Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria fiton nga anëtarësia e vet në Bashkimin Evropian

Tre vjet e gjysmë pas aderimit të vendit tonë ndaj Bashkimit Evropian, afro 40% nga bullgarët mendojnë, se ajo ka fituar nga zgjedhja e vet gjeopolitike. 60% kanë një qëndrim pozitiv ndaj bashkësisë evropiane. Këtë e tregojnë rezultatet nga studimi sociologjik për qëndrimet e bullgarëve ndaj institucionet evropiane, të realizuar gjatë muajit korrik nga agjencia “Xhi Kënsallting” Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar. Është shtuar numri i njerëzve, të cilët e ndërmarrin veten si evropianë, dhe jo vetëm si bullgarë (rreth 30%). Këta janë kryesisht më të rinjtë, njerëzit e integruar dhe të arsimuar. Bashkimi Evropian ndikon pozitivisht në zgjidhjen e problemeve si lufta me kriminalitetin, pakësimi i korrupsionit, mbrojtja e konsumatorëve dhe ruajtja e mjedisit rrethues, janë kategorik bullgarët. Anëtarësia e vendit në familjen evropiane është favorizuese po kështu për sigurinë kombëtare dhe për rolin e Bullgarisë në botë. Sipas të anketuarve tani për tani integrimi evropian nuk luan as një rol pozitiv as negativ për rritjen e standardit jetik të njerëzve. Përmirësimi i sistemit të shëndetësisë dhe energjetika janë sferat, të cilat sipas pjesëmarrësve në studim nuk janë ndikuar mirë nga anëtarësia. Sipas sociologut Zhivko Gjeorgjiev këto gjendje shoqërore deri diku mund t’i dedikohen faktit se, Bashkimi Evropian nuk ushtron një presion të tillë të fortë mbi vendin tonë sa i përket reformës në sistemin shëndetësor, si dhe se mjetet nga fondet evropiane për të janë më pak. Sa i përket energjetikës, ajo mbetet problematike si temë për bullgarët, për shkak të mbylljes së dy nga reaktorët e Centralit Elektrik Atomik “Kozlloduj” mendon Zhivko Gjeorgjiev. Në ndryshim nga nata e anëtarësisë tonë në Bashkimin Evropian, sot Bashkimin Evropian nuk i gjeneron pritjet e mëdha që kemi, tregojnë akoma të dhënat e studimit.

“Tani pamja është mjaft më e freskët, por interesantja është se nuk një valë të euro-negativizmit - komenton Zhivko Gjeorgjievi. Për shkak të krizës ekonomike Bashkimi Evropian duron kritika nga më të ndryshmet nga brenda dhe nga jashtë, se është i ngadaltë, se nuk reagon në mënyrë adekuate. Pikëpamja bullgare është se, me zgjedhjen e vet gjeopolitike të anëtarësisë në Bashkimin Evropian ne kemi bërë një nga pak gjërat e mençura në historinë tonë. Nuk ka asnjë revidim të bindjes se, kjo ishte zgjedhja e drejtë. Të gjitha asociacionet e bullgarëve për Bashkimin Evropian janë pozitive, si për shembull një standard të lartë jetik, demokraci, solidaritet, bashkëpunim, paqe, siguri, liri... Tanimë nuk po regjistrojmë pritje se, Bashkimi Evropian do të na zgjidh problemet, do të na nxjerr nga kriza, por ndërmerret si një farë bufer, ndonjë farë mbrojtje. Dobitë më të mëdha nga anëtarësia në një plan personal njerëzit e shikojnë në lirinë e udhëtimit, mundësitë për punë dhe arsim. Pas këtij lideri të padiskutueshëm ka luftë për vendin e dytë midis dy gjërave në pamje të parë të kundërta - fondet evropiane, subvencionet, më në veçanti në bujqësi, ku është ndier realisht efekti dhe nga ana tjetër - kontrolli evropian mbi institucionet bullgare. Bullgari është i luhatur për këtë se kusht është më e vlefshme: karota ose shkopi. Në një farë kuptimi që të dyja janë mjaft të vlefshme dhe nuk duhet të na merren. Akoma nuk kemi arritur deri në gjendjen në të cilën mund të kalojmë pa njërën ose pa tjetrën.”

Niveli i informimit për deputetët evropianë bullgarë është i ulët dhe kjo lidhet me mungesën e aktivitetit nga ana e tyre, mendon Zhivko Gjeorgjievi. 30% nga të anketuarit nuk i njohin deputetët evropianë bullgarë. Më e njohur është Nadezhda Mihajllova nga koalicioni blu, ish ministre e jashtme e Bullgarisë.

“Në Bullgari njerëzit po vazhdojnë të mos të dinë se si punon Parlamenti Evropian, se si zhvillohen debatet aty, se si marrin pjesë familjet politike dhe fraksionet në marrjen e vendimeve - sqaron Zhivko Gjeorgjiev. Për deputetët evropianë bullgarë do të qe mirë, në qoftë se ata marrin pjesë aktive dhe në debatet e brendshme politike. Strategjia fituese për ta është dhe më shpesh të mundohen të ofrojnë në një gjuhë të kuptueshme nga njerëzit politikat evropiane dhe debatet. Në Bullgari është vështirë të gjesh njerëz, të cilët të jenë në gjendje të kuptojnë se me çfarë argumentesh zhvillohen debatet mbi ndonjë farë interesash dhe për ne, për problemet bullgare në Parlamentin Evropian.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një ekspeditë polare bullgare eksploroi Kontinentin e Akullit për herë të 33-të

Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..

botuar më 24-11-08 7.30.PD

Antarktida është motori i ndryshimeve klimatike

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..

botuar më 24-11-07 7.30.PD

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD