Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prifti Vasill predikon vlerat e krishtere nëpërmjet rrjetit social

Sipas priftit Vasill Vasilev hapësira e internetit është një mjet i fuqishëm për rikthimin e të krishterëve në tempull dhe për edukimin e popullit.
Foto: arkiv privat
“Vendi i priftit është ndër njerëzit. Është mirë, që populli të frekuentojë kishat, por kur ai nuk hyn në tempull, atëherë prifti duhet të kërkojë njerëzit, ashtu siç bariu nga Ungjilli kërkon delen e hutuar. Dhe pasi njerëzit janë në hapësirën virtuale, atëherë edhe prifti duhet të hyjë në të. Vetëm kështu ata mund të zbulojnë fenë e krishtere dhe të gjejnë rrugën drejt tempullit.” Kështu prifti i ri Vasill Vasilev nga kisha “Shën Tre Shenjtorët” në qytetin Shumen shpjegon vendimin e vet të shfrytëzojë internetin dhe rrjetin social si një amvonë virtual për predikimin e vlerave të krishtere. Sipas prifti 32 vjeçar Kisha Ortodokse Bullgare është e hapur për teknologjitë moderne dhe internet, dhe një dëshmi për këtë është sajti i Patrikanës Bullgare, në të cilin shkruajnë si priftërinjtë, ashtu edhe besimtarë. Krahas kësaj Mitropolitë dhe Eparkitë e veçanta gjithashtu kanë faqe internet me informacion të pasur për jetën e kishave. Prifti Vasill shpjegon arsyetimet e veta të shfrytëzojë teknologjitë e reja, që të arrijë deri te njerëzit:

“Do të jetë tepër mirë, në se të gjithë vëllezërit dhe motrat, murgjit dhe priftërinjtë do të bëhen më aktiv në hapësirën internet, në forumet dhe sajtet ortodokse. Ky është një mjet i fuqishëm për rikthimin e të krishterëve në tempull dhe për edukimin e popullit. Zoti do të na ndihmojë dhe do të në japë forcë dhe energji, që të realizojmë veprën fisnike të rilindjes së Bullgarisë ortodokse. Është e domosdoshme të arrijmë te zemrat e të rinjve, sepse ata janë e ardhmja e Bullgarisë dhe e Kishës Ortodokse Bullgare. Personalisht unë jam e bindur, se duhet të shfrytëzohet rrjeti social dhe kryesisht Fejsbuku, Skajpa dhe forumet, që të përhapen vlerat e fesë së krishtere në mesë të popullit. Jemi dëshmitarë çfarë ndodhi, si rezultat i ateizmit, mungesës së besimit te Zoti, materializmit, depërtimit të sekteve të shumta në vend në vitet 90-të të shekullit XX. Njerëzit harruan vlerat e krishtere dhe sidomos të rinjtë, të cilët nisën në një rrugë të keqe të zhvillimit. Dhe fajtor jemi të gjithë – prindërit, mësuesit, psikologët dhe jo në vend të fundit kleri. Pikërisht kleri është ai, i cili duhet të predikojë vlerat e krishtere në mesë të popullit. Jam i bindur, se erdhi koha për ndryshime radikale. Rezultatet e punës sime më motivojnë të vazhdoj veprën e nisur.”

Prifti i ri Vasill Vasilev ka mbaruar teologji në Universitetin e Shumenit “Episkop Konstantin Presllavski”. Në vitin 2004 u shugurua nga Mitropoliti Kirill prift i kishën “Shenj Tre Shenjtorët” në qytetin Shumen. Ai është kryetar i pleqërisë kishtare dhe i kishave të disa fshatrave të rajonit. Si arrin të gërshetojë kryerjen e shërbesave fetare me aktivitetet në hapësirën virtuale, vet Vasill iu përgjigjet:

“Është e vërtetë, se vështirë gërshetohet puna në tempull dhe në rrjetin internet. Prirja e vërtetë e një prifti është të vendosë kontakte personale me krishterët. Mirë po, interneti dhe teknologjitë e reja përbëjnë një rrugë të re për arritjen deri te zemrat e të krishterëve. Prandaj jam i mendimit, se ata duhet të shfrytëzohen. Megjithëqë kontakti personal është ai, që mund të ndihmojë për shpëtimin e njerëzve. Vetëm në këtë mënyrë prifti mund t’i tregojë njeriut dashurinë e Zotit ndaj tij. Detyrimet e mia në kishë në mesë të krishterëve dhe në hapësirën virtuale nuk janë në kundërshtim, sepse qëllimi është i njëjtë. Dhe kur njeriu ka dëshirë të madhe të arrijë ndonjë qëllim, atëherë asnjeri nuk është në gjendje t’i pengojë atij. Mundimet dhe peripecitë, që hasen për arritjen e qëllimit, fshehin bërthamën e besimit. Është shumë e lehtë, që njeriu të besojë dhe të ndjekë Zotin, kur nuk ka probleme dhe kur gjithçka është në rregull. Mirëpo besimi vërtetohet pikërisht në momentet e krizave dhe të vështirësive. Jam i bindur, se puna ime e pandërprerë për predikimin e fesë së krishtere nuk është kot. Mjafton vetëm një njeri të zbulojë Zotin dhe shpresën në jetë, sepse kjo është me më shumë rëndësi për krishterin dhe për priftin.”

Brenda 4 muajve, që kur prifti i ri shfrytëzon hapësirën virtuale si amvonë, ai grumbulloi më se 400 miq, numri i të cilëve shtohet përditë. Prifti Vasill mban korrespondencë me njerëz nga të gjitha shtresat dhe profesionet. Ndër miqtë e tij ka klerikë nga të gjitha kishtar ortodokse – rusë, serbë, rumunë, grekë, sirianë... Mesazhet e veta prifti Vasill u drejton të gjithëve – të rinj, krijues, gazetarë, politikanë, njerëz të zakonshëm. Vallë, a kërkojnë njerëzit këshilla prej tij në Facebook dhe çfarë pyetje i drejtojnë atij?

“Në fakt njerëzit kërkojnë nga unë këshilla për situata jetike. Dhe unë jo vetëm që u them si të veprojnë dhe çfarë të bëjnë, unë u drejtoj te lutjet dhe ndjesa. Ato janë dy rrugët, në të cilat të krishterët zbulojnë jo vetëm të vërtetën e Zotit, por arrijnë edhe ndryshimin personal. Lutja në fakt përbën një bisedë të sinqertë me Zotin. Me ndjesën dhe pendimin fillon ndryshimi i njeriut. Ai kërkon falje për fajin dhe gabimet dhe kështu ai është gati të nisë rrugën e ndryshimit të vet të brendshëm. Dhe kur njerëzit janë të sinqertë, ata mund ta ndryshojë veten. Sinqeriteti është kushti, që çudia të bëhet fakt. Çfarë është besimi dhe kush është Zoti, çfarë përbën rrëfimi, si dhe kur merret kungata – ato janë vetëm një pjesë prej pyetjeve të shumta, që drejtojnë te unë njerëzit. Dhe unë me ndihmën e Zotit përpiqem t’u përgjigj të gjithëve si prift.”

Çfarë është mesazhi, të cilin prifti Vasill u drejton njerëzve: “Të ndryshojmë më parë vet veten dhe pasi do të shërohemi dhe realizojmë rilindjen tonë shpirtërore, atëherë do të jemi në gjendje të ndryshojmë edhe shoqërinë. Personalisht unë besoj në të mirën dhe në të ardhmen e mirë të mëmëdheut tonë.” – përfundon prifti Vasill.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

WWF Bullgaria i kushton vëmendje mbrojtjes së arinjve

Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu ​​për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran,..

botuar më 24-11-30 7.30.PD

Pse disa nga rrugët e Pragës mbajnë emrat e iluministëve bullgarë?

Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me..

botuar më 24-11-29 7.35.PD

A do të çojë në një sulm bërthamor vendimi i SHBA-ve për të lejuar Ukrainën të godasë objektiva brenda Rusisë me armë të tyre?

Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..

botuar më 24-11-27 7.08.MD