Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Studimi fotografik i Detit të Zi nga ajri

Foto: Aleksandër Ivanov
Shumica e lidhin emrin e fotografit Aleksandër Ivanov më tepër me ekspozitën e shkëlqyer “Bullgaria 360 gradë”, e cila tregon që nga vështrimi i zogjve fluturues jo vetëm bukurinë e natyrës tonë, por dhe shumë nga problemet. I ngjashëm është dhe krijimi i tij më i ri nga një serie kuadrosh, të titulluar “Deti i Zi”:veri-jug”. Ekspozita u hap kohët e fundit në Akuariumin e qytetit bregdetar Varna me ndihmën e Institutit mbi resurset e peshkut dhe do të mbetet aty deri më 26 gusht. Akoma për këtë studim fotografik të bregdetit vendas të Detit të Zi tregon Nadezhda Maksimova nga koalicioni “Që të mbetet natyra në Bullgari”.

“Ne jemi jashtëzakonisht të lumtur, si mikpritësi tjetër i ekspozitës është kryeqyteti detar i Bullgarisë - Varna. Njerëzit, të cilët jetojnë rreth detit më mirë mund të vlerësojnë bukurinë e natyrës, e cila i rrethon. Fotografitë e plazheve të egër mundin për një moment t’i transportojnë nëpër këto vende. Fotot nga bregdeti bullgar janë të vendosura mbi akuariumet me llojet unikale të peshqve, të cilët takohen tek ne. U formua një gërshetim i shkëlqyer midis organizmave të gjallë dhe kuadrove të papërsëritshme. Dhe vizituesit e parë të ekspozitës vlerësuan pikërisht këtë.”

Qëllimi i ekspozitës është të tërheqë vështrimin e vizitorëve drejt plazheve akoma të bukura të rërës së Kamçiës, Karadere dhe Irakli. Këto janë 3 zonat për të cilat organizatat civile nga Koalicioni “Që të mbetet natyrë në Bullgari” këmbëngulin të shpallen për territore të mbrojtura nga organet kompetente në shtet.

“Kishim dëshirë të ndjekim se si zhvillohet ndërtimi dhe shkatërrimi i bregdetit bullgar të Detit të Zi - vazhdon Nadezhda Maksimova. Gjatë viteve të fundit ajo arriti kufirin e të pakthyeshmes. Për ne del një mundësi e mirë së bashku me një krijues jashtëzakonisht të talentuar si Aleksandër Ivanov të fluturojmë mbi brigjet detare dhe të fotografojmë atë, e cila ka mbetur nga plazhet e egra të Bullgarisë, shkeljet gjatë ndërtimit të vijës së plazhit dhe pikëpamje të tjera interesante nga vështrimi i zogjve fluturues. Një nga ndjenjat, të cilat i pushtojnë të gjithë, të cilët fluturojnë mbi tokë është se, çdo gjë është shumë e vogël, kurse ne jemi një pjesë shumë e vogël nga planeti rrethues. Pavarësisht nga gjërat e shëmtuara, të cilat kemi incizuar, forca e natyrës është e padiskutueshme. Pavarësisht nga kjo është shokues në vende të veçanta të shikosh si është ndërtuar direkt mbi dunat ose në vet bregun e detit. Në vendpushimin “Sllënçev brjag” ka disa raste të tilla, të cilat mundëm t’i fotografojmë. Kuadrot janë mbi 3 000 dhe kur i pash ndjeva sesa e butë është natyra tonë, më në veçanti nëpër bregdet, dhe se sa është e bukur në fakt. Ka dhe kuadro të shkëlqyera nga lindjet dhe perëndimet e diellit, të cilat shpresoj që vizituesit e ekspozitës t’i vlerësojnë.”

Nga Koalicioni “Që të mbetet natyra në Bullgari” shpresojnë që ekspozita t’i detyrojë njerëzit të mendohen dhe në qoftë se kanë dëshirë të përfshihen në Peticionin kombëtar për shpalljen e territoreve të reja të mbrojtura në rërën e Kamçiës, Irakli dhe Karadere. “Pa dyshim që ekspozita do të shkaktojë dhe mahnitje, sepse Aleksandër Ivanovi është një krijues i shkëlqyer me një vështrim të papërsëritshëm mbi gjërat, shënon Nadezhda Maksiomova:

“Ne jemi munduar të japim nota sqaruese ndaj çdo një fotoje. Ka raste të cilat të bëjnë një përshtypje të madhe si vendi i mbrojtur Kollokita, rreth qytetit Sozopoll, ku plani territorial është shkelu në mënyrë drastike. Këto janë gjëra të cilat shpresoj të shkaktojnë mendime tek çdo një prej nesh. Respektimi dhe krijimi i ligjeve në një shtet varet nga qytetarët e këtij shteti. Jo gjithmonë kemi luftuar për një vetëdije civile dhe aktivitet dhe shpresojmë që ekspozita t’i stimulojë, kurse përveç kësaj dhe të shkaktojë një shije thjesht estetike nga krijimtaria e mirë. Shpresojmë të kemi kohë si dhe ndihmë financiare të bëjmë një ekspozitë më të madhe. Këtë të tanishmen e quajmë para premierë, sepse shpresojmë të bëjmë ekspozitë të panove shumë më të mëdha, të cilat të qëndrojnë në hapësira të hapura. Duam me të të shkojmë nëpër të gjithë vendin që të mund të gjithë bullgarët të mund të shijojnë bukurinë e Detit të Zi bullgar. Mendoj se, bregdeti përbën një interes më të madh kur shikohet. Këto janë vende, të cilat ngandonjëherë janë në fqinjësi, por nuk vihen re nga njerëzit vendas, sepse deri tek to nuk ka rrugë. Shpresojmë të gjejmë sponsor, të cilët të ndihmojnë tregimin nëpër bregdetin bullgar, që të mund gjithnjë e më shumë bullgarë të mund ta shijojnë.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Darina Grigorova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Antarktida është motori i ndryshimeve klimatike

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..

botuar më 24-11-07 7.30.PD

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD