Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zgjedhja jetike “prindër strehues”

Foto: UNICEF
Bullgaria është ndër shtetet e BE-së me më shumë fëmijë, që rriten në institucione shtetërore. Nxjerrja e këtyre fëmijëve nga shtëpitë e kujdeseve sociale dhe vendosja e tyre në shtëpi të tipit familjar, birësimi i tyre ose rritja te prindër strehues, të gjitha ato janë alternativat që ata fëmijë të kenë përkëdheljen dhe vëmendjen, për të cilat kanë aq shumë nevojë. Është më mirë, që të gjithë fëmijët të rriten të rrethuar nga dashuria dhe kujdesi familjar. Prandaj shteti duhet të bëjë të gjitha hapat e domosdoshëm, që jetimët të gjejnë familjet e tyre. Lidhur me këtë ministri i punës dhe i politikës sociale Totju Mlladenov mendon:

“Me gjithë përpjekjet në Bullgari akoma ekzistojnë 137 institucione të specializuara për fëmijë. Sipas të dhënave në fund të vitit 2009 në to rriteshin 7587 fëmijë. Gjatë muajit mars të vitit 2010 Këshilli i Ministrave miratoi strategjinë kombëtare për nxjerrjen e fëmijëve nga institucionet ose jetimoret në Bullgari. Si rezultat i plotësimit të këtij dokumenti pritet që gjatë një periudhe 15 vjeçare të arrihet ky qëllim. Për këtë është e domosdoshme të sigurohet një përkrahje të familjeve dhe të zhvillohen shërbimet sociale. Kujdesi familjar në përmasë kombëtare gjithashtu është një nga masat, që duhet të realizohen për nxjerrjen e fëmijëve nga jetimoret. Aktualisht realizohet një projekt për afirmimin e strehimit familjar. Për këtë qëllim krijohen qendra krahinore të kujdesit prindëror në 9 krahina të vendit. Projekti realizohet në partneritet të sektorit joqeveritar, Dikasterit Ndërkombëtar Social – Bullgaria, Institutit të Punës dhe Praktikave Sociale dhe Shoqatës “Samaritanë”. Për këtë projekt u formuan edhe ekipe të strehimit familjar. Në kuadrin e tyre kërkohen, stërviten dhe u sigurohet përkrahja të gjithë kandidatëve të bëhen prindër strehues.”

Më se 50 për qind nga bullgarët janë të prirë të bëhen prindër strehues, në se nuk kanë fëmijë të vet, ose fëmijët e tyre janë të rritur. Shumica e të anketuarve janë të mendimit, se preferojnë kujdesin profesional strehues. Në kuadrin e tij prindërit strehues lidhin kontratë të punës dhe marrin shpërblim në të holla. Shuma mesatare treguar nga të anketuarit për këtë punë është përafërsisht 400 leva, ose 200 euro për muaji. Aktualisht paratë janë më pakë, për më tepër se prindërit strehues lidhin kontratë dhe nuk e kanë të drejtën të punojnë ndonjë punë tjetër. Anketimi tregon, se gratë, dhe banorët e qyteteve më të vogla kanë qëndrim më pozitiv ndaj strehimit familjar. Mirëpo, ekzistojnë disa shqetësime rreth statusit të prindërve strehues. Është fakt, se ai merr përsipër vetëm kujdesin e përkohshëm për fëmijën. Kjo për arsye, se prindërit biologjik ose të afërmit e tij ruajnë të drejtën të kërkojnë fëmijën. Mirëpo, njerëzit që pranojnë misionin e prindërve strehues, kanë motivacionin e tyre të thjeshtë dhe ai është më i fortë, se sa frikët. Jordanka Dukova është prindër strehues. Për këtë vendim të vet ajo tregon:

“Me bashkëshortin jemi në një moshë kur do të kemi nip dhe mbesa. Kujdesemi për fëmijën, sikur jemi gjyshi dhe gjyshja e tij. Dhe ashtu siç gjyshi dhe gjyshja janë gati në çdo moment t’u rikthejnë fëmijën prindërve, ashtu edhe ne kemi pranuar këtë vërtetësi. Mirëpo dashuria për këtë fëmijë mbetet, kështu që mendoj se në ndonjë rast të tillë do të arrijmë pajtim të takohemi me fëmijën për të cilin kemi treguar kujdes. Kështu që në këtë rast nuk do të ndahemi. Kontakti me këtë fëmijë dy vjeçare na mbush me emocione pozitive.”

58-vjeçarja Petranka Hristova e shpjegon arsyen të bëhen prindër strehues ashtu: “Kam gjashtë nip dhe mbesa dhe tre fëmijë. Mirëpo, asistova në një takim kushtuar strehimit familjar. Atëherë vendosa se atë që e bëra për fëmijët e mi, mund të bëjë edhe për ndonjë fëmijë tjetër. Kjo ishte arsyeja, për të cilën me bashkëshortin vendosëm, se mund t’u japin një shans ndonjë fëmijë tjetër me kujdesin tonë prindëror. Tani e ndjejmë veten të lumtur. Fëmija është në klasën e parë dhe mëson shumë mirë.”

45-vjeçari Svetllozar Georgiev e konsideron misionin e prindërit strehues ashtu: “Në fakt prindërit strehues duhet të rikthejnë fëmijën te familja e tij biologjike dhe t’u japin atij dashuri. Që nga viti 2007 me bashkëshorten jemi prindër strehues. Jemi ndër të parët, që u përfshin në projektin “Strehimi familjar”. Gëzohemi, se arritëm t’u sigurojmë këtyre fëmijëve modelin e familjes dhe kujdesin prindëror, dashurinë dhe përkëdheljen, për të cilat ka nevojë çdo qenie e gjallë. Në fakt ata fëmijë nuk njohin ambientin familjar. Mendoj, se me gjithë vështirësitë, me dëshirën tonë të madhe dhe me dashuri arrijmë të përballojmë të gjitha peripecitë dhe t’u japin dashuri fëmijëve jetimë.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një peticion insiston për shpalljen e rezervatit të parë detar në Bullgari

Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..

botuar më 24-10-31 6.05.PD

Moldavia ka zgjedhur një të ardhme pro-evropiane, por duhet ta çimentojë atë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..

botuar më 24-10-30 2.20.MD

Eksploruesit polarë bullgarë dhe francezë tregojnë për sfidat në Antarktidë

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..

botuar më 24-10-30 6.10.PD