Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Viti i parë i Parlamentit të ri Evropian dhe Bullgaria

Eurodeputeti Andrej Kovaçev: “Evropa ka më shumë besim ndaj Bullgarisë”
Foto: Архив
Evropa ka më shumë besim ndaj Bullgarisë është konkluzioni për vendin tonë pas vitit të parë të mandatit pesëvjeçar të Parlamentit të ri Evropian, i cili ka autorizimet më të mëdha në historinë e BE-së deri tani. Ky është vlerësimi i Andrej Kovaçevit, eurodeputet nga partia në fuqi GERB në grupin e Partisë Popullore Evropiane. Një vit pas zgjedhjeve për Parlamentin Evropian gjatë qershorit të vitit të kaluar, 12 nga gjithsej 18 eurodeputetët bullgarë nga grupe të ndryshme politike prezantuan para organizatave joqeveritare dhe ambasadorëve tek ne arritjet në fushën e prioriteteve evropiane dhe interesave të Bullgarisë në një takim të organizuar nga Zyra e informacionit e PE dhe organizata joqeveritare “Bashkimi panevropian – Bullgaria”. Ndër aksentët ishin tema aktuale për BE dhe Bullgarinë si aplikimi i Marrëveshjes së Lisbonës, funksionimi i shërbimit të ri diplomatik evropian, iniciativa e qytetarëve nëpërmjet listës së nënshkrimeve të 1 milion vetave, si edhe temat aktuale për dalje nga kriza në BE. Sipas një studimi evropian, eurodeputetët bullgarë janë ndër më të disiplinuarit për nga prania në seancat e PE-së.

Për Bullgarinë është shumë e rëndësishme që të marrë pjesë me anëtarët e saj në shërbimin diplomatik evropian, i cili duhet të fillojë të funksionojë deri në fund të vitit 2010, tha eurodeputeti Andrej Kovaçev.

“Përfaqësia adekuate gjeografike ishte ndër kauzat e të gjithë eurodeputetëve bullgarë – saktësoi ai. Për sa i përket pjesëmarrjes sonë në caktimin e rendit të ditës të BE-së, duhet të kemi parasysh se ai është i shumëllojshëm – bashkiak, kombëtar, evropian. Detyra jonë është t’i motivojmë njerëzit të interesohen për rendin e ditës të BE-së.”

Për Bullgarinë me rëndësi të madhe gjatë vitit të parë të Parlamentit të ri Evropian ishte nisma për Strategjinë e Danubit të BE-së. Me ide të eurodeputetes bullgare nga Partia Popullore Evropiane Maria Nedelçeva, më 15 korrik në PE në Bruksel do të zhvillohet një debat me temë “Danubi, lumi që na lidh – të lirojmë potencialin”. Në të do të përfshihet ministri bullgar i zhvillimit rajonal Rosen Plevneliev, ekspertë nga KE-ja, përfaqësues të 14 vendeve pjesëmarrëse në Strategjinë e Danubit dhe komisionarja për ndihmën humanitare dhe reagimet në krizë Kristalina Georgieva. Qëllimi është të dëgjohet zëri i Bullgarisë, tha Maria Nedelçeva.

“Bullgaria do të shënojë praninë e vet të fortë në etapën kyçe të kalimit midis pjesës së parë dhe të dytë të Strategjisë së Danubit – theksoi Maria Nedelçeva. – Në vazhdim të pesë muajve në të gjitha 14 vendet pjesëmarrëse kishte diskutime dhe forume publike. Në Bullgari u zhvilluan aktivitete të tilla në të gjitha qytetet dhe bashkitë në rrjedhën e lumit Danub. U dëgjuan idetë dhe problemet e tyre dhe u mblodhën projektet e tyre. Deri tani janë mbledhur rreth 300 projekte. Për ne është e rëndësishme të dëgjojmë mendimin KE-së para se të fillojmë seleksionimin e fundit të projekteve, kështu që ato të jenë në përputhje me kërkesat e Komisionit për financim.”

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
Fotografitë janë dorëzuar nga Partia Popullore Evropiane/ GERB

По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rajna Manxhukova

Rajna Manxhukova: Dua që lufta të mos ndajë komunitetin bullgar të besarabëve në Ukrainë dhe Moldavi

Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..

botuar më 24-10-29 2.30.MD

Zgjedhjet përfunduan, në pritje të zgjedhjeve të tjera!

Votë inercie. Votë me pikën e fundit të shpresës se nesër çdo gjë do të jetë mirë dhe ne do të takohemi për zgjedhje pas katër vitesh. Një votë inati për politikanët, për ne, për të tjerët që nuk kanë votuar. Qëndrimet janë shumë të ndryshme -..

botuar më 24-10-29 7.30.PD

Një numër rekord Shqiponjash Perandorake të Lindjes kanë lindur në Bullgari këtë vit

Një numër rekord Shqiponjash Perandorake të Lindjes ( Aquila heliaca ) - gjithsej 48 zogj të vegjël të specieve të rrezikuara - kanë lindur në Bullgari këtë vit. Ky është numri më i lartë i shpendëve të lindur të regjistruar nga Shoqata Bullgare..

botuar më 24-10-28 6.23.MD