Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rite popullore të bullgarëve gjatë Natës së Buzmit

Gjatë Natës së Buzmit kolendarët vizitojnë të gjithë shtëpitë e fshatit dhe me këngët e tyre rituale bekojnë për begati dhe mirëqenie të çdo njeriu.
Foto: arkiv
Në traditën bullgare Nata e Buzmit karakterizohet me tre rite kryesore – darkën familjare me rastin e festës, këngët rituale të kënduara nga burrat “kolendarë” dhe zjarrin e shenjtë të buzmit.

Darka e festës shtrohet mbi kashtën në dysheme, qe të na rikujtojë për lindjen e Krishtit në stallat. Rreth tryezës përveç të gjithë anëtarëve të familjes rezervohet një vend dhe për Hyjlindësen e Shenjtë. Dhe në të njëjtën kohë në qendrën e tryezës vihet një bukë rituale e quajtur “bogovica” që është kushtuar Diellit-Perëndi, sepse sipas besimeve popullore ai ringjallet çdo vit në këtë kohë. Dhe Natën e Buzmit ai zbret te njerëzit nëpër degët e “pemës së botës”, maja e së cilës është në qiell, ndërsa rrënjët në Tokën. Simbol i kësaj “peme të jetës” është dhe buzmi i madh në vatër i cili digjet tërë natën e Krishtlindjeve dhe i dërgon energjinë e vet Diellit të rilindur.

© Foto: BGNES

Në qendrën e tryezës vihet një bukë rituale

Nga ky proces do të lindet pjelloria e re. Kjo pjellori që po pritet është vizatuar mbi piten e festës “bogovica”. I zoti i shtëpisë e thyen këtë bukë dhe çdo anëtari të familjes i jep nga një copë. Me këtë rit fillon darka e krishtlindjeve. Gjellët pa mish dhe pa yndyrë që janë shtruar në tryezën gjithashtu simbolizojnë begatinë – grurë, fasule, speca të mbushura me oriz dhe japrakë, hudhër, qepë, arra dhe fruta, verë. Dhe sa më shumë janë gjellët aq më mirë, por numri i tyre duhet të jetë tek.

Këngët e kolendarëve fillojnë ekzakt në mesnatë. Atëherë grupe burrash vizitojnë të gjithë shtëpitë e fshatit dhe me këngët e tyre rituale bekojnë për begati dhe mirëqenie të çdo njeriu, të çdo familjeje dhe të tërë fshati. Burrat kolendarë nga fshati Çernevo, në krahinën e Varnës tregojnë:

“Vazhdojmë t’i kryejmë ritet e kolendarëve si gjithmonë dhe i ruajmë traditat. Vizitojmë njërës pas tjetrës të gjitha shtëpitë dhe bëjmë urime për shëndet dhe bereqet. Kur hyjmë në ndonjë shtëpi dhe i zoti thotë: “Kam një vajzë, Hejde të më këndoni këngë për vajzën” ose “Kam një djalë, dua të më këndoni për të”. Por më parë këndohet për zotin e shtëpisë. Në fund bëjmë një lutje ndërsa e zonja e shtëpisë na dhuron me kulaç dhe na qeras me verë.”

© Foto: BGNES


Riti i kolendrave është i njëjtë në tërë vendin. Por ka variacione vendase në detajet. Meloditë dhe tekstet e këngëve të kolendrave si dhe bekimet ndryshohen në çdo fshat. Në disa vende grupi i kolendarëve shoqërohet me një grup tjetër burrash të maskuar. Ka dhe një variant, në të cilin kolendarët nuk këndojnë por vetëm vallëzojnë në çdo shtëpi. Në kohën tonë zakonet dhe ritet vendase njihen më mirë dhe ruhen nga burrat e moshuar. Në sajë të këtyre brezave kujtimi për ritet e kolendarëve është ruajtur gjatë kohës dhe ka rilindur përsëri gjatë gjysmës së dytë të shekullit të 20. Tani ata ua dorëzojnë traditën të rinjve. Për këtë tregojnë kolendarët pleq nga fshati Vetreno, po në krahinën e Varnës:

“Ne jemi kolendarë dhe këndojmë këngë të kolendrave. I kemi prej shumë kohe” – thonë burrat dhe nisin një këngë të tillë. Çdo vit vizitojmë shtëpitë e fshatit. Grupi ynë ka gjashtë veta, por ka dhe shumë të rinj që vijnë tek ne për të mësuar ritet dhe pastaj edhe ata të bëjnë grupe të tilla. Në festën ndahemi në tre grupe sepse fshati ynë është i madh.”

Nëpërmjet ritet e kolendrave shpresat e njeriut të veçantë dhe të tërë fshatit bëhen një gjë unike. Njerëzit prekin Perëndinë, Diellin dhe Tokën. Dhe tërë Universi ringjallet në harmoni qe të jetë i begatshëm Viti i Ri.

Përgatiti në shqip: Gjullka Ilieva
По публикацията работи: Rumjana Panajotova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tradita e daullexhinjve ose ndryshe kush i zgjon myslimanët gjatë Ramazanit

Dita e Arafatit është dita e fundit nga ditët e shenjta për myslimanët në muajin e Ramazanit. Në Islam, kjo është dita më fisnike e vitit, dhe lidhet me privimet e rënda 30-ditore - "agjërimin". Ngrënja e bukës dhe pirja e lëngjeve dhe e ujit bëhet vetëm..

botuar më 24-04-09 9.05.MD

Në Rodopet tingulli i gajdes është një magji, për të cilën tregon një muze lokal

Një kompozim skulpturor në fshatin е malit Rodopa - Shiroka Llëka lavdëron gajdexhinjtë dhe këngëtarët vendas, të famshëm në mbarë vendin dhe më gjerë. Quhet “Gajdexhiu”, dhe së fundmi në fshat u prezantua një roman me të njëjtin titull. Fshati..

botuar më 24-03-31 10.45.PD

Kukeri, pleq, babugeri, çaushi... Fshati Turija pret lojëra maskarade

Fshati nënballkanik Turija mirëpret mbi një mijë pjesëmarrës në lojërat e maskaradës "Pleqtë në Turija". Në edicionin e sivjetshëm të festivalit më 30 mars do të marrin pjesë 28 grupe me kukeri (njerëz të maskuar) nga e gjithë Bullgaria. Çdo vit..

botuar më 24-03-30 8.05.PD