Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Iglika Trifonova – me një aparat fotografik në rrugët e ëndrrave

“Gjithmonë e kam pasur dashurinë për fotografinë” – tregon Iglika Trifonova
Foto: arkiv personal
Kur Iglika Trifonova rrëfen për përjetimet e saj nga Antarktida ose tregon planet e saj për udhëtimet e ardhshme në Tibet dhe Himalajë, njeriut i duket se nuk ka gjë më të lehtë sesa të ëndërrojë dhe t’i realizojë dëshirat e tij. E vërteta është se secilës ëndërr të përmbushur i nevojiten shumë përpjekje. Për Iglikën udhëtimet janë të lidhura me dashurinë e saj të madhe për fotografinë.

“Gjithmonë e kam pasur dashurinë për fotografinë – tregon Iglika Trifonova. – Kur isha e vogël, prisja fotografi nga gazetat dhe revistat, pa ditur pse e bëja këtë. Zakonisht mblidhja portrete. Më vonë kuptova se interesi im për fotografinë është shfaqur që në fëmijëri. Aparatin e parë fotografik e bleva në vitin 1990. Atëherë situata politike në Bullgari ishte interesante dhe desha ta shoh nga afër, t’i fotografoj njerëzit. Në atë moment ende isha nxënëse. Pasi mbarova gjimnazin, studiova për filologjinë polake në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”. Mbarova edhe dy specialitete të tjera – marrëdhënie ndërkombëtare dhe politologji. Interesi im për politikën mbeti. Madje isha fotografe parlamentare në vazhdim të gjashtë vjetëve.”

Gjatë asaj kohe Iglika Trifonova grumbulloi përvojë si fotografe reportere në disa botime periodike dhe mori çmime të ndryshme nga konkurset e fotografisë. Në vitin 1999 u njoh me pjesëmarrësit e ekspeditës bullgare në Antarktidë. Ata ia tërhoqën vëmendjen, duke folur në mënyrë interesante për kontinentin e akullt, për pinguinët, për fokat dhe për perëndimet. Kjo u bë ëndrra e saj e madhe:

“Fati më ka buzëqeshur në fillimin e vitit 2006, kur më përfshinë në ekspeditën e 14-të bullgare në Antarktidë si përfaqësuese e klubit të futbollit të CSKA-së – kujton Iglika. – Atëherë punoja në qendrën e shtypit të skuadrës dhe kishte ide që të organizohet ndeshja e parë e futbollit në Antarktidë midis skuadrave të Spanjës dhe Bullgarisë. Bazat e të dyja vendeve ndodheshin shumë afër njëra tjetrës. Spanjollët propozuan të jenë mikpritësit e ndeshjes. Ata kishin bërë një fushë futbolli. Pjesëmarrësit e të dyja ekspeditave polare përbënin të dyja ekipet. Ndeshja u zhvillua në pesë gradë nën zero. Shumica e lojtarëve ishin veshur me bluza me mëngë të shkurtra dhe me pantallona të shkurtra, por luanin me entuziazëm të madh. Ndeshja mbaroi tre me tre. Pastaj e festuam rezultatin.”

Për fotografen Iglika Trifonova, muaji, që e kaloi në Antarktidë, ka qenë plot me përjetime të paharrueshme. Atje për herë të parë u ndesh me dritën e pandalshme të ditës polare. Qysh në fund të marsit, kur është fillimi i verës së Antarktidës, për afro një-dy orë fillon të errësohet dhe mund të shihet perëndimi. Sipas fjalëve të Iglikës ai është jashtëzakonisht i bukur me ngjyrat e tij të ndezura. Atëherë oqeani po ashtu dhe akullnaja e bardhë duken ngjyrëvjollcë. Iglika Trifonova i kujtohet një prej këtyre ditëve me qiell të bukur, kur në plazhin e akullt janë shtrirë pinguinët dhe fokat:

“Qëndroja vetë në këtë plazh me gurë. Shumica e njerëzve nga ekspedita bënin ndonjë punë shkencore, por unë si fotografe shkoja për të fotografuar. Shumë kilometra larg meje nuk kishte njeri. Është e mrekullueshme një ndjenjë e tillë për natyrën, se gjithçka rreth teje është e gjallë, se ti je pjesë e kësaj harmonie, se kafshët nuk kanë frikë nga ti dhe ti nuk je kërcënim për to.”

Nga Antarktida Iglika Trifonova është kthyer me fotografi interesante, të cilat i ekspozoi. Përveç ekspozitave në shumë vende të Bullgarisë, fotografitë e saj janë shfaqur në kryeqytetin rus Moskë. Bashkë me dy pjesëmarrës të tjerë të ekspeditës kanë bërë ekspozita me pikturat e tyre nga kontinenti i akullt. Iglika ka pikturuar me bojëra mbi qelq. Para një viti ajo u nis për një udhëtim dhe u kthye me shumë fotografi. Në vazhdim të 42 ditësh Iglika ecte 800 km. në këmbë në rrugën e një prej itinerareve më të vjetra të Evropës. Bëhet fjalë për rrugën e njohur prej afro dhjetë shekujsh “El Camino de Santiago” në Spanjë. Sipas Iglikës njeriu vetë duhet ta kalojë këtë itinerar, sepse ashtu ka mundësi t’i jap një kuptim të ri jetës së tij.

Iglika Trifonova vazhdon të kërkojë rrugë të reja. Sapo u kthye nga Spanja, ajo me padurim pret të plotësojë dëshirën e saj:

“Tani ëndërroj për Tibetin dhe Himalajet – një vend i shenjtë. Për mua malet gjithmonë kanë qenë shumë interesante. Mali Kailash në Tibet është i famshëm si vend, ku pelegrinët ecin përreth tij. Megjithëse këtë e bëjnë budistët, unë gjithashtu dua ta kaloj rrugën.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova

По публикацията работи: Lina Ivanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Facebook/Shkolla e Mesme Nr. 81

Radio Bullgaria hyri në klasa

Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..

botuar më 24-11-01 4.57.MD

Për përulësinë ndaj iluministëve dhe dimensionin bashkëkohor të iluminizmit

Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..

botuar më 24-11-01 1.05.MD

Persona me vështirësi mendore prezantojnë në fotot "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër"

Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..

botuar më 24-11-01 5.20.PD