Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vera 2010 do të jetë me tregues më të mirë se vera e mëparshme

Një pjesë prej bashkatdhetarëve tanë, të cilët sipas traditës i kalojnë pushimet verore jashtë shtetit, gjatë kësaj vere kane zgjedhur për pushim bregdetin tonë.
Foto: Veneta Nikollova

Në kulmin e verës vendpushimet tona detare nuk mund të ankohen nga mungesa e turistëve, me gjithë krizën dhe prognozat e shqetësuese për rënie në këtë degë. Aktualisht qarkullimi nga turizmi në detin tonë arrin në 7,5- 10 mln euro për ditë, që nuk është keq – deklaruan nga Dhoma turistike bullgare. Pritet që në vitin 2010 turizmi të sigurojë rreth 10 % prej Produktit të Brendshëm Bruto të vendit, që do të thotë të ardhura vjetore prej mbi 3 mlrd eurosh. Kjo shumë është më e lartë në krahasim më të ardhurat në vitin 2009, që konsiderohet si një prej viteve më të vështira në këtë degë.

Sivjet stina aktive turistike në Bullgari filloi me falstart. Shirat e vazhdueshme dhe temperaturat e ulëta i detyruan shumë turistë të heqin dorë nga pushimi i tyre i hershëm në det. Kështu deri në fund të qershorit vetëm 10-15 % prej bazës së hoteleve në bregdet ishte e zënë, fakt i cili i dëshpëroi hotelierët, të shtrënguar nga kriza dhe rreziku i falimentimit. Por në mesin e korrikut vendpushimet filluan të mbushën me turistë, ndërsa gjatë gushtit, i cili sipas traditës është kulmi i stinës, kudo është plotë e përplot. “Nëse shtatori do të jetë i ngrohtë dhe me diell, do të arrijmë të kompensojmë humbjet fillestare dhe bile t’i shtojmë të ardhurat” – shpjegoi Cvetan Tonçev, kryetar i Dhomës turistike. Sipas tij vihet re një rritje e miqve nga Rusia, nga ish republikat sovjetike dhe nga vendet skandinave, ndërsa rritja e pushuesve bullgar është me 15%. Lajmi i mirë është, se pjesë prej bashkatdhetarëve tanë, të cilët sipas traditës i kalojnë pushimet verore jashtë shtetit, gjatë kësaj vere kane zgjedhur për pushim bregdetin tonë, duke ndihmuar në këtë mënyre ekonominë bullgare. Të gjithë pronarët e hoteleve shpresojnë shumë në bazën moderne hoteliere dhe në paketat e leverdishme all inclusive.

“Kemi bërë hotele dhe restorante të mira, si dhe lokale dhe vende për dëfrim – thotë zoti Tonçev. Kemi një përmirësim në cilësinë e shërbimeve dhe këtë e pohojnë po thuaj të gjithë turistët. Përveç kësaj është fakt, se mbi 22 % prej të huajve që kanë vizituar një herë Bullgarinë vijnë përsëri tek ne dhe kjo tregon se janë të kënaqur. Tendenca tjetër pozitive gjatë kësaj vere është, se interesi ndaj disa vendpushimeve është rritur. Mes tyre është Obzor – një qytezë e vogël, që deri para 10 vjetësh ishte po thuaj e panjohur. Aktualisht aty pushojnë mbi 50 mijë turistë, para së gjithësh të rinj, të tërhequr nga hotelet moderne dhe mundësitë për dëfrime. Për të fituar më shumë klientë këtë verë hotelierët zbritën çmimet me 15-20 %, por shtuan çmimet e shërbimeve suplementare.”

Në të njëjtën kohë dega ndodhet para një sërë sfidash, të cilat prej vite pengojnë zhvillimin e saj. Njëra prej tyre, sipas Cvetan Tonçevit, është pjesa e madhe e ekonomisë informale në degë, e cila përfshin po thuaj se 50 % prej biznesit tonë turistik. Hotelierët në mënyrë masive nuk llogaritin numrin real të turistëve, pronarët e lokaleve fshehin qarkullimin, nuk paguhen tatime, taksa turistike etj. “Nuk është normale shteti të marrë rreth 6 mln euro prej taksave turistike, në vend të 30 milionëve, që detyrohen sipas përllogaritjeve tona – indinjohet Cvetan Tonçevi. Në këtë mënyrë nuk është e mundshme të llogariten të ardhurat reale në degë. Në praktikë të ardhurat reale vjetore në sektor do të tejkalojnë shumën e parashikuar prej 6,5 mlrd leva, por askush nuk mund të thotë me sa. Po kjo vlen edhe për rritjen e numrit të turistëve në bregdetin tonë. Me siguri janë më shumë se sa numri i deklaruar. Me siguri mosrespektimi i rregullave është njëra prej mënyrave për pjesë prej sipërmarrësve të përjetojnë në kushtet e krizës së rëndë ekonomike. Por me gjithë kushtet e vështira për biznes organizatat turistike raportojnë për një ringjallje në këtë degë, e cila për herë të radhës tregon vitalitetin e saj dhe aftësitë për të mbijetuar edhe në situata më të vështira.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova

По публикацията работи: Veneta Nikollova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bansko hyri në top 10 të një renditjeje prestigjioze turistike botërore për vitin 2025

Në Ekspozitën Botërore të Turizmit WTM në Londër, Bansko u dallua si një nga destinacionet më të dëshirueshme në botë. Qyteti turistik hyri në top 10 të renditjes prestigjioze të Lonely Planet - "Më i miri në udhëtim 2025". "Kjo është një tjetër..

botuar më 24-11-07 11.53.PD

Një film bullgar për qytetin bregdetar Nesebër fitoi 4 çmime në 3 festivale botërore të filmit

Dokumentari i Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) "Pasqyra shpirtërore e qytetit të krishterë Nesebër" u nderua me gjithsej katër çmime në tri festivale prestigjioze ndërkombëtare të filmit në Brazil, Gjeorgji dhe Portugali. Skenarist i filmit është..

botuar më 24-10-26 9.10.PD

"Lonely Planet": Bansko është ndër destinacionet më të mira për t'u vizituar në 2025

Udhërrëfyesi i njohur i udhëtimit "Lonely Planet" e renditi resortin bullgar Bansko në Pirin ndër vendet më të mira për t'u vizituar vitin e ardhshëm në udhëzuesin e tij " Best in Travel 2025", raportoi BTA. Platforma e përshkruan Banskon si "një..

botuar më 24-10-24 6.28.MD