Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Konferenca e XI-të e studentëve të degës së Ballkanistikës

Gazetarja Tanja Mangallakova duke prezantuar studimet e veta etnografike në Ballkan.
Foto: Anna Kapitanova
Në fund të prillit në Sofje u zhvillua edicioni i XI-të i Konferencës ballkanistike. Aktiviteti organizohet çdo vit midis studentëve nga dega e Ballkanistikës pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski” dhe atij të Veliko Tërnovos “Shenjtorët Kirill dhe Metodij”. Ditën e parë miqtë e Veliko Tërnovos vizituan Teatrin e satirës “Aleko Konstantinov” në Sofje dhe disa prej monumenteve të qytetit. Ditën e dytë studentët nga të dyja universitetet prezantuan kumtesat e veta.

Po të klikoni AUDIO, do të dëgjoni intervistat me prof. Petja Asenova - themeluesja e specialitetit Ballkanistika dhe pedagoge e gjuhësisë ballkanike në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”, me kryeasistentin dr. Raqi Bello - pedagog i gjuhës shqipe në Universitetin e Veliko Tërnovos “Shenjtorët Kirill dhe Metodij”, si edhe opinionet e studentes nga dega e Ballkanistikës pranë Universitetit të Sofjes - Sllaveja Nedellçeva, dhe gazetares Tanja Mangallakova, e cila ishte mike e posaçme e konferencës.
Studentja nga dega e Ballkanistikës pranë Universitetit të Sofjes Sllaveja Nedellçeva duke paraqitur librin e Fatos Kongolit “Jetë në një kuti shkrepësesh”.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Anna Kapitanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ministria e Arsimit dëshiron të bëjë të detyrueshme mësimet е fesë

Ministria e Arsimit dhe e Shkencës do të ofrojë që mësime e fesë të përfshihen në plan-programin e detyrueshëm, duke theksuar kompetencat etike, morale, kulturore dhe historike, deklaroi ministri i arsimit Krasimir Vëllçev para Lidhjes së Mësuesve..

botuar më 25-04-07 7.31.MD

Kanceri i gjirit prek çdo të tetën grua bullgare

Më 7 prill - Dita Botërore të Shëndetit dhe festa profesionale të punonjësve të kujdesit shëndetësor, po e ndalim vëmendjen tuaj te kanceri i gjirit që është sëmundja më e shpeshtë onkologjike te femrat.   Çdo vit zbulohen më shumë se 2 milionë raste..

botuar më 25-04-07 7.05.PD

Java e parë e prillit në Bullgari i është kushtuar pyjeve

Prej një shekulli, pylltarët në Bullgari organizojnë Javën e Pyllit. Një koncert festiv me titull "Një shekull nga përjetësia", më 7 prill, do të shënojë fillimin zyrtar të iniciativave të kushtuara "mushkërive" të Tokës. Mbushen 100 vjet nga..

botuar më 25-04-06 7.30.PD