Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bujqësia bullgare – dega e vetme me saldo pozitive tregtare

Ministri i bujqësisë dhe i ushqimeve Mirosllav Najdenov hap “Tubimin e bujqësisë bullgare” para godinës së dikasterit
Foto: BGNES
Në të kaluarën Bullgaria ishte një vend me tradita agrare. Mirëpo, pas rrëzimit të Murit të Berlinit bujqësia pothuajse u zhduk si degë ekonomike. Me një tokë të copëtuar, pas rikthimit të pronës së bujqve, dhe pa subvencionime shtetërore, bujqësia bullgare humbi aftësinë e vet konkurruese, megjithëqë Bullgaria disponon tokë pjellore, kushte të favorshme klimatike dhe tradita të lashta agrare. Hyrja e vendit në BE-në në vitin 2007, garantoi pak para për rimëkëmbjen e bujqësisë. Megjithëqë brenda dy viteve të para pas hyrjes në bashkim, vendi nuk arriti të përfitojë nga fondet evropiane, sot mund të themi, se bujqësia është dega e vetme me saldo pozitive tregtare. Vetëm gjatë vitit të fundit saldoja pozitive u rrit katër herë në krahasim me periudhën e mëparshme. Këtë e shpalli ministri i bujqësisë dhe i ushqimeve Mirosllav Najdenov, duke evidentuar punën e kryer nga dikasteri i tij gjatë vitit të parë pas ardhjes në pushtet të partisë së të djathtas centriste GERB. Ministër Najdenov tregoi si një sukses i padiskutueshëm fondet e debllokuara nga Komisioni Evropian për bujqësi. Lidhur me përvetësimin e mjeteve ai theksoi:

“Mjetet e shfrytëzuara deri tashti nga të gjitha programet e Komisionit Evropian arrijnë 2.1 miliard leva. Në bujqësi u përvetësuan gjysma e këtyre mjeteve.”

Pasi hyri në detyrë para një viti ministri i bujqësisë Mirosllav Najdenov ndërmori disa hapa vendimtarë. Më parë ai mënjanoi praktikat e korrupsionit dhe shpërdorimet në përvetësimin e fondeve evropiane në bujqësi. Pas kësaj nisi reformat agrare. Njëra prej tyre ka të bëjë me krijimin e Agjencisë së Sigurisë së Ushqimeve. Ky organ do të ushtrojë një kontroll real mbi tregun e ushqimeve tek ne. Në të njëjtën kohë filloi edhe vendosja e standardit shtetëror bullgar të një sërë produktesh tradicionale ushqimore bullgare, si për shembull kosi i famshëm. Si rezultat i kontrollimeve doli, se shumë prodhues nuk e bëjnë kosin me tharmin e njohur tradicional mjekues bullgar “bacilikus bullgarikus”. Kjo për shkak se ai shkurton afatin e zgjatjes. Prodhues të tjerë prodhojnë sallame me sojë ose injektojnë uji në mishin e pulave, që të shtojnë peshën e tij. Lidhur me këtë ministri Najdenov shpejgoi:

“Ndërmorëm të gjitha masat e domosdoshme, që të largojmë nga tregu ushqimet me cilësi të ulëta, të cilët ofrohen. Ato dëmtojnë përditë shëndetin e popullsisë. Është e vërtetë, se kjo luftë është tepër e rëndë, por shpresoj, se do të arrijmë sukses në këtë fushë.”

Një reformë tjetër e vështirë nisur nga Ministria e Bujqësisë është në fushën e pyjeve. Prerja e paligjshme e pyjeve bullgare dhe korrupsioni në ndërrimin e pyjeve shtetërore për terrene private me çmime më të ulëta u bënë praktikë. Dhe kjo duhet t’i jepet fund. Për këtë detyrë të dikasterit të ve ministri Najdenov tha:

“Që prej 20 vitesh nuk ka bërë ndonjë reformë në fushën e pyjeve. Qëllimi është të ruajmë pasurinë e madhe pyjore të Bullgarisë. Ndër të tjerët pyjet zënë një të tretat e territorit të vendit. Bullgaria nuk disponon shumë pasuri nëntokësore, nuk ka naftë. Mirëpo në kontekstin e ndryshimeve të klimës, në të ardhmen pyjet do të shndërrohen në një nga pasuritë më të mëdha. Do të jetë mirë, në se do të arrijmë të krijojmë një administrim të mirë të kësaj pasurie dhe ta ruajmë për brezat e ardhshëm. Uji dhe ajri, që “prodhohen” në pyjet, shfrytëzohen nga të gjithë njerëzit e planetit. Prandaj mund të themi se ata kanë rëndësi transkufitare. U dhamë fund ndërrimeve të paligjshme të terreneve pyjore. Kemi dëshirë t’i japim fund edhe prerjes së paligjshme të pyjeve. Dhe reforma në këtë fushë do të jetë e rëndë, sepse në të ka shumë interesa ekonomike.”

Si një e metë e punës së ekipit të vet, ministri Najdenov tregoi vonesën në përvetësimin e mjeteve evropiane për peshkimin. Ato para arrijnë 80 milion euro dhe duhet të shfrytëzohen deri në vitin 2013.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Maria Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Lëvizje në ekonominë bullgare, por në mënyrë të pabarabartë në fusha të ndryshme

Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..

botuar më 24-11-20 7.35.PD

Niveli i papunësisë në Bullgari është ruajtur edhe në tetor

Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..

botuar më 24-11-18 12.11.MD

Inflacioni mujor rritet 1.1%

Përshpejtim të inflacionit në 1.1% në tetor krahasuar me një muaj më parë, regjistroi Instituti Kombëtar i Statistikave. Në bazë vjetore, indeksi është 1.8 për qind. Në tetor, çmimet e mallrave dhe shërbimeve për argëtim dhe kulturë janë rritur me 8,6%, për..

botuar më 24-11-16 11.40.PD