Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qeveria ndërmarr reforma të ngutshme në sistemin e pensionimit dhe të shëndetësisë

“Ruhet mosha e tanishme për dalje në pension: për gratë – 60 dhe për meshkujt – 63 vjeç. – saktësoi ministri i çështjeve sociale Totju Mlladenov (majtas).
Foto: Tanja Harizanova
Strategjia e re e BE “Evropa 2020” parashikon që punësimi i popullsisë së aftë për punë të rritet deri në 75%. Ministrat e financave të BE u morën vesh para disa javësh që reforma e pensionimit të bëhet një prej zërave kryesorë në strategjinë e zhvillimit të BE. Ku gjendet Bullgaria për nga ky tregues?

Sipas të dhënave të Bankës Botërore popullsia e punësuar në Bullgari në moshë nga 25 deri në 64 vjeç është në nivelin mesatar për BE. Por për fat të keq, të rinjtë në moshë nga 15 deri në 24 vjeç nuk përfshihen në këtë kategori dhe për nga ky tregues jemi në një prej vendeve të fundit ndër shtetet e BE. Ja për se arritja e këtyre niveleve të punësimit në sfondin e krizës demografike dhe plakjes së popullsisë ekonomikisht aktive janë me rëndësi të madhe për të ardhmen e vendit. Deri në vitin 2025 secili bullgar i pestë do të arrijë moshën 65 vjeç, që përbën nivelin më të lartë të popullsisë së moshuar në BE. Mosha e pensionimit në Bullgari është më e ulët në krahasim me atë në vendet e bashkimit. Problem tjetër tek ne është, se 57 % prej meshkujve dhe 36 % prej femrave tashmë marrin pension përpara që të kenë arritur moshën e pensionimit. Në të njëjtën kohë çdo vit pensionet rriten dhe kjo çon në një presion suplementar mbi buxhetin. Vetëm gjatë vitit të kaluar për pensione janë harxhuar 26 % prej buxhetit të shtetit dhe 10 % prej Produktit të Brendshëm Bruto të vendit.

Situata ekonomike në vend e detyroi qeverinë të ndërmarrë reforma të ngutshme jo popullore në sistemin e pensionimit dhe në atë të shëndetësisë. Deri në fund të majit pritet koncepti për reformën e pensionimit. Ajo do të diskutohet me Këshillin kombëtar për bashkëpunim trepalësh, ndërsa në shtator ndryshimet do të votohen në parlament. Pritet që pjesa më e madhe e reformave në sistemin e pensionimit të hyjnë në fuqi që më 1 janar të vitit 2011. Ja dhe ndryshimet kryesore.

“Ruhet mosha e tanishme për dalje në pension: për gratë – 60 dhe për meshkujt – 63 vjeç – saktësoi ministri i çështjeve sociale Totju Mlladenov. Zbatohet kërkesa për stazh minimal të sigurimit – 37 vjeç për femrat, aktualisht ai – 34 vjeç, dhe 40 vjeç për meshkujt, kundrejt 37 vjeçëve që është tani. Personat që kanë mbushur moshën për pensionim, por u mungojnë deri në tre vjet prej stazhit të sigurimit, kanë të drejtën e pensionit në masë të pakësuar. Për çdo vit të pamjaftueshëm masa e pensionit ulet me 2,4 për qind. Javën tjetër fillojmë të punojmë mbi këtë koncept me partnerët socialë – punëdhënësit dhe sindikatat, dhe shpresojmë që në fillim të shtatorit këto ndryshime të parashtrohen për diskutim në parlament.”

“Çdo ditë një mjek largohet nga Bullgaria për shkak të shpërblimit të vogël. Kush do të na diagnostikojë , kush do të na mjekojë?” – shtroi pyetjen retorike para pak kohe ministrja e shëndetësisë Anna-Marija Borisova. Reforma shëndetësore do të fillojë me përgatitjen e Kartës kombëtare shëndetësore, e cila do t’i bëjë inventarizim shëndetësisë. Do të bëhen ndryshime në sistemin spitalor, në ndihmën urgjente, do të aktualizohen çmimet për mjekimin e sëmundjeve të ndryshme, të cilat mbulohen nga arka shëndetësore.

“Në Bullgari 47 % prej buxhetit për sigurimin shëndetësor harxhohen për spitalet, ndërsa në Evropë përqindja është vetëm 29 – argumentoi ndryshimet në reformën e shëndetësisë zonja Borisova. Në të njëjtën kohë Evropa shpenzon rreth 12 % për institucionet shëndetësore për kurim suplementar ose për kurim të gjatë, ndërsa ne nuk kemi të tilla. Duke studiuar mirë gjendjen aktuale të sistemit tonë spitalor, ne duhet të saktësojmë cilat prej spitaleve mund t’i bëjmë në institucione shëndetësore me kurim shtesë dhe kurim më të gjatë. Kjo është një skemë e thjeshtë, asnjë mjek dhe asnjë infermiere nuk do të mbeten pa punë. Ne nuk do të mbyllim spitale, ne vetëm do t’i transformojmë. Ky është një sistem i afirmuar dhe që punon mirë në Evropë.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizuar me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD

Protesta para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” u kthye në trazira para premierës së pjesës “Armët dhe njeriu”

Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..

rinovuar më 24-11-08 12.27.MD