Gjatë javës së kaluar në Sofje erdhi një grup aktivistësh nga Kosova, të cilët morën pjesë në një trajnim me temën “Menaxhimi i projekteve nga liderë të rinisë”. Vizita kishte për qëllim që aktivistët të njihen me eksperiencat e organizatave rinore në Bullgari. Gjatë trajnimit të rinjtë përgatitën disa projekte paraprake për dukuritë negative të pirjes së duhanit dhe të alkoolit. Projektet kanë për qëllim që të pakësohen këto dukuri ndër rininë në Kosovë. Udhëheqësja e grupit ishte Melita Cacaj nga Prishtina. Ajo punon si koordinatore e projektit në World Learning Kosovo nën kontratën FORECAT me USAID/Kosovë. Webfaqja e organizatës është http://worldlearning.org/.
Po të doni të dëgjoni intervistat me disa prej aktivistëve - Blerim Ibrahimi nga Vushtrria, Blerina Paloji nga Obiliqi dhe Ilir Shaqiri nga Gjilani, klikoni AUDIO.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..