Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Investimet tona jashtë shtetit u shkrinë

Gjatë viteve të fundit, posaçërisht para fillimit të krizës ekonomike, biznesi bullgar filloi të investojë në shtetet e tjera ballkanike. Kulmi i investimeve bullgare në Serbi, Maqedoni, Shqipëri, Rumani dhe Turqi ishte gjatë viteve 2007 dhe 2008. Në Agjencinë Bullgare të Investimeve nuk ka të dhëna të sakta për kapitelin e firmave bullgare jashtë shtetit. Mirëpo me të dhëna të tilla disponojnë shtete e tjera ballkanike. Shifrat që do t’i citojmë janë të Bankës Kombëtare Bullgare. Ato tregojnë se për vitin 2008 mjetet e investuara nga firmat bullgare në shtete të tjera janë më se 510 mln euro. Pak më se 83 mln ishin investuar në prona të ndryshme, 30 mln – në sferën e telekomunikacioneve dhe 22 mln – në ndërmjetësinë financiare. Sipas statistikës serbe Bullgaria është ndër 10 investitorët më të mëdhenj në Serbi. Atje vetëm kapitali i biznesmenit bullgar Hristo Kovachki llogaritet për 100 mln euro. Mirëpo kriza e tregjeve botërore e ndryshoi këtë situatë. Firmat bullgare pakësuan mjetet e investuara jashtë shtetit përgjysmë. U ndryshua edhe drejtimi i investimeve. Biznesmenët bullgarë tashmë nuk blejnë uzina jashtë shtetit, mirëpo u drejtuan te sfera më fitimprurëse – për shembull pronat e patundshme dhe ndërmjetësimi financiar. Gjatë vitit të kaluar bullgarët e pasur kanë investuar në prona më se 40 mln euro dhe në sektorin financiar – pothuaj 26 mln. euro. Për këtë periudhë flukset financiare të kthyera në Bullgari janë më se mjetet e investuara jashtë shtetit. Ndoshta disa prej firmave kanë shitur aktivët e vet, të tjerë kanë kthyer fitimet e veta në Bullgari. Investimi më i madh i një kompanie bullgare është investimi i rafinerisë “Prista oil”, e cila bleu kompaninë hungareze “Bogdani Petrol Kft”. Kjo kompani ka pozita të mira tregtare në 50 shtete.

Sipas të dhënave të Bankës Kombëtare Bullgare për vitin 2009 firmat bullgare kanë investuar 7 mln euro në fushën e ndërtimit jashtë Bullgarisë. Për vitin 2008 kjo shifra ishte 3,5 mln. euro. Është kështu sepse firmat bullgare në këtë sferë më parë kishin pozita më të mira në tregun bullgar dhe nuk kishin nevojë të investojnë jashtë shtetit. Biznesmenët më të mëdhenj në fushën e ndërtimit janë vëllezërit Jordan dhe Dinko Dinev. Ata janë specializuar në ndërtimin e komplekseve për pushim. Në vitin 2007 ata ndërtuan kompleksin e vet të parë në vendpushimin rumun Mamaja dhe parat e investuara atëherë ishin 6 mln. euro. Në vitin 2009 ishte hapur kompleksi “Apolonia” dhe po ndërtohet një kompleks tjetër me 84 apartamente. Vëllezërit Dinev ndërtojnë në vendpushimet malore të Rumanisë. Kanë objekte pune në vendpushimin Predjal dhe mjetet e tyre të investuara janë më se 15 mln. euro.

Duke folur për vitin 2010 investimet bullgare jashtë shtetit janë shumë të vogla. Nga janari deri në gusht ato janë vetëm 3,3 mln. euro, kryesisht në fushën e ndërtimit, pronave të patundshme dhe tregtisë. Vargu i dyqaneve “Tehnomarket” vazhdon të zgjerojë investimet e veta në Ballkan. “Doverie Briko” ndërtoi dyqane të mëdha në qytetin serb Nish dhe në Novi Sad.

Për këtë periudhë investimi më i madh bullgar është i kompanisë “Kaolin”. Në fillimin e tetorit ajo hapi një fabrikë për pasurimin e rërës së kuarcit me vlerë 15 mln euro në Ukrainë, në një fshat në 1500 km larg Bullgarisë. Sipas menaxherëve të kompanisë investimi do të jetë i suksesshëm sepse rajoni është i pasur dhe atje mund të prodhohet qelq me cilësi të lartë. Pajisja moderne atje pakëson çmimin për gjysmë në krahasim me prodhimin analogjik në Bullgari. Në Ukrainë çmimet e naftës dhe gazit natyror janë relativisht të ulëta dhe produkti i uzinës do të konkurrohet me sukses në tregun ukrainas.

Adresat e reja të bullgarëve të pasur janë në Londër, Vjenë, Barcelonë. Ata blejnë shtëpi dhe apartamente në këto qytete. Kohët e fundit nuk janë pak edhe bullgarët, të cilët blejnë prona të patundshme në vendpushimet e Greqisë.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
По публикацията работи: Millka Gerginova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Eksportet dhe importet drejt Evropës dhe vendeve jashtë BE-së po bien

Në periudhën janar - shtator 2024 eksporti i mallrave nga Bullgaria drejt BE-së u ul me 3.6% krahasuar me një vit më parë dhe arriti në 20 895 miliardë euro. Partnerët kryesorë tregtarë janë Gjermania, Rumania, Italia, Greqia dhe Franca, të cilat..

botuar më 24-12-15 10.15.PD

TASS: Nuk bëhet fjalë për ndalimin e tranzitit të gazit rus përmes Bullgarisë

Nuk bëhet fjalë për përfundimin e tranzitit të gazit natyror nga Rusia përmes Bullgarisë. Kështu shkruan agjencia shtetërore ruse TASS, pasi ministri bullgar i energjisë, Vlladimir Malinov, paralajmëroi se “Bulgartransgaz” mund të ndalojë transportimin..

botuar më 24-12-11 10.35.PD

Ministria e Financave publikon projektbuxhetin e shtetit për vitin 2025

Në buxhetin e vitit 2025 propozohet një deficit prej 3 për qind. Në parashikimin buxhetor afatmesëm, deficiti prej 3 për qind është vendosur deri në vitin 2028. Deri atëherë, borxhi i shtetit do të rritet në 81 miliardë leva 41.57 miliardë euro)...

botuar më 24-12-10 10.19.PD