor. – Sivjet kishim shumë shkase në plan botëror si tërmetet në Haiti, Kili dhe Kinë dhe shpërthimi i vullkanit në Islandë, që të kuptojmë se sa e rëndësishme është kjo temë. Për mua dhe ekipin tim ky do të jetë prioritet № 1. Do të shpresojmë edhe te parlamenti bullgar për t’u përfshirë në përgatitjen e kësaj iniciative.”

Kristalina Georgieva i qetësoi bullgarët sa i përket sanksionimit eventual nga ana e Komisionit Evropian, për shkak të tejkalimit të pragut të lejuar të deficitit buxhetor prej 3 për qind, kur hyn në fuqi procedura buxhetore e Komisionit Evropian për vlerësimin e riskut.

“Duhet të jemi objektivë – Bullgaria, madje me deficit buxhetor prej 3.9 për qind, është larg vendeve, të cilat janë në një gjendje të vështirë fiskale – ishte kategorike ajo. – Procedura starton automatikisht, por kjo nuk do të thotë se befasisht nga një vend në gjendje të mirë fiskale, jemi ndodhur në një gjendje të keqe fiskale. Në këto kushte krize mund të themi: “Qeveria jonë, ministri i financave dhe Kuvendi Popullor e udhëheqin mirë buxhetin.” Kështu qe ende nuk ka risk për ndërmarrje veprimesh ndëshkuese ndaj nesh. Kuptohet, nuk mund ta them këtë kategorikisht para se të kalojnë debatet në Komisionin Evropian. Mirëpo, po ta ndjekim logjikën, në rast se jemi në vend të tretë për nga disiplina fiskale, ndoshta nuk jemi ata, për të cilët duhet të shqetësohet Komisioni Evropian ose Banka Evropiane.”

Kristalina Georgieva i sqaroi edhe reagimet e ekipit të saj dhe të Komisionit Evropian pas shpërthimit të vullkanit në Islandë:

“Në resorin tim hyn vëzhgimi dhe reagimi në raste fatkeqësish, në qoftë se një vend i BE-së ose ndonjë vend i tretë kërkon ndihmë nga ne. Në këtë rast kolegët u informuan menjëherë. Komisarët e resorëve, të cilët janë lidhur drejtpërsëdrejti me problemin, si transport, shëndet, treg i brendshëm, ekonomi, gjithashtu u mblodhën për të koordinuar veprimet e tyre. Kështu në fillim të javës ministrat e transportit morën vendim që trafiku ajror të hapet pjesërisht. Islanda nuk kërkoi ndihmë nga ne. Mbrojtja e saj civile është organizuar shumë mirë. Ne merrnim në çdo dy orë informacion se çfarë është veprimtaria vullkanike dhe çfarë është përmbajtja e hirit, si dhe ku pritet të shkojë reja. Por në resorin tim nuk është përfshirë transporti. Kjo është punë e komisarit të transportit dhe e kontrollit evropian. Detyra ime është të sinjalizojë dhe të jem e sigurt se informacioni që ua jep vendeve është korrekte dhe është dhënë menjëherë. Këtë e bëmë, por duhet të përforcojmë koordinimin dhe efikasitetin në punën e BE-së në raste krizash, nënvizoi eurokomisarja Kristalina Georgieva. – Unë po filloj konsultime me vendet anëtare. Para pak kohe isha në Francë. Ajo është ndër vendet në BE me sistem më të përparuar për reagime në raste krizash dhe përkrah në mënyrë aktive idenë për një koordinim më të mirë. Deri në muajin nëntor të këtij viti ne do të depozitojmë në Parlamentin Evropian një ofertë për përmirësimin e reagimit të BE-së gjatë krizave.”

Për Radio Bullgarinë Kristalina Georgieva shpjegoi edhe qëllimin e vizitës së saj në Qendrën arsimore kombëtare për mbrojtje civile në qytetin e Montanës, ku mori pjesë në një demonstrim për reagime në rast fatkeqësie.

“Ajo disponon një strukturë shumë të mirë të punës dhe duam të shohim se çfarë janë mundësitë e saj, që të krijojmë mbi bazën e saj një qendër për përgatitje të organeve të mbrojtjes civile në vende fqinje. Për mua kjo është dhe një mundësi për t’u njohur me sistemin tonë të mbrojtjes civile. E pashë atë italiane, atë franceze, tani dua të di se si punon edhe sistemi bullgar i mbrojtjes civile.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pse disa nga rrugët e Pragës mbajnë emrat e iluministëve bullgarë?

Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me..

botuar më 24-11-29 7.35.PD

A do të çojë në një sulm bërthamor vendimi i SHBA-ve për të lejuar Ukrainën të godasë objektiva brenda Rusisë me armë të tyre?

Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..

botuar më 24-11-27 7.08.MD
Nënshkrimi i Traktatit të Paqes të Neuilly, 27 nëntor 1919

Elegjia për Krahinat Perëndimore tingëllon si një requiem

105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..

botuar më 24-11-27 7.05.PD