Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festa e valltarëve mbi prush

“Nestinarët” janë kërcimtarët e një valleje të veçantë në traditën popullore bullgare. Festa e tyre bie në ditën e 21 majit, kur besimtarët ortodoksë nderojnë shenjtorët Konstantin dhe Elena.
Foto: arkiv
Festa e krishtere ortodokse kushtuar shenjtorëve Konstantin dhe Elena, e cila çdo vit bie më 21 maji, shoqërohet me shumë rituale popullore. Në malin Rodopa, ku zanati kryesor i banorëve gjithnjë ka qenë rritja e deleve, atë ditë kopetë dalin për në kullotat verore. Në rajonet bujqësore të Rrafshinës së Trakisë ritet i kushtohen kryesisht mbrojtjes së rendimenteve nga breshëri. Sidomos atraktiv dhe interesant është festimi i kësaj dite në rajonin e malit Stranxha, në pjesën Juglindore të vendit. Për këtë krahinë janë karakteristike vallet mbi prush ditën e shenjtorëve Konstantin dhe Elena.

Kulmi i festës së shenjtorëve Konstantin dhe Elena është kërcimi mbi prush me këmbë të zbathura. Valltaret quhen bullgarisht “nestinarki”. Mirëpo, është e domosdoshme një përgatitje e gjatë që të posedohet aftësia për kërcimin me këmbë të zbathur mbi thëngjijtë e ndezur. Vet valltarët “nestinarë” kanë rituale speciale për pastrim shpirtëror dhe trupor – me mbajtjen e kreshmëve, me vetmin dhe me ngulitje në vet veten. Kështu ata përpiqen të vendosin një kontakt shpirtëror me shenjtorët mbrojtës Konstantin dhe Elena. Nestinarët besojnë, se ata dy shenjtorë i mbrojnë dhe i çojnë përmes prushit. Ata vallëzojnë mbi thëngjijtë e ndezura me ikonën e tyre në duart. Valltarët konsiderohen ndërmjetës midis shenjtorëve Konstantin dhe Elena dhe njerëzit e thjeshtë. Ikona lahet me uji të bekuar nga burimi i shenjtë i valltarëve. Pas kësaj ikona vishet si të thuash me petka speciale, të zbukuruara me qëndisje. Pas kësaj ikona stoliset me gjerdane me monedha të argjendta dhe të florinjta.

Rrënjat e krishtere në festën e valltarëve mbi prush – nestinarë, fshihen në të kaluarën e largët, në besimet dhe ritet e lashta popullore. Kulti i lashtë ndaj burimeve dhe pemëve është në thelbin e festës së nestinarëve. Disa ditë para kremteve, pastrohen ujërat e burimeve të shenjta, të quajtura ajazma. Me ujin e ajazmës lahet ikona e shenjtorëve Konstantin dhe Elena, njerëzit pinë nga një gllënjkë uji të bekuar për shëndet dhe lajnë fytyrat për pastrim. Pranë ajazmës bëhen edhe kurbanet me rastin e festës. Pranë burimit të shenjtë të ajazmës rregullohet edhe tempulli i vogël për nder të shenjtorëve mbrojtës të valltarëve mbi prush Konstantin dhe Elena. Në këtë tempull ruhet edhe daullja e shenjtë e valltarëve. Kjo daulle është vetëm për festën e shenjtorëve dhe për vallëzimin e nestinarëve. Nën tingujt e tij dhe nën shoqërimin e gajdes nestinarët kalojnë përmes mbarë vendbanimit dhe rrethojnë kishën. Duhet të theksohet, se në ritet popullore të kësaj dite nuk përfshihen priftërinj të krishterë. Dhe kjo për shkak se ata herë e damkosnin si pagan, herë shfaqnin dhurim ndaj tij. Thelbi më i lashtë i festës lidhet me hyjnizimin e moçëm të diellit dhe të shfaqjes së tij tokësore – zjarrit.

Mbrëmjen festa vazhdon rreth zjarrit të ndezur në qendrën e vendbanimit. Shumë dru digjen përderisa formohet grumbulli i thëngjijve të ndezura. Nga prushi formohet një rreth i madh, i cili simbolizon diellin. Përreth këtij rrethi njerëzit hidhen valle dhe këndojnë këngë. Kulmi i festës është në mesë të natës, kur mbi thëngjijtë e ndezur dalin valltarët mbi prush – nestinarë. Të zhytur në ekstazën rituale, ata shkelim thëngjijtë me këmbë të zbathur të veshur me këmisha të gjata të bardha, me ikonën e shenjtorëve Konstantin dhe Elena në duart. Daullja në shoqërim të gajdes, nxjerrin tinguj gjithnjë e më të shpeshta dhe hipnotike. Të prirë nga muzika dhe të frymëzuar nga rituali, nestinarët ecën shpesh e shpesh mbi thëngjijtë e ndezur. Dikur, në të kaluarën vallëzimi mbi prush trashëgohej brez pas brezi. Në rajonin e malit Stranxha riti ruhet dhe zbatohet edhe më sot vetëm në dy fshatrat – Bëllgari dhe Kosti.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Rumjana Panajotova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ekspozita "Paftat - një univers shenjash" po viziton Burgasin

Ekspozita "Paftat - një univers shenjash" e Muzeut Historik Rajonal në Ruse po viziton Burgasin. Në ekspozitën, e cila hapet në Muzeun Etnografik mund të shihen më shumë se tridhjetë shembuj të artit të argjendarisë. Paftat janë pjesë e veshjeve..

botuar më 24-07-03 6.10.PD
Foto: Shoqata e Ansambleve Folklorike Bullgare Jashtë Vendit

Ansamblet folklorike bullgare jashtë vendit janë bërthama e komunikimit social dhe kulturor

Nuk ka statistika që përmbledhin numrin e saktë të grupeve bullgare të vallëzimit jashtë vendit. Por një gjë është e sigurt - këto grupe të krijuara vetë, të shpërndara në të gjitha kontinentet, janë një urë lidhëse e gjallë midis Bullgarisë dhe pjesës..

botuar më 24-06-30 8.05.PD

Ditën e Enjos, barishtet dhe uji fitojnë fuqi magjike

Herët në mëngjes djemtë dhe vajzat mblidhen nëpër livadhe që të luajnë me diellin. “Besohet se atëherë dielli luan sepse është solstici më i gjatë i vitit” – kjo është gjëja më e rëndësishme që duhet ditur për Ditën e Enjos, sipas tetëvjeçarit Ivo..

botuar më 24-06-24 6.30.PD