Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pas ndeshjeve “Bullgaria – Holanda” të Ligës botërore të volejbollit

Në ndeshjen e parë të grupit A të Ligës botërore të volejbollit skuadra kombëtare bullgare u paraqit në një mënyrë të jashtëzakonshme, duke shënuar fitoren bindëse 3:0 sete kundër skuadrës së Holandës.
Foto: BGNES
Në ndeshjen e parë të grupit A të Ligës botërore të volejbollit, i cili u luajt në Pallatin e Kulturës dhe Sportit në Varna, Bullgari, skuadra kombëtare bullgare e volejbollit u paraqit në një mënyrë të jashtëzakonshme, duke shënuar fitoren bindëse 3:0 sete kundër skuadrës së Holandës. Kombëtarët bullgarë filluan ndeshjen me një ritëm të shkëlqyeshëm dhe akoma në setin e parë arritën rezultatin e jashtëzakonshëm 25:9. Seti i dytë gjithashtu u zhvillua nën diktimin e bullgarëve – 25:17 dhe vetëm në setin e fundit Bullgaria fitoi me një fitore minimale me 27:25.

Ndeshja e dytë u zhvillua me një skenar pak më të ndryshëm – volejbollistët holandezë treguan një rezistencë më të madhe, sesa në ndeshjen e parë. Bullgarët fituan dy setet e para me rezultat përkatësisht: 25:22 dhe 25:20, më vështirë ishte në setin e tretë, kur Bullgaria arriti të fitojë, por shumë vështirë me rezultat 32:30. Kështu skuadra bullgare arriti të ruajë shanset e saj për klasifikim në finalet e Ligës botërore në Argjentinë.

Volejbollisti bullgar Andrej Zhekov komentoi se gëzohet për “fitoren e pastër” kundër skuadrës së Holandës me 3:0. “Filluam shumë mirë, por nuk mendoj se Holanda është një lojtar, i cili mund të fitohet lehtë. Mendoj se Bullgaria u paraqit në një mënyrë shumë të denjë” – tha volejbollisti bullgar.

Ja dhe përshtypjet e volejbollistit holandez Rob Bontije nga ndeshja e parë: “Fillimi i lojës ishte shumë i vështirë për ne. Bullgarët nuk bënin asnjë gabim. Ne u përpoqëm të imponojmë ritmin tonë dhe arritëm, por tashmë ishte vonë.”

Ja dhe komentet e holandezëve për humbjen e tyre pas ndeshjes së dytë: “Luajtëm më mirë nga dje, por më në fund u pa se servisi bullgar ishte shumë i mirë. Atmosfera ishte e këndshme, për të cilën ndihmoi edhe publiku. Është keq se humbëm, por mendoj se u bë një ndeshje e mirë – tha volejbollisti holandez Dik Kooj.”

Ja dhe përshtypjet e Nijls Klapvajk: “Këtë herë luajtëm më mirë, por kjo nuk mjaftoi që të arrijmë fitore dhe mendoj se humbëm për shkak të gabimeve tona të vogla. Desha të shënoj servisin e shkëlqyeshëm të bullgarëve, si dhe lojën e jashtëzakonshme të Kazijskit, Nikollovit dhe Sokollovit. Ne gjithashtu kemi lojtarë shumë të mirë: Dik Kooj, Rob Bontije, Vitce Koojstra, por për fat të keq nuk jemi të nivelit të bullgarëve.”

Kështu deri në fund të garës në grupin A të Ligës botërore të volejbollit Bullgaria duhet të përballojë dy ndeshjet kundër Brazilit, pas të cilave do të vendoset se kush do të jetë i parë dhe kush do të jetë i dytë në grup.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Aleksandra Arbekova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ekipi kombëtar bullgar i MMA fitoi titullin e tetë radhazi ekipor në Kampionatin Ballkanik në Tiranë

Ekipi kombëtar bullgar i arteve marciale të përziera (MMA) fitoi titullin e tetë radhazi ekipor në Kampionatin Ballkanik, i cili u zhvillua në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, transmetoi Agjencia Telegrafike Bullgare BTA. Garuesit vendas treguan..

botuar më 25-03-25 6.20.MD

Basketbollisti bullgar Aleksandër Vezenkov është pikëshënuesi numër 1 i sezonit në Greqi

Basketbollisti më i mirë bullgar, Aleksandër Vezenkov është pikëshënuesi numër një i sezonit të rregullt në kampionatin grek për të dytën herë në karrierën e tij. Anësori i “Olympiacos” e mbylli fazën e parë të kampionatit me 382 pikë të shënuara,..

botuar më 25-03-25 1.52.MD
Grigor Dimitrov

Grigor Dimitrov fitoi kundër Karen Haçanov në turneun e tenisit në SHBA

Grigor Dimitrov u kualifikua në raundin e katërt të turneut të tenisit Masters në Miami (SHBA). Tenisti i parë i Bullgarisë pati një kohë të vështirë në turneun e fushës së fortë pas një rikthimi në ndeshje me 6:7 (3), 6:4, 7:5 kundër rusit Karen..

botuar më 25-03-24 12.31.MD