Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qyteti Kallofer në stinën e trëndafilave

Qyteti Kallofer është një nga vendbanimet, që pret admiruesit e udhëtimeve pikërisht gjatë stinës së lulëzimit të trëndafilave të vajit.
Foto: Veneta Nikollova
Mijëra mysafirë nga vendi dhe nga jashtë çdo vit vijnë në Bullgarinë Qendrore, që të përfshihen në festën e paharrueshme kushtuar lulëzimit të trëndafilit të njohur bullgar të vajit. Në atë kohë të vitit Lugina e famshme e Trëndafilave, të shtrirë midis shkëmbinjve të tatëpjeta të Ballkanit dhe bjeshkëve të buta të malit Sredna Gora, marrin ngjyrën e ciklaminit, ndërsa në ajër përhapet aroma e këndshme e trëndafilave të lulëzuara. Qyteti Kallofer është një nga vendbanimet, që pret admiruesit e udhëtimeve pikërisht gjatë stinës së lulëzimit të trëndafilave të vajit. Për shumë turistë nga Gjermania, Austria dhe Zvicra ky është një përjetim i papërsëritshëm herët në mëngjes, kur fushat janë plotë pikla vise. Pikërisht atëherë aroma e trëndafilave është më e fortë dhe përhapet larg në luginë. Ndërsa peizazhi pushton me krenarinë e shpatave të thepisura të malit Ballkan.
Pamje nga qyteti Kallofer

Kalloferi është një qytet i vogël, i zhytur në rrezet e shkrepave të rrëpirëta shkëmbore të malit Stara Pllanina. Ai është vendlindja e poetit gjenial dhe revolucionar bullgar Hristo Botev. Në qendrën e qytetit ka një monument kushtuar këtij heroi legjendar bullgar. Turistët vijnë këtu më tepër për natyrën e ruajtur të malit dhe për Luginën e Trëndafilave. Trëndafili bullgar i vajit është një komponent përbërës i të gjitha parfumeve më të njohura në mbarë botën. Ky lloji trëndafili rrit vetëm në Luginën bullgare të Trëndafilave. Petlat e bukura me aromë të këndshëm sjellin gëzim vetëm gjatë pranverës, kur lulëzon kjo lule hyjnore. Në shumë vende të botës ka peizazhe të mrekullueshme natyrore dhe fenomene historike, por atë, që ofron si një shtojcë rajoni i qytetit Kallofer, janë trëndafilat. Prej vitesh Shtëpia e familjes Cucovi pret mysafirë nga vendi dhe nga jashtë, që vijnë këtu pikërisht gjatë lulëzimit të trëndafilave të vajit. Më shumë hollësi sjell vet pronari Nikollaj Cucov:

“Turistët vijnë kryesisht për trëndafilat, për produktet prej trëndafili, për mundësitë e zhvillimit të terapisë aromatike me trëndafila. Krahas kësaj ata shfaqin interes ndaj kozmetikës natyrore mbi bazën e vajit të trëndafilit. Së bashku shkojmë të mbledhim petlat e trëndafilave, vizitojmë uzinat për përpunimin e trëndafilave dhe për nxjerrjen e vajit të famshëm prej trëndafili. Turistët njihen me mënyrën e prodhimit të kozmetikës dhe më në veçanti të parfumeve. Vaji i trëndafilit, që prodhohet në Bullgari është me cilësi shumë të larta, dhe nuk është e rastit, që ky rajon konsiderohet Mekka e bioprodukteve dhe të kozmetikës natyrale.”
Shtëpia e familjes Cucovi është ndër anëtarët më të rinj të markës “Shtëpia e gjelbër” që jepet nga Asociacioni bullgar i Turizmit Alternativ

Kulmi i stinës së trëndafilave është gjatë javës së parë të muajit qershor, kur sipas traditës fillon mbledhja e luleve. Për këtë rajon kjo është një festë e madhe, që shoqërohet me demonstrime të ndryshme të traditave vendore dhe të folklorit krahinor. Në atë kohë të vitit shtëpia e familjes Cucovi plotësohet me shumë miq nga Gjermania, Austria, Zvicra. Shtëpia mikpritëse e familjes është në stilin tipik të kohës së Rilindjes Bullgare, stil ky i cili është karakteristik për shumicën e shtëpive në rajon. Turistët vlerësojnë lartë atmosferën autentike. Për këtë përveç rregullimit të brendshëm shtëpiak kontribuon edhe kuzhina shtëpiake, ku gjellët janë sipas recetave të vjetra familjare dhe përgatiten me produkte të pastra ekologjike. Ndër të tjerët shtëpia është ndër anëtarët e markës “Shtëpia e gjelbër”, që jepet nga Asociacioni Bullgar i Turizmit Alternativ për praktika të mira në turizëm. Për mbledhjen e trëndafilave të vajit në Kallofer vijnë shumë turistë edhe nga Japonia. Në afërsi të qytetit shtrihet Parku Kombëtar “Ballkani Qendror”, i njohur me natyrën e bukur. Në këtë rajon është një nga shtigjet më të bukura dhe piktoreske ekologjike në vendin tonë. Rajoni njihet edhe me veshjet e bukura dhe me traditat e lashta folklorike. Nikollaj Cucov ka mbaruar shkollën koreografike dhe zakonisht u transmeton mysafirëve të vet vallet popullore bullgare. Turistët vizitojnë vise të ndryshme në periferitë e qytetit Kallofer dhe bëjnë degustime:

“Degustimi i djathtit të deles me rigon dhe me erëza të ndryshme ofrohet në një fermë malore. Krahas kësaj vizitojmë atelietë e punuesve vendore të dantellave. Thurja e dantellave është një nga zanatet kryesore të grave në rajonin e qytetit që nga shekulli i XIX. Duke vizituar qytetit Kallofer miqtë mund të njihen me punimin e thikave, një zanat tipik për rajonin, dhe me endjen e qilimave dhe velenxave origjinale bullgare. Ato janë tradita, që transmetohen brez pas brezi.”
Impiante të vjetra për prodhimin e vajit prej trëndafili

Shumica e të huajve janë të magjepsur nga natyra e Ballkanit. Disa nga turistët preferojnë shëtitjet e gjata nëpër bjeshkët e malit, të tjerë shtrihen në lëndinat plotë lule me aromë të mirë dhe dëgjojnë cicërimën e zogjve, të tretë mbledhin petlat e trëndafilit që të mbushin jastëkët. Të gjithë turistë që vijnë në këtë këndë të Bullgarisë preferojnë pushimet e qeta larg qyteteve të urbanizuara.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Veneta Nikollova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zellnik, skrob, picë me drithëra të plota dhe bozë - fshatrat e Kjustendilit si destinacione tërheqëse gastronomike

Turizmi rural është lidhur me njohjen e kuzhinës së një vendi. Dhe rajoni i Kjustendilit (Bullgaria Jugperëndimore) është një minierë ari në këtë drejtim. Kjo është arsyeja sepse turet gastronomike në këtë pjesë të Bullgarisë po fitojnë..

botuar më 24-10-12 10.35.PD
Shtëpia malore

U shpërndanë çmimet për shtëpitë më të mira turistike malore për vitin 2024

Çmimet për konkursin "Shtëpia më e mirë malore" - një nismë e përbashkët e revistës “360Mag” dhe Unionit Turistik Bullgar - u dhanë në një ceremoni në “Shtëpinë e Kinemasë” në Sofje. Më shumë se 100 shtëpi dhe strehimore malore nga të gjitha..

botuar më 24-10-10 11.33.PD

Vjeshta erdhi edhe në Samovodska Çarshija në Veliko Tërnovo

Ditët e bukura të vjeshtës janë një kohë e mrekullueshme për të bërë një shëtitje përmes dyqaneve në Samovodska Çarshija në Veliko Tërnovo. Çarshia është krijuar që në mesin e shekullit të XIX-të, kur bujqit nga fshatrat përreth i nxirrnin prodhimet e..

botuar më 24-10-07 7.35.PD