Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sofja për herë të tretë është mikpritëse e forumit rinor ndërkombëtar për OKB dhe BE

Nga 24 deri më 31 korrik Sofja për herë të tretë do të jetë mikpritëse e konferencës rinore ndërkombëtare për OKB dhe BE “Modeli ndërkombëtar i kombeve të bashkuara i Sofjes – SOFIMUN”. Ndër temat që do të diskutojnë të rinjtë në vazhdim të një jave në Pallatin Kombëtar të Kulturës në Sofje janë strategjia “Evropa 2020”, aderimi i Turqisë në BE, kriza financiare botërore, dhuna mbi gazetarët dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut, ndryshimet klimatike etj. Diskutimet do të zhvillohen në formën e simulimit të konferencave të OKB-së dhe BE-së. Forumi sponsorizohet nga fondacioni “Fridrih Ebert”, ambasada e SHBA-së në Bullgari, Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Kulturës, Pallati Kombëtar i Kulturës, Bashkia e Kryeqytetit, përfaqësitë e KE-së dhe PE-së në Sofje, Komisariati suprem për refugjatët i OKB-së. Radioja Kombëtare Bullgare është partnere e forumit.

Konferenca SOFIMUN do të pretë afro 200 studentë nga 40 vende nga tërë bota. Ndër ta do të ketë dhe 40 bullgarë. Delegatët do të marrin pjesë në 7 komitete të sistemeve të dy organizatave botërore. Katër prej tyre janë të OKB-së – Komiteti i sigurisë, i të drejtave të njeriut, i zhvillimit të qëndrueshëm, i drejtësisë ndërkombëtare; dy të BE-së – Këshilli i ministrave të jashtëm dhe Parlamenti Evropian; dhe një është një qendër shtypi e krijuar posaçërisht, ku studentët mund të punojnë si gazetarë nga 13 media botërore, ndër të cilat Euronews, EU Observer, Economist etj. Delegatët në forumin rinor zgjidhen me konkurs. Gjatë debateve ata do të përfaqësojnë jo vendin e tyre, por një vend tjetër me fjalime, propozime dhe pozita mbi temat e caktuara. Formati është i dobishëm për të rinjtë, të cilët përfitojnë një përvojë politike dhe diplomatike. Për shembull në një forum të ngjashëm ka marrë pjesë sekretari i përgjithshëm i tanishëm i OKB-së Ban Ki Mun.

“Më 24 korrik do ta hapim konferencën me një ceremoni zyrtare në Pallatin Kombëtar të Kulturës – tha Paola Ivanova, presidente e fondacionit SOFIMUN, i cili e organizon forumin. – Më 25 korrik do t’i njohim pjesëmarrësit e huaj me historinë dhe kulturën e Bullgarisë – ata do të shohin valle popullore dhe do të vizitojnë Muzeun Historik Kombëtar. Pastaj do të zhvillohet një karnaval i kombeve, në të cilin të gjithë pjesëmarrësit do të prezantojnë vendet e tyre me muzikë, valle, kostume, gjella. Ditën e hënë fillojnë sesionet, në të cilat delegatët do të hyjnë në rolin e diplomatëve të vërtetë, duke përfaqësuar vende të ndryshme anëtare të BE-së ose OKB-së dhe duke debatuar mbi ngjarjet aktuale nëpër botë” – tregoi zonja Ivanova. Ajo shpjegoi se organizatorët kanë zgjedhur tema të ndërlikuara, si për shembull aderimi i Turqisë në BE. Delegatët juristë të ardhshëm do të përpiqen të sqarojnë anën juridike të dukurive si Muri i Berlinit për shembull.

“Kur njerëzit marrin pjesë në konferenca të tilla, ata e pranojnë debatin si një garë. Duke përfaqësuar një shtet të huaj, me pozitën e të cilit pjesëmarrësi nuk është dakord, ai mund të bëjë një kthesë për ta bërë debatin më interesant. Më e rëndësishmja është jo të ndjekësh saktësisht pozitën e shtetit, kurse të mësosh si të punosh me mjetet diplomatike, të mendosh shpejt dhe të jesh adekuat” – tha në përfundim Paola Ivanova.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Protesta para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” u kthye në trazira para premierës së pjesës “Armët dhe njeriu”

Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..

rinovuar më 24-11-08 12.27.MD

Një ekspeditë polare bullgare eksploroi Kontinentin e Akullit për herë të 33-të

Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..

botuar më 24-11-08 7.30.PD

Antarktida është motori i ndryshimeve klimatike

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..

botuar më 24-11-07 7.30.PD