Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shkencëtarë bullgarë janë duke marrë pjesë në një projekt të madh polar

Kështu do të duket akullthyesi unikal, i cili do të krijohet në kuadrin e projektit “Aurora Borealis”.
Foto: www.eri-aurora-borealis.eu
“Aurora Borealis” – ky është emri i një prej projekteve më të mëdha të Evropës së bashkuar për studimin e regjioneve polare. Ai u paraqit te ne në një konferencë shkencore, në të cilën morën pjesë 24 shtete. Bëhet fjalë për krijimin e një akullthyesi unikal. Në këtë projekt Bullgaria merr pjesë me potencialin e saj shkencor. Kjo, sipas fjalëve të profesorit Hristo Pimpirev, udhëheqës i Institutit antarktik bullgar, është një njohje e sukseseve të vendit tonë në studimin e regjioneve polare.

Kjo veprimtari filloi në vitin 1967 dhe deri tani Bullgaria ka organizuar 18 ekspedita të suksesshme polare. Nga viti 1993 në Antarktidë, në bazën tonë polare “Shën Klementi i Ohrit” në ishullin Livingstën çdo vit punojnë ekspedita bullgare. “Pjesëmarrja e Bullgarisë në “Aurora Borealis” do t’i sjellë vendit tonë vetëm dobi. Bullgaria do të mund të përdorë akullthyesin, pa investuar aspak mjete, tha në një intervistë speciale për Radio Bullgarinë profesor Hristo Pimpirev.

© Foto: BGNES

Profesor Hristo Pimpirev - udhëheqës i Institutit antarktik në Bullgari

“Ky është një prej projekteve më të mëdha infrastrukturore të BE-së - nënvizoi ai. Aktualisht jemi duke studiuar se çfarë janë mundësitë e akullthyesit modern. Një motor kryesor i projektit është instituti Alfred Vegener në Gjermani. Në të marrin pjesë 11 shtete, përfshi këtu dhe Rusinë. Si një anëtar me të drejta të plota i shoqërisë polare vendi ynë merr pjesë në të gjitha përpunimet dhe studimet.”

Ky akullthyes do të mund të lëvizet lirisht gjatë çdo stine deri në çdo një krahinë polare dhe do të punojë me temperatura nga minus 50 gradë deri më plus 45 gradë Celsius. Në kuvertën e akullthyesit do të ketë një shesh dhe një hangar për tre helikopterë. Vetë akullthyesi do të kushtojë rreth 200 milionë euro dhe në rastin konkret pjesëmarrja bullgare nuk do të financohet – thotë profesor Hristo Pimpirev.

“Shkencëtarët tanë japin kontributin e tyre me përpunimet e tyre – shtoi ai. – Gjatë realizimit të këtij akullthyesi ata do të kenë një vend të rezervuar për të bërë studime shkencore në Oqeanin botëror në regjionet më të vështira të Oqeanit Arktik dhe të atij Antarktik.”

Pritet që testet për eksploatim të pajisjes të fillojnë gjatë vitit 2012, kurse gjatë vitit 2014 të fillojmë të bëjnë dhe studime shkencore me akullthyesin. Arktiku dhe Antarktiku janë më të kërcënuar nga ndryshimet klimatike, por janë dhe rajonet më pak të studiuara. Tani për tani shkencëtarët nuk janë kategorikë nëse anomalet e klimës u detyrohen ndryshimeve të natyrshme, ose janë rezultat i veprimtarisë së njeriut. Prandaj sajimi i akullthyesit do të na ndihmojë në zbulimin e shumë sekreteve klimatike.

“Ky akullthyes do të mund të sondojë në një thellësi prej një kilometri – thotë profesori Pimpirev. Prandaj për këtë projekt do të interesohen dhe rrethet ekonomike. E dimë se në Oqeanin Arktik ka naftë dhe gaz. Këtu ndërthuren ekonomia, biznesi, e drejta ndërkombëtare. Prandaj projekti është shumë kompleks. Studimet e fundit të detit në një thellësi të tillë na japim një pasqyrë të mirë se si është ndryshuar bota në të kaluarën. Kjo do të na ndihmojë për të përcaktuar tendencat në zhvillimin e saj në të ardhmen. Kështu qe shkencëtarët do të jenë nga sfera të ndryshme të shkencës – fizika, biologjia detare, gjeologjia etj. Ne kemi shkencëtarë shumë të mirë, të cilët janë në nivelin e kolegëve të tyre në botë dhe mund të jemi të dobishëm.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Darina Grigorova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nxënësit e shkollave të së dielës në Itali botuan një atlas për Shënjtorët Kirill dhe Metodij

Nxënësit e tri shkollave bullgare në Itali krijuan atlasin e parë të këtij lloji për vëllezërit e shenjtë Kirill dhe Metodij . Projekti realizohet në kuadër të Programit Kombëtar "Histori të patreguara të bullgarëve" të Ministrisë së Arsimit,..

botuar më 24-08-16 1.57.MD

Rikrijimi i një kampi ushtarak romak pranë Aprillci

Një rindërtim i një kampi luftarak romak po organizohet në komunën Aprillci nga 16 deri më 18 gusht. Veprimtaria në parkun e lagjes "Novo Sello" iu drejtohet kryesisht fëmijëve dhe audiencës familjare.Në majën Ostrec të malit Stara Pllanina, që..

botuar më 24-08-16 6.30.PD

Tri medalje për ekipet bullgare në Olimpiadën e parë Ndërkombëtare të Inteligjencës Artificiale

Pjesëmarrësit bullgarë fituan tri medalje në Olimpiadën e parë Ndërkombëtare të Inteligjencës Artificiale, e cila u mbajt në Burgas. Në raundin praktik të Olimpiadës, ekipi bullgar fitoi medalje të arta dhe të bronzta, ndërsa në pjesën teorike, ekipi..

botuar më 24-08-15 10.39.PD