Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria mbetet prapa nga shtetet e tjera evropiane për nga numri i njerëzve me arsim të lart

Bullgari gjithmonë e ka cilësuar lartë edukimin. Në të kaluarën familjet shpesh kanë shitur prona të patundshme për të pasur mundësi që fëmijët e tyre të studiojnë në qendrat e mëdha akademike të Evropës. Nxënësit bullgarë shpesh marrin çmime nga konkurse ndërkombëtare në fushën e shkencave të sakta. Mirëpo kohët e fundit tendencat në fushën e arsimit në Bullgari nuk janë të favorshme. Këtë e pohon një analizë e bërë nga Dhoma Ekonomike Bullgare për periudhën 2005 – 2009.

Bullgaria është ndër vendet e fundit në Evropë për nga përqindja e nxënësve që vazhdojnë të studiojnë në universitet, pas Qipros dhe Sllovakisë. Për nga përqindja e punuesve me arsim të lartë gjithashtu jemi ndër vendet e fundit në Evropë. Tendenca të këqija ka edhe në shkollat bullgare. Përqindja e bullgarëve në moshë 15-14 vjeç, që shkojnë në shkolla ose në universitete është më e ulët në Kontinentin e vjetër. Situata është e tillë edhe për kategorinë tjetër – të nxënësve dhe studentëve në moshë nga 5 deri më 29 vjeç. Duke pasur parasysh këto tendenca Bullgaria nuk do të mund të arrijë qëllimin e strategjisë “Europa 2020”. Kjo strategji parashikon që në vitin 2020 njerëzit me diploma baçelor dhe master të jenë 40%. Gjatë vitit 2009 kjo përqindja ishte vetëm 25,2% dhe me siguri Bullgaria mbetet prapë në këtë fushë. “Studimi gjatë tërë jetës” që promovohet në BE nuk ka tradita në Bullgari. Në se në Evropë 9,5% të njerëzve marrin pjesë në trajnime dhe në fushata arsimore gjatë tërë karrierës së tyre, përqindja e këtyre njerëzve në Bullgari është vetëm 1,4%.

Në këtë situatë përfundimi i studimit të Dhomës Ekonomike Bullgare është se edhe në të ardhmen Bullgaria do të vuajë nga mungesa e kuadrove të kualifikuara. Sipas punëdhënësve sistemi i arsimit te ne nuk përgatit kuadro me aftësi adekuate dhe shpesh kualifikimi është më i ulët sesa janë nevojat e biznesit. Analiza tregon se një e katërta e bullgarëve punojnë në fushën e tregtisë dhe furnizimit të mallrave, pastaj janë profesionet si shoferë dhe kamerierë. Në këto fusha punojnë 11% të bullgarëve. Llogaritarët janë 9% të nëpunësve dhe vetëm 8% punojnë si mësues.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kur dhe pse Radio Bullgaria arriti në Afrikë?

Historia e Emisioneve në Gjuhë të Huaja të Radios Kombëtare Bullgare, transmetimet e të cilëve me valë të shkurtra filluan në vitin 1936, vetëm një vit pas themelimit të Radios Bullgare, është e mbushur me fakte interesante dhe pothuajse të panjohura..

botuar më 25-01-29 7.20.PD
Prof. Anna Koçeva në konferencën e shtypit në BTA

Shkencëtarët bullgarë: Bullgarët nga Krahinat Perëndimore nuk janë një "komb i shopëve"

Shkencëtarët e Akademisë Bullgare të Shkencave kanë hedhur poshtë me fakte spekulimet në Serbi që kundërshtojnë identitetin kombëtar të bullgarëve në Krahinat Perëndimore. Në mesin e janarit, bashkatdhetarët tanë atje i dërguan një letër presidentit serb..

botuar më 25-01-28 4.52.MD

Universiteti Teknik i Pylltarisë shënon 100 vjetorin e themelimit

Universiteti Teknik i Pylltarisë organizon një sërë aktivitetesh kushtuar rrugës shekullore të arsimit të lartë pyjor në Bullgari. Ngjarja e parë është sonte, ku do të mbahet një retrospektivë e aktiviteteve pyjore me një leksion me temën: “Një..

botuar më 25-01-28 9.20.PD