Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mbi 1 mln. bullgarë përdorin Facebook-un

Informacioni yt mund të arrijë për një të pestën nga minuta deri në çdo pikë të botës përmes rrjetit social në internet Facebook. Vetëm për disa minuta mund të mbledhësh miliona bashkëmendimtarë të kauzës sate. Popullariteti i rrjetit virtual është përhapur në tërë botën. Bile Ministria e Mbrojtës e Shteteve të bashkuara të Amerikës e përdor. Me anë të rrjetit ajo lajmëron ndërmarrjen e veprimeve të reja ushtarake në Afganistan disa orë para se të publikohet komunikata e zakonshme. Kjo nuk është e rastit. Përdoruesit e Facebook-ut nga tërë bota janë 350 mln. veta. Sipas të dhënave të KE deri në vitin 2010 20% prej njerëzve, që përdorin telefona mobilë, do të përfshihen përmes atyre në rrjetet sociale në internet. Ky fakt do të thotë se përdoruesit e hapësirës virtuale sociale në botë do të jenë më shumë se 800 mln. veta. Ku jemi ne?

Mbi 1 mln. bullgarë përdorin rrjetin më të madh social në botë Facebook duke marrë në konsideratë se numri i përdoruesve aktivë vetëm për një vit është rritur 10 herë. Një e treta prej të gjithë përdoruesve të internetit tashmë janë regjistruar në këtë rrjet. Këtë e tregojnë të dhënat e kompanisë për zbatimin e softuerit Komfo në Bullgari. Si në botë, ashtu edhe tek ne, femrat janë më shumë dhe më aktive në rrjetin social. Më shumë se 80% prej përdoruesve janë në moshën midis 18 dhe 40 vjeç. Me gjitha pohimet se Facebook-un e përdorin kryesisht të rinjtë, të cilët kanë më shumë kohë të lirë, shumica prej përdoruesve janë në moshën midis 25-35 vjeç. Këta janë njerëz me kohë të zënë, të cilët përdorin rrjetin për komunikimin me shokë, për shkëmbimin e informacionit privat dhe të biznesit. Bashkë me Julijan Masljankovin, drejtori i kompanisë për produktet softuerike TBI INFO, kërkuam arsyet, të cilat shkaktojnë interesin e madh për Facebook-un.

“Interesi jo vetëm për Facebook-un, por për të gjitha rrjetet sociale të këtij tipi në internet si Twitter, My Space, është rritur dhjetë herë – tha ai. – Gjatë viteve të fundit rrjetet virtuale u japin mundësi të mëdha përdoruesve që të kontaktojnë njëri me tjetrin, të gjejnë shpejtë miqtë e tyre në vend dhe jashtë shtetit dhe të kërkojnë bashkëmendimtarë në tema të ndryshme – tha Julijan Masljankovi. – Popullarizohen zbatimet e ndryshme të këtij rrjeti social. Shumë njerëz komunikojnë sipas interesave të tyre, organizojnë forume, biseda, protesta, peticione, shprehin qëndrime të ndryshme. Kohën e fundit u popullarizuan “kauzat”. Ky është “fenomen”, sepse me anë të rrjetit social mund të hysh në një familje, anëtarët e të cilës janë milionë, ku përdoruesit informohen njëri-tjetrin për ngjarje të ndryshme, për nisma shoqërore dhe private.”

Sipas Masljanokovit, adhuruesi më i madh i rrjetit social është i ashtuquajturi “brez i internetit”. A nuk çon në alienim ky komunikim virtual, për shkak të mungesës së kontakteve njerëzore.

“Nuk i preferoj rrjetet sociale nga tipi i tillë – tha Julijan Masljankovi. Por edhe ai i përket grupit të përdoruesve aktivë të Facebook-ut. – Më pëlqen më shumë të shkoj në një ndeshje futbolli me miq ose në gjirin e natyrës, jo të qëndrojmë para kompjuterëve, d.m.th. të krijojmë kontakte sociale. Nga ana tjetër shumë njerëz, që komunikojnë vështirë në mjedisin jetësor, me anë të këtyre rrjeteve kanë mundësi të komunikojnë, të kërkojnë miq, të cilët t’u përgjigjen interesave të tyre, d.m.th. virtualisht ta gjejnë mjedisin e tyre jetësor.”

Rrjeti social nga kënaqësia të komunikosh me miq nga poli tjetër i planetit gradualisht u bë “zona e rrezikshme” për përdoruesit dhe biznesin. Profilet private në rrjet ndikojnë mbi jetën profesionale të njerëzve. Nga fotografitë, komentet dhe videoklipet, të cilat janë vendosur në internet, punëdhënësit gjejnë informacionin e duhur duke kërkuar kuadro. Sipas një studimi të BE nga muaji janar i këtij viti më shumë se gjysma prej punëdhënësve kërkojnë në rrjetet sociale një informacion paraprak për kandidatët e tyre. Bëhet e qartë se një e katërta e kandidatëve janë larguar për shkak të mënyrës së tyre të jetesës dhe të kritikëve ndaj shefave të tyre të mëparshëm. Reputacioni i shumë kompanive mund të bjerë për shkak të blloqeve, të cilat krijohen nga nëpunësit e pakënaqur. Sot me një klikim të mausit mund të prishësh qëndrimin e të tjerëve ndaj teje si njeri me emër të mirë.

“Kjo situatë është pothuaj e njëjtë me të kur nëpunësi ua jep miqve të tij ndonjë informacion për veprimtarinë e firmës, në të cilën punon – pohoi Julijan Masljankovi. – Nëse nëpunësi është i pavetëdijshëm dhe publikon në internet informacione lidhur me firmën, atëherë shumë njerëz mund t’i shikojnë. Jam i mendimit se ky nuk është problem i madh, kur firma përkatëse ka qëndrime stabile. Sa i përket konkurrimit gjithmonë mund të kërkohen nëpunës, të cilët janë gati për të dhënë informacion. Në fund të fundit bëhet fjalë për marrëdhëniet brenda firmës dhe patjetër për këtë çfarë informacion ua besojnë nëpunësit miqve të tyre.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Çfarë parashikon buxheti i BE-së për vitin 2025

Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak vëmendje një ngjarjeje tjetër të rëndësishme të së njëjtës ditë - miratimit të buxhetit të Bashkimit..

botuar më 24-12-04 2.50.MD

Nxënës bullgarë janë të parët në një konkurs evropian të së drejtës ndërkombëtare

Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në Rumani, njoftoi Ministria e Arsimit. Në konkurs, nxënësit bëjnë një simulim të procesit gjyqësor mbi..

botuar më 24-12-03 12.41.MD

Dita e Antarktidës shënohet në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”

Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3 dhjetor shënohen 65 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Antarktidës. Veprimtaria, që do të mbahet në..

botuar më 24-12-03 6.30.PD