Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria dhe bota përpara Ditës botërore për luftë me ndryshimet e klimës

Fare jo rastësisht Takimi dyjavor Botëror për klimën i OKB-së që po zhvillohet në vendpushimin meksikan Kankun, përfshin dhe datën 4 dhjetor, të shpallur për Ditë botërore për veprime kundër ndryshimeve të klimës. Diskutuar në takimin për të ardhmen e planetit në Rio de Zhanejro gjatë vitit 1992 dhe i konkretizuar në forumin e Kiotos, problemi doli se është mjaft i vështirë për t’u zgjidhur në një përpjesëtim botëror. E dëshmoi takimi i fundit në Kopenhagë gjatë vitit të kaluar, i cili solli më shumë zhgënjime sesa, shpresa dhe paracaktoi pritjet relativisht të përmbajtura dhe nga konferenca e cila filloi në Kankun.

Sipas analizës së shpallur gjatë këtyre ditëve të Fondit botëror për natyrën e egër (WWF) vendet evropiane ndërmarrin mezi 1/3 nga hapat, të cilat mund t’i ndihmojnë të kthejnë ekonomitë e veta në përqindje të vogël të karbonit deri në vitin 2050. Sipas planit të pranuar për veprim deri atëherë emisionet e dëmshme të gazrave të serës duhet të bien me 80-95% kundrejt niveleve nga viti 1990.

Edhe më shqetësuese është gjendja në pjesën tjetër nga bota. Derisa në vendet e zhvilluara vihet re një pakësim të emisioneve, por ato kanë një vëllim serioz në disa vende të mëdha, të konsideruara si zhvilluese si Kina, India dhe Brazili. Prej 2 vjetëve Kina e s’postoi Amerikën nga pozita e “ndotësit më të madh” dhe sot këtij vendi i bien 25% nga gazrat e dëmshme të serës në botë.

“Që nga viti 1999 e këtej kemi si tërësi një rritje mjaft serioze të gazrave të serës, rikujton Borisllav Sandov nga “Koalicioni jo qeveritar për klimën”. Kjo është shqetësuese, sepse do të thotë se bile pasi të kemi kuptuar, në mënyrë shkencore e kemi dëshmuar këtë problem dhe bile kemi filluar të ndërtojmë një legjislacion në një nivel botëror, shikojmë një shtim drastik të gazrave të serës për këtë periudhë me 27,5%. Për vit kjo është rreth 1,5%. Mezi gjatë vitit 2009 kemi një ulje minimale në këtë etapë - gjatë vitit të kaluar vëllimi ka qenë 1%.”

Mjerisht Bullgaria nuk është mes shembujve më të mirë në fushën e masave të aplikuara për pakësimin e gazrave teserës. Po të kemi kuota të mjaftueshme të emisioneve për shitje, kjo është më tepër për shkak të rënies sporadike në industri, sesa rezultat nga politika e aplikuar e mirë. Akoma pritet pranimi i dokumenteve të rëndësishme si një plan kombëtar për ekonominë me përqindje të vogël të karbonit, strategjia për një efikasitet energjetik, si dhe për burimet rivendosësh energjetike e kështu me radhë. Shqetësuese është se shpenzimi i energjisë për një sasi produkti në Bullgari është 8 herë më shumë sesa mesatarja për Bashkimin Evropian. Akoma nuk shfrytëzohet potenciali i vendit për fitimin e energjisë nga burimet gjeo-termale dhe nga mbeturinat. Sipas Borisllav Sandovit, Bullgaria është mes vendeve më të prekura nga ngrohja globale dhe prandaj duhet të ketë një politikë shumë më aktive për evitimin e saj. Në fakt dhjetori i tanishëm “anomal” na jep dëshminë e radhës për këtë me rekordet e veta të temperaturave prej 25 gradëve në ditët e veçanta.

“Kemi 40% një periudhë më të ulët të grumbullimit të dëborës, 30% pakësim të reshjeve, të cilët bëhen më të rralla, por shumë më intensive. Ka një rritje serioze të temperaturës në qytetet, ku ka një përqendrim më të madh të popullsisë dhe të automobilave - thotë Borisllav Sandov. Amplitudat e temperaturave janë të mëdha, kufijtë e ngrohtë - e ftohtë janë të menjëhershme dhe të shpejta, po vëmë re stuhia më të shumta dhe shira. Bullgaria është një nga vendet në Evropë, të cilat janë më të prekura për nga ndryshimet klimatike, sepse regjioni ynë është i tillë. Prandaj është me rëndësi të luajmë një rol prijës në këto procese, dhe jo të rrimë në anë dhe të presim që ndonjë tjetër ta kryejë punën.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Maria Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD
Ursula von der Leyen

Ekipi i ri i Ursula von der Leyen: a do të arrihet një "marrëveshje paketë" për të miratuar të gjithë komisionerët e BE-së

Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..

botuar më 24-11-20 9.20.PD
Prof. asoc. Spas Tashev

Rajonet ku jetojnë bullgarë në Shqipëri është e nevojshme të kenë autonomi administrative

Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..

botuar më 24-11-19 7.30.PD