Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A e miratojnë bullgarët pranimin e euros?

“Aderimi në Eurozonë do të na ndihmojë ta frenojmë inflacionin dhe tregu bullgar do të bëhet më konkurrues.” – është i mendimit analizatori ekonomik Georgi Angellov
Foto: Tanja Harizanova
Më se 40% të bullgarëve mendojnë se futja e euros do ta ndikojë në mënyrë negative ekonominë bullgare. Valuta e përbashkët evropiane nuk pranohet në mënyrë pozitive edhe nga 4/5 e britanezëve dhe nga gjysma e polakëve, të cilat janë jashtë zonës së euros. Në shtetet nga Eurozona shumica e qytetarëve gjithashtu mendojnë se euroja ndikon në mënyrë negative ekonomitë e shteteve të tyre. Këtë e tregon analiza “Tendenca transatlantike 2010” e organizatës “General Marshall Fund” që u zhvillua në ShBA, Turqi dhe 11 shtete të BE-së. Vetëm 28% të bullgarëve janë optimistë. Bullgaria ka ambicie ta pranojë euron si valutë kombëtare në vitin 2012 ose 2013.

Pse bullgarët janë skeptikë?

“Shkaku kryesor është në disa shtete, të cilat u aderuan në zonën evropiane si Greqia, Portugalia dhe Spanja, në një moment kur nuk ishin të përgatitura mirë për këtë - komentoi në një intervistë për Radio Bullgarinë analizatori ekonomik Georgi Angellov. – Në këto shtete tendencat negative që ekzistonin para implementimit të euros vazhdonin edhe pas kësaj. Bëhet fjalë për deficitin buxhetor, inflacionin, rritjen e borxheve dhe disbalanca të tjera ekonomike. Në këto shtete mungonte një politikë të mirë ekonomike dhe për këtë arsye rezultatet ishin të këqija. Politikanët atje në vend që të pranojnë gabimet e veta e akuzonin euron. Shumë bullgarë lexojnë në gazetat për këto probleme dhe kështu lindi skepticizmi.”

A është e mundshme që ky skenar të përsëritet në Bullgari?

“Ne kemi një përparësi – këto shtete e kanë kaluar këtë rrugë para nesh – mendon Georgi Angellov. Vjedhjet nga fondet evropiane në Greqi dhe Portugali ishin me përmasa shumë të mëdha dhe atëherë nuk kishte mekanizma për ndërprerjen e tyre. Pas kësaj përvoje negative Komisioni Evropian krijoi mekanizma të tilla për ndërprerjen e financimit në raste keqpërdorimi. Bashkimi Evropian tashmë ka përvojë edhe me futjen e euros në shtete të reja dhe rregullat për aderim në Eurozonë janë adekuate. Bullgaria nuk do të hyjë në këtë zonë në se nuk është përgatitur mirë. Gjatë 2 vjetëve të fundit vetëm Estonia dhe Sllovakia ishin pranuar në këtë zonë dhe unë nuk kam shqetësime se Bullgaria do të fillojë ta përdorë euron para që të përgatitet për këtë.”

Njerëzit mendojnë se çmimet do të rritin shumë pas pranimit të euros, posaçërisht në sektorin e shërbimeve. Tani për tani në Bullgari çmimet janë 50% më të ulëta në krahasim me nivelin e mesëm të çmimeve në Evropë.

“Sllovakia u aderua në Eurozonë në vitin 2009 dhe atje çmimet janë më të ulëta në krahasim me çmimet në shtetet e tjera evropiane – tha zoti Angellov. Atje në vitin 2009 inflacioni ishte 0%, pavarësisht nga shqetësimet e disa ekspertëve. Nga ana tjetër Bullgaria është jashtë Eurozonës dhe shikojmë se këtu inflacioni nuk është më i ulët dhe bile është e kundërta. Mendoj se në Bullgari euroja mund të luajë një rol stabilizues.”

Domethënë problemi i vetëm do të jetë rrumbullakosja e çmimeve?

“Në Bullgari raporti është 1:2. Kjo do të thotë se në se diçka në Bullgari kushton 1 lev, pas pranimit të euros do të kushtojë 50 centë – tha Georgi Angellov. Nuk mendoj se ky problem do të luajë një rrol të konsiderueshëm kur fillojmë të përdorim valutën e përbashkët evropiane. Aderimi në Eurozonë do të na ndihmojë ta frenojmë inflacionin dhe tregu bullgar do të bëhet më konkurrues.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
По публикацията работи: Tatjana Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Hesus Kabajero është "Menaxheri i Vitit" në Bullgari për vitin 2024

Nëse kriza politike vazhdon, përfitimet e humbura do të arrijnë një prag nga i cili biznesi bullgar në mënyrë të pakthyeshme do të fillojë të humbasë aftësinë konkurruese për shkak të deficiteve në rritje në arsim, kujdesin shëndetësor,..

botuar më 24-11-05 10.01.PD
Llëçezar Bogdanov

Instituti për Ekonominë e Tregut bën thirrje për një deficit buxhetor nën 3%

Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për Ekonominë e Tregut. Gjatë prezantimit të opsionit alternativ të institutit për buxhetin e shtetit,..

botuar më 24-11-04 11.51.PD

Modeli i subvencionimit të BE-së shtrembëron prodhimin bujqësor në vend

Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur . Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në vitin 2020, njoftoi Prof. Dr. Bozhidar Ivanov - drejtor i Institutit të Ekonomisë Agrare, në kuadër..

botuar më 24-10-31 10.50.PD