Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prioritetet për pavarësinë energjetike të Bullgarisë

Asociacioni i agjencive energjetike bullgare merr pjesë në një studim evropian të sistemeve energjetike, i cili përfshin studimet e 26 qendrave nga Evropa, India, Brazilia, Turqia dhe Kina. Kjo është analiza e parë, e cila jep rekomandime për konsumimin dhe furnizimin e energjisë elektrike deri në vitin 2030. Rezultatet e Bullgarisë tregojnë se po të realizohen të gjitha projektet që kanë filluar ose janë parashikuar, vendi ynë do të ketë një tepricë të madhe të fuqive të prodhimit të energjisë.

Nga studimi bëhet e qartë se deficiti tradicional i Ballkanit tashmë bëhet një tepricë afatmesme dhe afatgjatë. Ekspertët e Asociacionit të agjencive energjetike bullgare mendojnë se për Bullgarinë është e rrezikshme të ndërtojë fuqi të reja për eksport të energjisë elektrike, pasi importon mbi 70% të resurseve të saj energjetike. Analiza shqyrton dhe politikën energjetike të Bullgarisë në kontekstin e strategjisë evropiane për zhvillim të fuqive dhe resurseve energjetike. Qëllimet kombëtare janë pakësim me 20% i emisioneve të dëmshme dhe rritje me 16% e pjesës së burimeve të ripërtëritshme të energjisë në konsumimin deri në vitin 2020.

“Bullgaria është vendi më i varfër në BE, produkti i brendshëm bruto i vendit tonë për frymë të popullsisë është 3270 euro, ose afro 10 herë më i ulët se ai mesatar për BE-në – thotë eksperti për çështjet energjetike prof. Plamen Cvetanov. – Përveç kësaj ekonomia e Bullgarisë konsumon shumë energji, pesë herë më shumë se sa në shumë vende evropiane. Bullgaria përdor më shumë energji parësore, ka një PBB më të vogël dhe është ndër vendet më të varura nga importi i resurseve energjetike në Evropë – 72%.”

Sipas profesor Cvetanovit, kriza që çoi në pakësim të konsumit, ndryshimi i pandërprerë i çmimeve të resurseve energjetike, si edhe sjellja e lojtarëve të mëdhenj dhe planet e vendeve fqinja krijojnë një mjedis të ri, i cili duhet të ndryshojë politikën energjetike të vendit tonë. Eksperti është i mendimit se Bullgaria duhet t’i drejtohet strategjisë “win-win”, e cila garanton veprime fitimprurëse në të gjitha skenarët e mundur. Kjo do të thotë se vendi duhet të drejtojë më shumë resurse në sektorët e efektivitetit energjetik dhe burimeve të ripërtëritshme të energjisë. Njëkohësisht duhet të modernizohen fuqitë ekzistuese dhe të mos merret risk për ndërtimin e fuqive të reja për eksport të energjisë, pa qenë garantuar se investimet do të kthehen.

Cilat janë problemet aktuale të politikës energjetike të Bullgarisë?

“Është i nevojshëm një rivlerësim i strategjisë dhe politikës energjetike të vendit – komenton prof. Cvetanov. – Strategjia zyrtare nga viti 2002 është një plan katërvjeçar për ristrukturim dhe privatizim dhe nuk është orientuar drejt qëllimeve sasiore. Në mungesën e strategjisë së qartë kemi një zhvillim ekstensiv me garanci shtetërore. Kjo do të thotë se shteti nuk merr riskun e tregut për objekte të mëdha energjetike, por garanton blerjen e prodhimit. Kjo është një marrëveshje midis udhëheqësve të objekteve energjetike dhe investitorëve, dhe risku merret nga shteti. Me përjashtim të disa lidhjeve energjetike me Maqedoninë, deri tani nuk është arritur diversifikim i resurseve energjetike, që është lidhur drejtpërdrejt me sigurinë kombëtare. Sepse pavarësia energjetike është një faktor i rëndësishëm për sigurinë kombëtare.”

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Çmimet e pronave në bregdetin tonë vazhdojnë të rriten, por më ngadalë

Gjatë viteve të fundit, tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari ka shënuar një rritje të vazhdueshme. Është folur për një flluskë çmimesh, e cila filloi të fryhej seriozisht që në periudhën e pandemisë, por pritshmëritë për shpërthimin e saj nuk u..

botuar më 25-04-23 7.30.PD
Pllamen Dimitrov

62% e bullgarëve që punojnë dhe janë të siguruar kanë të ardhura nën minimumin jetik

1521 leva (747 euro) janë të ardhurat neto mujore të nevojshme për të mbështetur jetesën e një personi që punon dhe jeton vetëm. Kostoja e jetesës për një familje me 3 anëtarë është 2738 leva (1344). Të ardhurat e nevojshme për jetesën rriten me 3.2%..

botuar më 25-04-22 12.02.MD

Të ardhurat e familjeve bullgare në vitin 2024 kanë tejkaluar shpenzimet

Rritja vjetore e të ardhurave tejkalon rritjen e shpenzimeve në vitin 2024. Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Statistikave në vitin 2024, të ardhurat mesatare vjetore totale për person në një familje arrijnë në 12,857 leva. (6573,68 euro) dhe..

botuar më 25-04-17 2.37.MD