Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Lipsanet e Shën Joan Pagëzorit – një zbulim sensacional i arkeologëve bullgarë

Foto: arkiv
Në fund të muajit korrik gjatë gërmimeve në ishullin Shën Ivan, afër qytetit bregdetar bullgar Sozopoll një ekip arkeologësh bullgarë zbuloi një thesar unik. Sipas udhëheqësit të ekspeditës profesor Kazimir Popkonstantinov bëhet fjalë për lipsanet e Shën Joan Pagëzorit. Lajmi provokoi komente kontradiktore të politikanëve, aktivistëve shoqërorë, arkeologëve.

Lipsanet për të cilët supozohet, se i përkasin Shën Joan Parathënësit u zbuluan në altarin e kishës më të vjetër të ishullit. Relikti u gjet në një arkë prej alabastri. Në të u zbulua një dhëmb, një copë eshtre prej dore dhe një copë eshtre prej fytyre. Vet arka për ruajtjen e lipsaneve daton nga mesi i shekullit V. Në të ka mbishkrim, i cili dëshmon, se në shekullin V ditën e lindjes së Shen Joan Parathënësit një njeri me emrin Toma transferoi lipsanet, që përmbahen brenda. Lidhur me këtë relikt historiani Bozhidar Dimitrov tha, se rrallë herë sendet e zbuluara gjatë gërmimeve shoqërohen edhe me mbishkrime. Prandaj për arkeologët epigrafe të tilla konsiderohen dëshmitë më autentike. Kleri i Kishës Ortodokse Bullgare shpalli reliktin autentik. Vet zbuluesi i lipsaneve profesor Popkonstantinov, për nga rëndësia, e krahasoi këtë gjetje arkeologjike me Mantelin nga Torino. Me një ceremoni speciale lipsanet u vendosën për ruajtje në kishën “Shën Gjergji” në qytetin Sozopoll. Nuk përjashtohet mundësia, që ato të jenë lipsane të Shën Joan Pagëzorit. Por kjo mund të thuhet me siguri pas një analize ADN. Lipsane për të cilët supozohet se i përkasin Shenjtorit Joan ruhen në Kalkuta, në Stamboll dhe në qytetin gjerman Aahen. Mirëpo, sipas shkencëtarëve ata nuk janë një bazë shpresëdhënëse për krahasim, gjë që në praktik zbraz nga përmbajtja çdo lloji ekspertize shkencore. Në rastin më të mirë mund të caktohet mosha e tyre dhe të zgjidhet çështja a përkasin ata një njeriu të njëjtë. Sipas një pjese të shkencëtarëve, konkluzionet, se ato janë lipsanet e Shën Joan Pagëzorit janë tepër të shpejta dhe kërkojnë sensacionin. Si rezultat dëgjohen pikëpamje dhe mendime të ndryshme nga ana e arkeologëve. Në këtë sfond ministri i financave Simeon Djankov tha, se vet ai nuk është besimtar, por është i bindur, se lipsanet janë një zbulim i paçmueshëm. Lidhur me këtë ai theksoi, se të ardhurat potenciale për Bullgarinë nga ky zbulim do të jenë të padiskutueshme. Dhe përderisa pelegrinazhet në mbarë botën janë një industri fitimprurëse, tek ne akoma zhvillohen debate të kota për perspektivat e këtij lloji turizmi. Sipas traditës vendi ynë tërheq turistët e huaj me qindra manastiret dhe kishat e krishtere, që ruajnë në vet veten ikona të paçmueshme dhe afreske shekullore. Tani, sipas ekspertëve është koha, të afirmojmë pamjen e vendit si një destinacion tërheqës i turizmit fetar. Pak pasi mediat botërore përhapën lajmin për zbulimin sensacional, qeveria shpalli se do të lëshojë edhe 420 mijë leva për përfundimin e meremetimit të kishës “Shenjtor Kirill dhe Metodij” në Sozopoll, ku do të vendosjen për ruajtje lipsanet e Shën Joan Pagëzorit.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Veneta Nikollova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Arkeologët kanë zbuluar një varrim të pasur të një luftëtari trak të epokës romake

Gjetje të vlefshme dhe unike arkeologjike u zbuluan gjatë gërmimeve në fshatin Kapitan Petko Vojvoda të rrethit të Topollovgradit, raportoi BTA. Arkeologët e udhëhequr nga Daniella Agre kanë gjetur një varr të mundshëm të një aristokrati trak me..

botuar më 24-08-22 5.56.MD

Arkeologët zbuluan më shumë se 500 monedha të lashta në Filipopollin e vjetër

Arkeologët zbuluan në Plovdiv më shumë se 500 monedha nga periudha të ndryshme dhe shufra ari për të bërë bizhuteri. Gjetjet janë nga gërmimet e shpëtimit në rrëzat e Qytezës së Vjetër pranë portës së madhe lindore të Filipopollit të lashtë. Në epokën..

botuar më 24-08-19 7.10.PD

Fjetja e Hyjlindëses lavdëron dashurinë e pamasë të Nënës së Zotit

E quajnë Virgjëreshën e Shenjtë Nëna e Jetës së vërtetë, e cila me lutjet e saj shpëton shpirtrat e njerëzve nga vdekja. Ajo është më e dashura dhe më e lavdëruara pas Zotit, tek e cila të gjithë i drejtohen. Kisha e nderon atë më 15 gusht, Ditën e..

botuar më 24-08-15 5.25.PD