Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rosen Plevneliev: “Bullgaria mori një vlerësim të lartë nga Brukseli mbi Strategjinë e Danubit të BE-së”

Foto: GERB/Partia Popullore Evropiane
“Bullgaria mundi të mbrojë në bazë të një mënyre të qartë dhe kategorike pozitën e vet mbi Strategjinë e Danubit të Bashkimit Evropian përpara deputetëve evropianë, anëtarëve dhe ekspertëve të Komisionit Evropian, përfaqësive të huaja dhe ambasadorëve, mediave”. Këtë e tha për Radio Bullgarinë ministri i zhvillimit regjional dhe urbanizimit Rosen Plevneliev. Gjatë javës së kaluar në kuadrin e vizitës 3 ditore në Bruksel, ministri Plevneliev mori pjesë në një debat publik “Lumi Danub, i cili na lidh - të zhvillojmë potencialin”, organizuar nga deputetja evropiane bullgare nga GERB në Partinë Popullore Evropiane Maria Nedellçeva. Qëllimi i kësaj nisme bullgare sipas fjalëve të tij e ka vënë Bullgarinë në qendër të vëmendjes të Partisë Evropiane me temat e veta të rëndësishme dhe me interesin e madh, qe të përgjithësoi etapën e parë nga përgatitja e strategjisë për një nga regjionet më të mëdha të Evropës - shqyrtimin e vendit dhe të grumbullimit të propozimeve për projekte nga të 14 vendet pjesëmarrëse. Bullgaria ka afro 300 propozime - për përmirësimin e cilësive lundruese dhe pastërtinë e ujit të Danubit, për ruajtjen e larmisë biologjike, për zhvillimin e infrastrukturës së transportit, për një politikë të integruar ekologjike e kështu me radhë.

“Bullgaria mund të krenohet me qëndrimin e vet “që nga poshtë në lart” në procesin e përgatitjes së vet dhe punës së realizuar konkrete - nënvizoi për Radio Bullgarinë Rosen Plevneliev, duke vizuar disa takime dhe bisedime me banorët e qytezave buzë Danubit në territorin bullgar. Komisioni Evropian vlerësoi lartë pozitën tonë. Kishim dhe takime eksperte, kurse pas kësaj dhe një takim përgjithësues me drejtorin e përgjithshëm të Drejtorisë për zhvillimin regjional pranë Komisionit Evropian Dirk Ahner. Kudo morëm vlerësime shumë të mira për punën e kryer prej nesh.”

Çfarë është bërë konkretisht?

Bullgaria ka një plan veprimi dhe tanimë kemi mbrojtur tezat konkrete, nënvizoi ministri Plevneliev. Ai dha shembull me projekte për krijimin e produkteve danubiane turistike, brenda tyre të rrugës për biçikleta, e cila të kalojë përmes objekteve natyrore të 5 shteteve buzë Danubit me hotele të vogla dhe mundësi për spa turizëm, për turizëm të verës, kulturor dhe fshatar.

“Bullgaria tha kategorikisht , se do që të jetë prijëse mes 14 shteteve-pjesëmarrëse në strategjinë Danubjane në fushën e turizmit dhe të korridoreve kulturore - sqaroi ai. Ne duam të koordinojmë, të jemi prijës në këto sfera dhe i kemi nxjerrë si prioritet. Bullgaria ka se çfarë të tregojë. Mendojmë se, regjionet nëpër rrjedhën e lumit Danub mund të zhvillohen jashtëzakonisht shumë përmes zhvillimit të të gjitha formave të turizmit si kulturor, fshatar, të verës, spa dhe turizëm ekologjik dhe veprimtari të tjera në kombinim me to. Mbrojtëm dhe projektet tona të mëdha të infrastrukturës. Duam të ndërtohen dhe akoma 2 ura nëpër rrjedhën e lumit Danub midis Bullgarisë dhe Rumanisë. Mbrojtëm dhe projekte për financimin e pjesëve nëpër magjistralet, të cilat lidhin vende të ndryshme, një pjesë nga hapësira Danubjane. Që këtu e tutje Bullgaria me të vërtetë mori një vlerësim mjaft të lartë nga Komisioni Evropian, se jemi një vend prijës, se jemi një nga vendet, të cilat ndryshohen drejt më së mirës në qëndrimin e vet ndaj Strategjisë së Danubit. E dimë se çfarë duam, çfarë është e domosdoshme për regjionet tona dhe mbrojmë pozitën e tyre” - është kategorik Plevneliev.

Çfarë duhet të ngjajë që këtu e tutje?

“Deri në shtator të këtij viti konsolidohen bisedimet - vuri në dukje akoma Plevneliev. “Në Bruksel kaluam përmes bisedimeve dy orësh me Komisionin Evropian sa u përket prioriteteve dhe ambiciet tona, si dhe kërkesat e Bullgarisë mbi tekstet e planit veprimi të Komisionit Evropian. Së bashku korrigjuam disa tekste, kështu që të mund të gjitha 14 vendet të arrijmë një plan të qartë. Që aty e tutje deri në fund të vitit duhet të merret vendim mbi seleksionimin e projekteve. Kështu në fillim të vitit të ardhshëm 2011, kryesia hungareze e Bashkimit Evropian të pranojë, kurse Komisioni Evropian të marrë masa konkrete rreth startit të strategjisë. Strategjia e Danubit do të punojë në mënyrë pilote deri në vitin 2010. Por që nga viti 2014 deri në vitin 2020 shpresojmë të mund të krijojmë projekte të mira.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ndryshimet në legjislacion do ta afrojnë arsimin me kërkesat e shekullit XXI

Që të rinjtë të jenë të aftë të përballen me sfidat moderne – tregun e punës, zhvillimin e teknologjisë dhe kërkesat e botës që na rrethon – arsimi ka nevojë për reforma të mbështetura me ligje të nevojshme. Një prej tyre është ligji për arsimin..

botuar më 25-09-15 6.20.PD
Foto: Konsullata e Përgjithshme e Bullgarisë në Dubai

Besimi dhe arsimi forcojnë lidhjet mes bullgarëve në Emiratet e Bashkuara Arabe

Në fillim të shekullit të kaluar Dubai ishte një qytet i vogël me rreth 1200 banorë, me një port të vogël në brigjet e Gjirit Persik. Falë vendndodhjes së tij gjeografike u shndërrua në një port të rëndësishëm për tregtarët e huaj, kryesisht indianë,..

botuar më 25-09-11 8.00.MD

Fondacioni “Kujtesa Bullgare” bën një donacion të ri për bullgarët në Shqipëri

Fondacioni “Kujtesa Bullgare” i Dr. Milen Vrabevskit po financon një projekt të madh për të ndërtuar dhe zëvendësuar ndriçimin rrugor në fshatrat Zaroshkë, Glloboçeni, Gorica e Madhe dhe Gorica e Mesme në komunën e Pustecit në Shqipëri. Dorëzimi..

botuar më 25-09-11 2.12.MD