Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bisedimet bullgaro-ruse mbi projektet energjetike

Theksi i bisedimeve bullgaro-ruse midis Viktor Zubkovit (majtas) dhe Bojko Borisovit ishin tema të nxehta si Centrali atomik elektrik “Belene”, gazsjellësi “Rryma jugore”, si edhe çmimi i gazit natyror.
Foto: BTA
“Harta rrugore” për ndërtimin e gazsjellësit “Rryma jugore” përmes territorit të Bullgarisë do të koordinohet gjatë ditës së enjte, gjatë kohës së vizitës të delegacionit ekspert bullgar në Moskë, kur pritet të nënshkruhet një marrëveshje për realizimin e projektit. “Rryma jugore” do të fillojë të punojë gjatë vitit 2015. Këtë e deklaroi kryeministri Bojko Borisov, duke përgjithësuar bisedimet me delegacionin rus të kryesuar nga zëvendëskryeministri i parë dhe kryetar i Këshillit të drejtorëve të “Gazpromit” Viktor Zubkov. Ai mbërriti për një takim të ngutshëm në Sofje, të caktuar pas një bisede telefonike midis kryeministrit bullgar dhe atij rus. Në fokusin e bisedimeve ishin temat e “nxehta” mbi projektet bullgaro-ruse Centrali atomik elektrik “Belene” dhe gazsjellësi “Rryma jugore”, si dhe çmimi i gazit natyror, të sjellë nga Rusia.

“Çmimi i Centralit atomik elektrik “Belene” duhet të ulë me rreth 40%, të mos t’i kalojë 7 miliardë eurot dhe të mbetet i tillë dhe pas 7 vjetëve, kur centrali do të jetë gati”, komenton dëshirën e palës bullgare mbi këtë projekt, kryeministri Borisov. Ndaj 300 milionë eurove të paguara paraprakisht për reaktorin e parë për centralin, të realizuesit të pajisjes, kompania ruse “Atomstrojeksport”, do të duhet të paguhen akoma 280 milionë euro plus deri në mesin e muajit shtator. Në qoftë se vendi ynë nuk gjen një investues strategjik dhe vendos të heqë dorë nga projekti, do të nevojitet të paguajë rreth 1miliardë euro plus. Afati i marrëveshjes përfundon në fund të shtatorit dhe të gjitha çështjet e pazgjidhura mbi centralin Belene duhet të saktësohen deri më 3 muaj. Për këtë qëllim u krijua “harta rrugore” e projektit bërthamor.

“Pala ruse është e njohur me gjendjen e tanishme të Centralit atomik elektrik “Belene” dhe më saktë me faktin se në objekt ka vetëm gërmim, i cili është kthyer në liqen - komenton kryeministri Borisov pas bisedave 2 orëshe me delegacionin rus. Në “hartën rrugore” me përpikëri dhe qartazi kemi përcaktuar detyrat e palës bullgare dhe palës ruse. Këto janë tërheqje të investitorëve evropianë, ristrukturimin e projektit, çmimi i saktë pas 7 vjetëve, kur duhet të jetë afati i lëshimit të objektit, financimi në etapa, një llogari e saktë kujt dhe nga sa do ti shitet korrenti. Shpresoj që deri në shtator të kemi rezultat. Po zhvillojmë bisedime intensive me Komisionin Evropian, si dhe me presidentin e Serbisë Boris Tadiç për të marrë pjesë vendi i tij në projekt. Është e mundur që Serbia të bëhet një pronar minoritar në central. Sa i përket gazsjellësit “Rryma jugore”, çështja baze ishte e ardhmja e tubave bullgare, nëpër të cilat tani po transportohet gazi rus për vendet fqinje. Ato do të shfrytëzohen me një kapacitet jo më të pakët. Në këtë mënyrë gazi i transportuar nëpër tubacionet e vjetra dhe të reja për në Evropën Perëndimore do të rritet deri më 63 miliardë metra kubike. Rrjeti i ri transportues i gazit do të jetë pronë e Bullgarisë dhe të Rusisë në përkatësi 50 me 50. Në këtë mënyrë fitimi për Bullgarinë nga ky projekt do të rritet 2-3 herë.”

“Sa i përket projektit të Centralit atomik elektrik “Belene”, këtu janë arritur rezultate mjaft të mira - deklaroi pas bisedimeve zëvendëskryeministri Viktor Zubkov. Siç thanë ekspertët tanë, të cilët merren me projektimin e centralit, ky është projekti më mirë i zhvilluar në të gjithë botën. Praktikisht këtu është arritur shkalla më e lartë e sigurisë të centralit. Mbi këtë projekt kishte rreth 8 mijë shënime dhe që të gjitha kanë përgjigje. Tani është e domosdoshme të gjenden investues real. Me hollësi e shikuam kompleksin e çështjeve të lidhura me projektin “Rryma jugore”. Rezultatet kryesore nga bisedimet e realizuara me kryeministrin Borisov janë se që të dyja palët ripohojnë gatishmërinë e vet të vazhdojnë veprimtarinë rreth realizimit të këtij projekti të madh. Një sërë çështjesh të diskutueshme gjetën pasqyrim në “hartën rrugore”, e cila u paraqit sot. U morr vendim që në kuadrin e 1 jave të shikohen të gjitha problemet dhe ajo të firmoset. Është i kuptueshëm synimi i palës bullgare të marrë një qartësi sa u përket parametrave të këtij projekti. Synojmë që ai të jetë i leverdishëm si për palën bullgare ashtu dhe për palën ruse dhe do të bëjmë çdo gjë të mundur që këto parametra të mund të saktësohen.”

Delegacioni rus ka marrë përsipër angazhimin të komentojë çmimin e gazit natyror të dhënë vendit tonë dhe ta njohë kryeministrin Vlladimir Putin me kërkesën e Bullgarisë për uljen e çmimeve. Sipas Viktor Zubkovit, në marrëveshjet për këtë vit dhe për vitin e ardhshëm, preferencat tanimë janë bërë ku çmimi i lëndës djegëse blu është 90% nga çmimi i tregut. Problemi është se çmimi i konsumatorëve përfundimtarë është shumë më i lart nga ai i furnizimit nga “Gazpromi” ku shkaku sipas ekspertëve fshihet në kompanitë ndërmjetëse. Ja përse Bullgaria do të ngulë këmbë që në marrëveshjet e reja për furnizimet e gazit këto kompani të bien.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Metroja e Sofjes është e dyta në një renditje ndërkombëtare

Hekurudha nëntokësore e qytetit të Sofjes doli të ishte ndër më të pëlqyerat në Evropë. Metroja e Sofjes renditet e dyta, e tejkaluar vetëm nga ajo në Oslo, njofton TV Euronews. Sondazhi u krye nga kompania Bounce dhe u morën parasysh një sërë..

botuar më 24-09-17 11.41.PD
Patriku bullgar Dniill

Patriku bullgar Daniill bekoi fëmijët për vitin e ri shkollor

Patriku bullgar dhe Mitropolit i Sofjes Daniill u dërgoi një mesazh për vitin e ri shkollor mësuesve, nxënësve dhe prindërve. Ai do të tingëllojë sot në hapjen e vitit të ri shkollor në të gjitha shkollat ​​në Bullgari. Në mesazhin e tij "me..

botuar më 24-09-16 10.46.PD

Udhëzues për prindërit: si të përcjellim në shkollë nxënësin e klasës së parë nga brezi "Alfa"

Më shumë se 55 mijë fëmijë bullgarë do të kalojnë për herë të parë pragun e shkollës, me frikë dhe emocione. Më 16 shtator nxënësit e klasës së parë do të hyjnë në dhomat e rinovuara të shkollave, të zbukuruara me tullumbace dhe lule. Dhe aty, të..

botuar më 24-09-16 7.05.PD